E premte, 19.04.2024, 05:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Verës në Tiranë

E diele, 27.10.2019, 12:44 PM


VERËS NË TIRANË

POEZI NGA QAZIM D. SHEHU

Boshatiset Tirana nga plazhet dhe nga hallet

Për t`u larë në ujët e detit,

Bredh hapi im  në rrugën e zbrazët

Në frymën e asfaltit të vdekur.

Sa ngushtë në gusht e ndjej veten,

Në këtë qytet makroidhnik,

Dhe sytë e mi diku treten

Të gjithë, të gjithë kanë ik…

Nga kjo zbrazje s`mund të përfitosh asgjë

Të kthehesh në shtëpinë pa kondicioner,

Në furrën e vapës të përpëlisësh sytë,

Ndërsa befas ndërgjegja ime ther…

Diku i morën një mjellme nga qafa

Varësen e floririt,

Nga Gjermania erdh e ngrata,

Dhe provoi këtu thikën e katilit.

Nëse do shkonte në det ndoshta

Varësen do kishte humbur…

Por do të jetonte akoma

Si mjellmë e palumtur…

Uh,kaq vapë e kaq angështi,

Të shkosh në det,diku,

Por edhe pa ty s`mundtë rri,

O pis qytet i denjë për hu…

VOSKOPOJË

Këto pisha më ngjajnë si mjekra prifërinjsh

Heshtin kishat me një ndezje qirinj,

Vetëm kujtesa ka gojë…

Pranë bujtinave të verdha,

Në valle mistike,

Përfund kujtesës del e kaluara

Dhe qirinjtë nga pikëllimi  fiken..

TUSHEMISHT

Rrjedh burimi si gisht i tokës

Për t`u larë në liqen,

Në fshatin Tushemisht

Sa

Një gisht.

Pa atë liqeni s`do ishte

S`do kishte këtë tharm natyrisht,

Dhe mbrëmja kaq e bukur s`do binte,këtu në Tru(shem)isht….

LASGUSHI

Përtë mos mbajtur mbi krye një mjellmë

Ashtu siç i takonte,

Poeti vuri mbi të një barsolinë,

Edhe me të ,

Ecte si  mbi një minë…

CJAPI

Faqet e librave, me fletë tërfili

I ndaja në lexim.

Vinte befas cjap jeshili

Dhe tërfilin hante gabimisht,

Nganjëherë hante letrën

Dhe shkronjat humbisnin në bark të tij,

Dhe s`e dinte se isha aq i etur

Për natyrën dhe atë

Qëi jepte bukuri…

Kur u rrita ,atë cjap ftujak

E futa në letra të blegërinte pak nga pak,

Dhe pak nga pak ai ikte

Me brirë vitet e largimit shtynte…

Sa malli më ka marrë për  atë cjap

Për sytë e tij  të pafajësuar…

Sa ç`kam shkruar I jap,

Veç të ndjej edhe një herë ashtu

Tërfilin e aromuar…

KRAHËT E DASHURISË

Era që fryu poshtë derës

Më solli dashurinë pa flatra.

Ato ishin copëtuar nga furi e erës,

Nga ngasjet e pakta…

Kur dy krahët e mi ulën

Njëri  tjetrin me tërbim,

Flatrat e dashurisë humbën

Dhe mbeti vetëm trupi i saj ulok

Si dëshmi  pakthim…

Era e bie gjer te pragu,

Të hyjë brenda s`ka guxim…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora