E marte, 19.03.2024, 08:02 AM (GMT)

Kulturë

Ibrahim Kabili: Rexhep Çullhaj - Intelektual dhe biznesmen i suksesshëm i Tomadhesë

E shtune, 26.10.2019, 06:54 AM


Rexhep Çullhaj - Intelektual dhe biznesmen i suksesshëm i Tomadhesë

Nga Ibrahim Kabili

Të shkruash disa radhë për jetën dhe veprimtarinë e birit të Murthit dhe Tomadhesë, Rexhep Çullhaj është nder dhe privilegj për mua. Njëkohësisht është dhe përgjegjësi, pasi në këto pak rreshta nuk mund të përshkruhet e gjithë   jeta dhe veprimtaria e Tij e shtrirë në kohë dhe hapsirë.

Unë Rexhepin e njoh prej kohësh dhe ruaj për Të përshtypjet më të mira. Kohët e fundit takohemi më shpesh, pasi edhe me disa shokë të tjerë, pijmë kafe aty në lokalin pranë librarisë së Tij në Kodër Kamëz.

Falë dhe Rexhepit aty mblidhen edhe më shumë kuadro e specialistë pasi diskutojmë dhe për probleme të artit, kulturës dhe tematika të tjera shqetësuese të jetës së përditëshme.

Kur hyn në bisedë më Xhepin, menjëherë të bie në sy  modeli i intelektualit, i njeriut inteligjent, të thjeshtë e të mirëarsimuar  dhe shumë modest. Statura e tij prej intelektuali, cilësit që ai mishëron dhe sjellja ndaj njerëzve, e bëjmë më babaxhan, ashtu siç u ka hije   tiranasve të mirë.

Rexhepi lindi më 19.12.1959 në Murth të Tiranës në një familje të fisme, e dalluar dhe për tradita të shquara patriotike dhe atdhetare. Familja ku u lind Rexhepi, me gjithëse në vështirësi ekonomike, bëri shumë për arsimimin e fëmijëve. Në këtë ambient u lind, u rrit dhe filloi dhe shkollimin  Rexhepi. Që në fëmijërinë e herëshme ra në sy talenti i tij, ndaj familja tregoj kujdes për shkollimin.

Arsimin fillor dhe atë 8-të vjeçar e ka kryer në fshatin e tij të lindjes, Murth.

Arsimin e mesëm e ka mbaruar në Tiranë me rezultate të shkëlqyera në vitin shkollor 1977-78.

Mbas mbarimit të shkollës së mesme Ai regjistrohet në Institutin e Lartë Bujqësor dega zootekni. Institutin e Lartë Bujqësor e mbaroi në vitin shkollor 1982-83 me rezultate të mira dhe dipllomohet "Zoteknik i lartë". Mbas diplomimit Ai kthehet në vendlindje në shërbim të bashkëfshatarëve të tij. Natyrisht këto qenë vite sa të vështira po aq dhe të bukura për Rexhepin. Tanimë Rexhepi, si djalosh i ri, i mirëarsimuar me dije shkencore në fushën e zooteknisë punoi me përkushtim në fshatrat e krahinës së tij. Ai pati rezultate shumë të mira në çdo punë ku punoj si dhe në detyrat e ngarkuara nga pushteti i kohës. Çdo punë ka dhe vështirësitë e saj. Dhe Xhepi si kuadër i ri u përball me këto vështirësi. Puna e palodhur, përkushtimi i tij, njohurit shkencore të fituara në fakultet dhe zbatimi i tyre në praktikë, bënë që Ai të kishte rezultate dhe të dilte fitimtar ndaj vështirësive. Shpesh Rexhepit i duhej të përballej me qëndrimet ndryshe.Shpesh Ai u përball dhe me qëndrimet dashakeqe të kuadrove pa nivel, të pa arsimuar dhe smirxhinj. E në këto raste mendimi shkencor dhe vendosmëria për tu shkuar deri në fund punëve, dilte fituese mbi qëndrimet dashakeqe dhe mediokritetin e kohës. Në punë Rexhepi ka qenë krijues, korrekt dhe opozitar ndaj padrejtësive. Ky është vlerësimi i njerëzve, i kuadrove dhe shokëve me të cilët ka punuar në vite Ai.

Rexhepi si specialist dhe në funksione të tjera ka punuar:

1-Përgjegjës sektori në fshatrat Selbë dhe Murth në vitet 2978-1979.

2-Përgjegjës sektori në vitet 1984-1991 për fshatrat Murth, Shkallë, Derje, Dom dhe Qafmollë.Gjatë kësaj periudhe në vitet 1986 - 87 ka dhënë mësim dhe në Shkollën e Mesme  Darshe.

3-Në vitet 1991-92 punon si specialist në DBU Tiranë.

4-Në vitet 1992-1996 zgjidhet nënkryetar i Komunës Dajt.

5-Në vitet 1997-2002 emërohet Sekretar i Këshillit të Komunës Paskuqan.

6-Në vitet 2003-2004 punon si specialist në Ndërmarrjen e Shërbimit Pyjor Tiranë.

