E premte, 29.03.2024, 09:31 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Sevdail Hyseni: Patrik Haziri, thyen rekordet e shikueshmërisë në televizionin zviceran

E hene, 28.10.2019, 08:38 PM


Patrik Haziri, thyen rekordet e shikueshmërisë në televizionin zviceran “3+”

Nga Sevdail Hyseni

Ka një javë, që ka filluar spektakli më i shikuar  Realyti  Show Bachelor në Zvicër, të cilit me shumë sukses po i prinë djaloshi nga Malësia e Bujanocit, Patrik Haziri.

Patriku, djaloshi 29 vjeçar, të cilin e quajnë  “kavalieri i trëndafilave”,  së bashku me 21 bukuroshet e preferuara evropiane, që garojnë për ta rrëmbyer zemrën e tij, ka arritur jo më shumë se një javë, t’ia shtoj shikueshmërinë e jashtëzakonshme televizionit zviceran “3+”.

Me 23.1 % të tregut të aksioneve në reklama më shumë se 50 % e audiencës së re, Realyti  Show Bachelor është shpallur sezoni më i mirë që nga fillimi i transmetimit 13 vjeçar të këtij televizioni zviceran, duke iu falënderuar Patrikut, thuhet në një njoftim të autoriteteve të këtij medium.

Vlen të ceket se Spektakli Realyti  Show Bachelor, ka filluar më 21 tetor të këtij viti dhe do të zgjas deri sa njëra nga 21 bukuroshet, të lumturohet me pranimin e trëndafilit në shenjë dashurie nga Patrik Haziri, Dekameroni shqiptar i Malësisë së Bujanocit, përkatësisht nga Priboci, me vendbanim në Zvicër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora