Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Tito, Vuçiçi dhe Ne

| E diele, 27.10.2019, 01:39 PM |


Tito, Vuçiçi dhe Ne

Nga Blerim Latifi

Dikur Tito, duke luajtur me dinakëri lojën “edhe me Lindjen, edhe me Perëndimin”, ia kishte dalë ta bëjë Jugosllavinë një faktor të respektuar në gjeopolitikën e Luftës së Ftohtë. Sot, presidenti serb Aleksandër Vuçiç po synon ta bëjë të njëjtën gjë me Serbinë. Dhe, deri me tani, duket se i ka punët mire në këtë drejtim, meqenëse ka arritur ta marrë statusin e të përgedhelurit nga Perëndimi dhe Lindja. Beogradi ka filluar përsëri të vizitohet nga presidentët më të rëndësishëm të botës, përjashto presidentin amerikan, dhe bota ka filluar ta harrojë epokën e Milosheviqit. Ndërkaq ne, në Prishtinë e Tiranë, njësoj si paraardhësit tanë, vazhdojmë të merremi, në shumicën e kohës, me akuza kundër njëri tjetrit, dhe me përdorimin e shtetit për ruajtjen e pushteteve partiake. Politika shqiptare vazhdon të popullohet me egokratë të pandreqshëm, që nuk shohin përtej egos së tyre.

_______________

Stinët ia lënë vendin njëra tjetrës,

dhe gjeneratat njerëzore poashtu.

E përjetshme mbetet veç natyra,

dhe kujtimi për ata që përnjëmend e kishin luftën për liri.

Mashtruesit dhe profiterët e saj kanë për tu harru, njësoj si gjethet e vyshkura të kësaj vjeshte.

Në foto është lagjja Jashari, nga perspektiva e lagjes time, në Prekaz.