E premte, 19.04.2024, 07:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Rexhep Shahu: Antologjia e tregimit shqiptar të shekullit 21 me 101 autorë

E diele, 27.10.2019, 11:52 AM


ANTOLOGJIA E TREGIMIT SHQIPTAR TË SHEKULLIT 21 ME 101 AUTORË

NGA REXHEP SHAHU*

Gjerdan me gurët më të çmuar të letërsisë së sotme shqipe është kjo Antologji e tregimit shqiptar të shekullit 21, antologji e Klubit të Poezisë në të cilën përfshihen 101 autorë shqiptarë në 630 faqe.

Janë ulur në këtë sofër të madhe disa nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, më të talentuarit e kohës tonë dhe kemi krijuar mundësi të fusin gjurin edhe disa të rinj të cilëve u besojmë se do ta vazhdojnë maratonën e letërsisë.

Janë pak 101, janë shumë 101!

Kjo është antologjia jonë, zgjedhja jonë, kriteret tona.

Gjithkush ka dhe bën antologjinë e tij, përmbledhjen e përzgjedhjen e tij.

Numri i fiksuar 101 ka lënë jashtë autorë të tjerë shumë të njohur që janë bazë e themel i sigurtë për vëllim të dytë vijues të kësaj antologjie.

Eshte antologjia ime, e jona, e Klubit të Poezisë, Tiranë, nuk eshte antologji e partisë as e shtetit as e rinisë as e gruas as e bashkimeve profesionale as e frontit demokratik…

Nuk i ka zenë të gjithë autorët e shquar të spikatur, por ka zënë aq sa ka zënë, 101 gjithsej. Kanë mbetë jashtë autorë të mëdhej siç kanë mbetë pa çmim Nobel shumë të mëdhej për të cilët Nobeli ka nevoje siç kjo antologji ka nevoje për ata që kanë mbetë jashtë saj.

Si botues i antologjisë unë i falenderoj të gjithë ata që e duan dhe nuk e duan këtë antologji. Faleminderit shumë për reklamën. Ndersa “reklamat” vazhdojnë, Antologjia është në dorë të lexuesit dhe ai është mbreti.

Si shtëpi botuese, Klubi i Poezisë Tiranë, e kemi nisë me Antologjinë e autorëve kuksianë, vijuam me Antologjinë e poezisë turke, Puthje mbi Bosfor, me 101 poetë turq, me Trëndafila Persie, Antologji e poezisë moderne të Iranit, me antologjinë Liri me kusht të shkrimtarëve të rij, po vazhdojmë me Antologjinë e tregimit shqiptar të shekullit 21 me 101 autorë shqiptarë të shekullit 21, të rënditur sipas rendit alfabetik, një antologji e papërsëritshme për emrat e medhej të letrave shqipe që ka brenda saj. Dhe do të vazhdojmë me antologji të tjera…

Janë paguar gjithë kostot dhe janë marrë përsipër rrisqet të bindur se të mëdhejtë duhet të pranojnë pranë vetes të vegjlit.

Besoj fort se do të sjellim edhe antologji të tjera të rëndësishme të fqinjëve tanë që mungojnë në bibliotekën shqipe, por pas dere është Antologjia me 101 poetë shqiptarë të shekullit XXI.

Si botues i Antologjisë së tregimit shqiptar të shekullit të 21, falenderoj të gjithë shkrimtarët në gjithë hapsirën shqiptare dhe në diasporë që iu përgjigjen ftesës time, më besuan dhe dërguan tregimet e tyre, siç i kanë dërguar edhe për revistën Illz, revistë letrare e Tiranës, të cilën e boton Klubi i Poezisë.

Falenderoj shkrimtaren dhe përkthyesen Liljana Kristuli që dha idenë fillestare dhe e sponsorizoi këtë antologji.

Falenderoj mikun tim Izet Duraku që e pagëzoi Antologjinë me këtë emër dhe për konsultat me shumë vlerë.

Antologjisë i prin i ftuari ynë i nderit shkrimtari i shquar Mitrush Kuteli, duke qenë të bindur se 101 autorët do të ndjehen të nderuar nga prania e tij në Antologjinë e tregimit shqiptar të shekullit 21 me rrefenjen e mrekullueshme Fshati im e pi rakinë, si urim mirëseardhje për shkrimtarët e kohës tonë të përfshirë në këtë antologji modeste.

*Botues i antologjisë

Shtator, 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora