Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pal Sokoli: Nënë Tereza

| E diele, 05.10.2008, 08:45 PM |


Engjëll Koliqi

 

MADRE TEREZA

(Um amor sem limites)

 

Përkthyer nga Vera Lúcia Alves Neves

B.Horizonte: O Lutador,2008

 

Shkruan: Pal Sokoli 

 

Libri Madre Tereza, hapet me thëniet e Nënës Terezë “Me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkatës botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit“. Duke vazhduar me një parathënie te gjithëpërfshirëse te librit,nga Dom Serafim Cardeal Fernandes de Araújo (Arçipeshkv meriton i Belo Horizonte. Me një prezantim te shkurtër te librit vazhdon edhe përkthyesja dhe aktivistja tanimë e mirënjohur me aktivitetet e BRAKOS-it për Kosovën: Vera Lúcia Alves Neves. Engjëll Koliqi, duke  e dedikuar këtë libër për lexuesin e huaj ja ka dalë qe brenda afër njëqind faqe shkrimi te përfshijë ato të dhëna qe janë më të rëndësishme për jetën dhe veprën e  Nënës Terezë. E fillon me fëmijërinë dhe rininë e saj. E lindur Agnes Gonxhe Bojaxhiu nga prindërit Kolë dhe Drane Bojaxhiu, si dhe vëllain Lazrin dhe motrën Agën. Jeta e saj dhe e familjes se saj nen presionet e ndryshme ekonomike dhe politike dhe për përkushtimin e jetës se saj zotit. Pastaj libri vazhdon me jetën dhe fatin e familjarëve të saj, letërkëmbimet e saj me familje si dhe citate të shkurtra nga biograf dhe figura të kohës. Nëna Terezë si misionare e dashurisë dhe e ardhmërisë ,është një kaptinë e veçantë e ku  Engjëll Koliqi përshkruan komunikimin e Nënës Terezë me përjetësinë e saj,kur ajo i përgjigjet thirrjes së Jezu Krishtit për misionin e saj të shenjtë. Pastaj poezia e saj e “Lamtumirë” në gjuhen portugeze “Adeus” e shkruar nga Nëna Terezë përgjatë rrugës për në Indi në moshën 22 vjeçare. Libri vazhdon me kapitujt te tjerë rreth opinioneve zyrtare dhe te personaliteteve te ndryshme te botes rreth misionit dhe te thjeshtësisë se Nene Terezës ne kryerjen e misionit te saj te thirrur nga shpëtimtari i botes Jezu Krishti. Personalitete te ndryshme nga jeta politike e religjioze,duke filluar qe nga Papa Gjon Pali i VI,Gjon Pali i II,  José Saraiva Martins,Bill Klinton, Jacques Chirac, Tony Blair, John Sannes, Ibrahim Rugova e deri te biografi dhe patrioti i çështjes shqiptare Don Lush Gjergji. Kapituj te veçante janë edhe ; Nena Terezë simbol i kulturës dhe paqes,pastaj,Nene Terezë dhe arti,Këndvështrimi aktive,Krijesat e dashurisë janë  krijesa te paqes,Varfëria dhe ekonomia, Pas 40 vitesh larg Kosovës, Si shumë shqiptar te tjerë janë kapituj qe z. Engjëll Koliqi shtjellon përkushtimin dhe rrethanat ekonomike e dhe sociale ne te cilat gjendej misionarja dhe e lumnueshmja Nëna Terezë. Në kapitullin; Si shumë shqiptar te tjerë jepen edhe shumë shkrime dhe  poezi të shkruara nga penat më të njohura shqiptare dhe te huaja. Libri “Madre Teresa” um amor sem limitas- e Engjëll Koliqit diku me afër 100 faqe, ka përfshirë ne pika te shkurtra shtyllat kryesore të veprimtarisë se nënë Terezës, kjo ka një domethënjë te madhe se është në gjuhën  portugeze dhe është botuar ne shtetin e Mina Gerais në Belo Horizonte në Brazil.

Vera Lúcia Alves Neves

Prezantimi i kulturës shqiptare atje është një depërtim në një kulturë dhe traditë krejt tjetër,është guxim i cili Engjëll Koliqi jo vetëm se ja doli te depërtoj por edhe te krijoj urë te reja miqësie Brazil-Kosovë, me formimin e institutit të BRAKOS-it qe  tanimë janë të njohura shumë veprime të përbashkëta në Kosovë. Unë isha prezent në një meshë në Belo Horizonte dhe pashë me sytë e mi se sa u gëzua  meshtari kur përkthyesja personale e veprimtarisë se Engjëll Koliqit; profesoresha,Vera Lucia Alves Neves i dhuroi një exemplar të këtij libri. Vera ka bërë një punë të shkëlqyer me përkthimin e këtij libri, ajo jo vetëm qe e përkthen këtë libër por edhe mëton qe të identifikohet më Nënën Tereze, të ndihmoj për realizimin e  të drejtave të shqiptarëve, në Kosovë, dhe tani për mëkëmbjen e tyre. Ajo ka filluar ta do popullin shqiptarë dhe siç e tha në inaugurimin e shkollës në Stubëll, dëshiron të behët edhe qytetar i saj(me meritë).