E premte, 19.04.2024, 12:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Dea Halimi: Vargje për paqen

E shtune, 26.10.2019, 05:11 PM


Dea Halimi

Vargje për paqen 

Paqe do të thotë cicërima e zogut miturak

Në fluturim hapësirës nga dega e  mollës

Në ardhje e shkuarje qiellit të kaltër të shkollës,

Deri te abeceja e shkruar  në shuplakë.

Paqe është qielli me plot pëllumba në pemë

Është njëra degë e lulëzuar e tjetri  rremb

E zgjuar në udhëtim të pafund kudo gjithësisë

Me pije të ëmbël në zemër të mirësisë

Me zëra të hareshëm në të gjitha gjuhë në botë

Me dashurinë e lumturinë e secilit nga thotë

Të dua nënë motër vëlla e ti që e kalon jallinë

Në fustan të blertë me kalli qëndisur pavarësinë.

Paqe është ajo që flet lirinë në gjuhë të vet

Është motra me të vëllain e vogël

Kaq të vogël  sa një mollë sa një gogël

E merr për dore e del të shëtisë në qytet.

Kthen pak në ëmbëltore e  në bibliotekë pak

Marrin libër të ri e aty lexojnë rrëfime dashurie

Për fëmijët pa dallim race e gjuhe e etnie

Në kopshtin e botës  në një valle me bistakë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora