E enjte, 28.03.2024, 12:32 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Mbahet në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri

E premte, 25.10.2019, 07:48 PM


Mbahet në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri

Nga Entela Binjaku

Është mbajtur ditën e enjte në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri.

Organizuar nga Ambasada e Rumanisë në vendin tonë aktiviteti mblodhi bashkë në sallën e konferencave të hotelit Tirana AS sipërmarrës dhe përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë nga të dyja vendet.

Në fjalën e hapjes znj. Patricia Flavia R?DU? e ngarkuara me punë si Këshilltare për Ekonominë dhe Tregtinë falënderoi për gadishmërinë për bashkëpunimin dhe i ftoi të pranishmit të ndiqnin axhendën e këtij takimi.

Në forumin e 24 tetorit 2019 Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë SH.T. Mircea Perpelea falënderoi njerëzit e biznesit që kishin udhëtuar nga Rumania dhe e konsideroi këtë aktivitet si një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Tregu shqiptar është tërheqës dhe i gjallë. Zhvillimet që ka bërë Shqipëria japin besimin se është duke ecur në rrugën e duhur”, u shpreh z. Perpelea. Turizimi është një ndër sektorët ku Shqipëria mund të ofrojë shumë me një vijë bregdetare thuajse 10 herë më e madhe se vija bregdetare e Rumanisë edhe pse Rumania është 10 herë më madhe se Shqipëria.

Duke ju drejtuar sipërmarrësve shqiptarë, ambasadori  u shpreh se Rumania ofron një numër të madh mundësish. Ai foli për hapjen si një element i rëndësishëm në dobi të të dyja vendeve.

“Mes të dyja vendeve ka një lidhje të hershme dhe si në çdo marrëdhënie tjetër, në themel qëndron besimi. Si përfaqësues i Rumanisë jam ndjerë si në shtëpi që kur kam ardhur, ndaj edhe miqtë nga Rumania i ftoj të hedhin një hap të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Fjalën e mori z. Mihai Andritoiu, President AFPICE, Konsulli i Nderit i Mbretërisë së Kamboxhias në Rumani dhe njëherazi Presidenti i Nderit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Rumani-Shqipëri.

Ai prezantoi fillimisht kuadrin gjatë të cilit realizohet edhe ky forum. “Nisma 17+1 mbledh bashkë Përfaqësuesit e Dhomëve te Tregtisë dhe Industrisë të 17 vendeve plus Kinën. Çdo vit forumet mbahen në shtete të ndryshme dhe këtë vit po mbahet në Tiranë. Delegacioni rumun këtë vit është i madh në numër".

Në këtë forum që po kryhet me nismën e ambasadës janë 26 përfaqësues që po marrin pjesë. Përbërja është e larmishme duke nisur me sipërmarrës që vijnë nga mjedisi, turizmi, agrobiznesi, moda, industria e makinave,  por edhe nga mjediset universitare dhe të edukimit.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës z. Nikolin Jaka shprehu gadishmërinë dhe mbështetjen e institucionit që ai përfaqëson dhe drejton duke propozuar edhe axhendat e përbashkëta dhe terrene bashkëpunimi të përshtatshme për të dyja palët.

Më tej në forum e mori fjalën z. Costica Mustata, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bukureshtit.

I sapo zgjedhur në këtë pozicion z. Mustata shprehu befasinë e këndshme për zhvillimet që ka njohur Shqipëria në këto 25 vitet që kur ai kishte vizituar për herë të parë vendin tonë.

“Kam parë një Shqipëri tjetër ndaj dhe e përgëzoj popullin shqiptar për përparimet e bëra. Duke qenë se Shqipëria ndodhet në rrugën që paraprin aderimin në BE, këshilla ime për miqtë shqiptarë do të ishte: mos bëni gabimet që kemi bërë ne”.

Më tej z. Mustata, bëri një paraqitje të Dhomës së Tregitsë dhe Industrisë së Bukureshtit e cila "vitin që kaloi festoi edhe 150 vjetorin e themelimit.  Kjo dhomë është me e vjetra në raportet mes biznesit dhe autoriteteve të shtetit".  Duke shprehur disa statistika ai tha se "kjo dhomë përfaqëson 23% të të gjitha bizneseve rumune. Bizneset në Bukuresht realizojnë 17 % nga totali i eskporteve rumune dhe përcjellin 30% nga tërësia e importeve që kryen Rumania.

Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Bukureshtit ka firmosur rreth 100 marrëveshje bashkëpunimi dhe ndaj e ftojmë edhe Dhomën e Tiranës të firmosim marrëveshjen".

Kjo do të ishte edhe marrëveshja e parë që z. Mustata firmos në cilësinë e detyrës së re. Ai ftoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës të vizitojnë Rumaninë pasi siç u shpreh ai: “populli rumun e simpatizon popullin shqiptar ndaj dhe marrëdhëniet e komunikimit mund të vendosen më thjeshtë”.  Marrëveshja e bashkëpunimit mes të dyja Dhomave të Tregtisë kishte përfunduar ndaj dhe nga ky forum të dy presidentët vendosën të firmosin edhe marrëveshjen e re.

Në forumin e 24 tetorit një grup të madh sipërmarrësish përfaqësoheshin nga  z. Dan Dragomir zv. Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut të Vëlçeas.

“Kjo është hera e tretë që e vizitoj Shqipërinë",-  tha z. Dragomir duke i përshëndetur të pranishmit edhe me disa fjalë në gjuhën shqipe. “Vëlçea",-  tha ai,- "njihet si nga zonat më të bukura të Rumanisë, e bekuar nga 57 manastire dhe të tjera vlera që e bëjnë atë nga zonat më tërheqëse turistike". Ai foli për 5 drejtimet kryesore të ekonomisë ku mund të bashkëpunohet mes të cilave: turizmi, mjedisi, agrobiznesi etj. Ai përmendi edhe mundësinë e vlerësimit të rivendosjes së linjës së drejtëpërdrejtë ajrore Tiranë – Bukuresht.

“Natyrisht kërkojmë të shihen se cilat janë programet qeveritar të zhvillimit në to”, u shpreh z. Dragomir, ku përfaqësuesit shqiptarë të institucioneve shtetërore mungonin.

Më tej u vijua me biseda mes pjesëmarrësve dhe takimet bilaterale.

Forumi 17+1 do të vijojë punimet gjatë ditës së premte në Hotel “Plazza”.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Maia Morgenstern në Shqipëri Entela Binjaku: In memoriam për Thoma Binjakun Entela Binjaku: “Dy botë” dhuratë ne lexuesve nga Elvi Sidheri Entela Binjaku: Fëmijë dhe të rinj nga Shqipëria në Rumani pjesë e ARC 2019 Entela Binjaku: Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut mban ‘Ditët e Evropës’ në Shkup Entela Binjaku: Costantin Chiriac në Tiranë, një vizitë, shumë vlera Entela Binjaku: 'Java Botërore e Shëndetit' në syrin e studentëve të Universitetit të Mjekësisë Entela Binjaku: E diela në fshat për fëmijët e Fshatit SOS Entela Binjaku: Një pasdite në Tiranë me “Mbretin e Karikaturave” ?tefan Popa Popa’s Entela Binjaku: Gratë në institucionet vendimarrëse - realitet apo...?! Entela Binjaku: Identiteti, kohezioni dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri Entela Binjaku: Ndal bullizmit - pro sjelljeve miqësore! Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri Entela Binjaku: Kjo dhimbje që la pas babai... Entela Binjaku: Vijon fushata e kartolinave të fëmijëve piktorë të Fshatit SOS! Entela Binjaku: Varësia nga lojrat e fatit... përgjigje në mungesë të disa pyetjeve Entela Binjaku: Takim me lexuesit fierakë Entela Binjaku: Përurohet në Tiranë përmbledhja publicistike 'Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës' Entela Binjaku: 'Trojet e Arbrit' në Lezhë për Kastriotin

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora