Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Vrasja e Astrit Deharit, skenar me elemente të djallit

| E shtune, 26.10.2019, 04:29 PM |


VRASJA E ASTRIT DEHARIT, NJË SKENAR ME ELEMENTE TË DJALLIT

Nga Dedë Preqi

Nuk është vetëm reagim i njërit, apo reagim i vetëm i familjes Dehari, por vrasja e Astritit në burgun e Prizerenit para tri vitëve, është vrasje shqiptare me motive politike, thëmi kështu me qëllim që edhe këtij reagimi ti sqarohet bazëshmëria logjike e faktike, por jo edhe një vrasje e tillë të mbetët pezull dhe e dyshimtë deri më sot, kinse ai u vetëvra, të cilat supozime janë të pa kapshme dhe të pa vërteta, përshkak se shumë ekspert kopetentë dhe njohës profesionistë të vendit dhe vendeve të huaja, kanë dhënë shpjegime të tjera, të cilat e vëjnë në dyshim vdekjen e mistershme të këtij djaloshi dhe aktivisti të LVV.

Astriti ishte në kohën më të ëmbël djaloshare dhe në pragun e përfundimit të fakultetit të mjekësisë, ishte edhe aktivist i LVV, i cili kishte planet e jetës dhe ardhmërisë së tij. Asrtiti e priste edhe një fëmijë, që ishte fryti bashkëshortor në mes tij dhe z.Arta Boshtraj, por ai nuk e shijoj jetën e diellzës së vogël që do lindëte shumë shpejtë, sepse babai i saj u vra në mënyrë barbare me 5 nëntor të vitit 2016, në qendren e burgut të Prizerenit, ende në rrethana të pa qarta.

Ka raste të ndryshme dhe tragjike në vendet e botës, por jeta demokratike duhet dalluar, kur aty hynë në funksion ligji dhe dominon drejtësia ligjore, të cilin vend do e quajmë vend dhe shtet ligjor, por aty ku nuk funksionon ligji as drejtësia, por operon politika dhe hynë në funksion ligji i diskriminimit me qytetarët e vet, në atë vend ndodhin të pa pritura dhe skenare të lloj-llojshme, sepse ka rrol dhe dorëza djalli me elementet e veta jo njerëzore.

Një skenar i tillë dhe tragjik që ndodhi me rastin e Astrit Deharit , të thuash një rast i tillë të ndodhte sot në Kosovën e lirë dhe demokratike, është shumë absurde dhe e pa imagjinueshme. Shqiptarët nën okopimin serbo-sllav, kanë pasë me qindra raste të tilla, kur djemt e tyre janë kthyer në arkivole nga kazermat ushtarake të kohës, edhe shumë raste të tjera, kur janë  kthyer në arkivole nga burgjet e rënda serbe, të cilët i denonconte dhe dënonte pa faj regjimi fashist serb, të cilët i quante terrorista dhe të rrezikshëm për shtetin, duke ua shkruar në mënyrë të falsifikuar edhe epitafin e tyre si vetëvrasje.

Është shumë domëthënës edhe raporti 58 faqësh, nga mjekësia ligjore e ekspertizës nga Llozana e  Zvicërrës, me çrast në mënyrë shumë të çartë përjashton mundësinë e vetëvrasjes nga përsoni në fjalë, por edhe implikimin e një përsoni tjetër, që do të thotë se, i ndjeri Astrit Dehari ka mundur të gjindet në situatë kritike në dhomën e tij, i sulmuar nga një përson, por dhe shumë të tjerë, duke ardhë deri te momenti i fundit me marrjen e jetës së tij.

Vrasja e Astritit, e bënë fajtor një shtet, një qeveri dhe një komb të tërë, në rend të parë stafin e burgut të Prizerenit dhe drejtorin e saj, e bënë fajtor prekurorinë dhe Gjykatën e këtij qyteti, e bënë fajtor edhe komandatin e policisë së këtij vendi, të cilët do të llogaritëshin si hallka kryesore e zingjirit komandues dhe korektues në çështjen tragjike të kësaj vrasje.

Padyshim se, ky rast tragjik i Astritit, por edhe i shumë rasteve të tjera, që kanë shkakëtuar një shqetësim të madh ndër shqiptarët kudo që janë, një rast i tillë tregon se sa është e ineresuar masa e popullit të dijë se ç’farë drame po luhet prapa perdeve të shoqërisë tonë të korruptuar dhe të inkriminuar, dhe kush ishin akterët primarë dhe sekondarë të kësaj drame politike dhe tragjike, të cilët duhet të dalin para drejtësisë dhe ligjit ndëshkues...

Me gjitha këto shqetësime dhe preukupime, së paku nuk do të rënkonim prej plagëve që po ia shkakëtojmë vetëvetës, sëpaku do të ankoheshim prej plagëve që na i shkakëtuan të tjerët, dhe mos të kërkojmë që ta përligjim fajin, gjegjësisht ti ç’fajësojmë fajtorët, duke nisur nga kryetari i shtetit nga z.Hashim Thaçi, nga kryeprekurori z.Aleksandër Lumezi, së bashku me zingjirin e këtij “turpi” dhe i kësaj “kiblle” që po kutërbonë qelbësirë, duke ia prish jetën dhe të ardhmën e rinisë dhe qytetarëve të vendit të vet dhe gjithë imazhin e Kosovës së lirë dhe demokratike.