7-Në vitet 2005-2006 emërohet drejtor i Ndërmarrjes "Fonder Mek" SH.A. Tiranë.

8-Në vitet 1984-2007 ka qenë këshilltar i zgjedhur në: Këshillin e Bashkuar, në Komunën Dajt dhe Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

9-Në vitin 2006 merret me biznes ku themeloi Shtëpinë Botuese "Fabler", librari-kancelari dhe distributor libri në U.B. në Tiranë dhe qendër tregtare, librari-art-kultur- kancelari në Kamëz. Këtu fillon veprimtaria e tijë e frutëshme si biznesmen i suksesshëm.  Punëson disa punëtor, dhe gradualisht aktiviteti dhe të ardhurat, nga viti në vit vijnë në rritje. Duke kujtuar Rexhepi shton: Kam punuar shumë, kam pasur mbështetjen e gjithë familjes, kam guxuar dhe falë guximit erdhi dhe suksesi. Suksesi sjell më shumë të ardhura në biznes i cili zmadhohet në vijim. Siç dhe përmendëm në kafen pranë librarisë së Rexhepit mblidhen mblidhen mjaft intelektualë, kuadro dhe specialistë të shumtë, nga Tomadhea dhe gjithë krahinat e vendit. Një ditë në kafe me disa intelektualë Rexhepi pasi paguan kafet me "bisht" thotë: Unë e kam për nder që jam nga Murthi i Tiranas, nga Murthi i Isufit, nga Murthi i Tomadhesë, nga Tirana. Për mua vendlindja është gjithçka! Ajo është gjëja më e shtrejtë në botë! Asgjë nuk ve para saj! Pasi shprehet me shumë dashuri, mirënjohje e respekt për vendlindjen dhe banorët e mrekullueshëm të saj. Për siguri, ndërhyj në bisedë dhe e pyes- I ndjeri Isuf Murthi nga fshati Murth qe? Po. Po,tha me krenari Ai.

Meqenëse mu dha rasti të bëj këtë shkrim për Rexhepin, nuk mund të lë pa thënë disa fjalë për birin e Murthit, Isufin. Tani i ndjerë. Por i pa harruar do mbetet për brezat e nxënësve të atyre viteve dhe ato që e njohën. Në vitet 1969-1975 Isufi qe drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithëshme "Ylli Kuq"  Kamëz. Një shkollë e kompletuar që jepte dije dhe kulturë e për nga niveli vinte pas asaj të Golemit. Drejtori  Isuf jepte lëndë shoqërore dhe rrezatonte me sjelljen e Tij. Kolektivi pedagogjik qe mjaft i përgatitur e kjo rrezatonte në arritjet dhe rezultatet e shkollës me nxënësit. Fjalët më të mira krahas drejtorit dhe për profesorët: Ylber Shehu, Mustafa Serezi, Mustafa Fani, Fehmi  Shehri, Viron Cinxa, Lulzim Furtuzi, zyshen: Fiqiretja Xhiku dhe zyshë Hajrien etj.

Si shkrimtar Xhepi është i përmendur dhe në fushën e krijimtarisë artistike.

Ai është  fillimisht autor i shkrimeve të shumta publiçistike të botuara në shtypin e përditshëm.

Më pas ka botuar:

1-Nëpër vite.                      Poezi.

2-Kthjelltësi.                       Poezi.

3-Dialog me gjallesat       Fabula.

4-Endërr                              Poezi.

5-Copëza jete.                   Tregime.

6-Urdhër.

7-Në librin: Rrëkezat e kujtimeve që i kushtohet historisë së  kujtimeve të UBT-së është bashkëautor me Spase Thanasin.

Veç shkrimeve dhe letërsisë për Rexhepin, hobi janë udhëtimet në vende të ndryshme të Botës. Ai ka bërë vizita në: Paris, Romë, Barcelonë, Sofje, Zagreb, Bukuresht, Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Shkup, Vjenë, Sarajevë,  Lubjanë, Budapest, Varshavë, Shënpetërburg, Moskë, Kiev, Athinë, Oslo, Kopenhagen, Stokholm, Pragë, Bruksel, etj.

Në aspektin familjar Ai është i martuar me Naimen e cila punon si krye infermiere në Neurokirurgjinë e Q.S.U.T. Kanë lindur, rritur, arsimuar dhe edukuar tre djem. Bledari punon si mjek në SH.S.Hamburg në Gjermani. E shoqjq e tij punon si imazhere po atje. Fatosi ka mbaruar për Jurist dhe punon në biznes.

Ervisi ka mbaruar për ekonomist dhe punon në biznes.

Siç shihet aktiviteti dhe veprimtaria e tij është e shtrirë në kohë dhe hapsirë. Kudo që punoj e drejtoj puna e tij është vlerësuar e mirë nga njerëzit, drejtuesit dhe kolegët e tij të punës. Ai qe gjithnjë në shërbim të komunitetit, në zgjidhjen e halleve e problemeve të tyre.

Gëzuar 60 vjetorin e lindjes miku jonë Rexhep! Dhe 100 të tjera, suksese dhe begati në familje!

Tiranë më 29.09.2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora