| E enjte, 24.10.2019, 08:53 PM |
HESHTJA E MISTERSHME
Nga
Dedë Preqi
Zgjedhjet
qendrore në tetor të këtij viti në Kosovë, do të ishin zgjedhjet më të veqanta
se ndonjëherë tjetër në vendin tonë edhe pse ka vërejtje e mangësi gjatë
procedurave të numërimit dhe riciklimeve tjera në përputhje me kohën, por do
konsiderohen si zgjedhjet më të favorshme dhe shpresëdhënëse në përmbysjen e
një klase shkatërrimtare politike dhe pushteti abuzues, që ka dominuar deri më
tani në këtë vend.
Ska
ndonjë variantë më të qartë dhe kolosale për të bërë ndryshime brenda përbrenda
kësaj shoqërie, por edhe nga jashta, që niset nga shërbimet e mundshme për një
luftë kundër gjitha formave negative dhe abuzive, që e kanë kapluar dhe ia kanë zënë frymën
jetës së qytetarëve të këtij vendi.
Sidoqoftë,
rrjedhimet e këtyre zgjedhjeve e nxjerrin fituesin nga LVV, dhe LDK, si mundësi e një kualicioni
në mes këtyre dy subjekteve politike, në realizimin e formimit të qeverisë dhe
të një qeverisje të mirëfilltë, lidhur me proceset e demokracisë dhe zhvillimin
e këtij vendi, gjendja e të cilit ka rënë dhe e «shtrirë për tokë», sipas fjalëve
të cituara të liderit të VV, z.Albin Kurti.
Mirëpo,
sipas një fjale popullore, diçka po «zihet» në mes kësaj pauze dhe gjatë
rinumërimit të votava të stërgjatura, ku
po ngritët shumë pluhur dhe mjegull rreth një kualicioni të mundshëm në mes LVV
dhe LDK, me ç’rast edhe heshtja në kohën e fundit në mes këtyre dy subjekteve
politike, e vënë në dyshim rrugën e tyre dhe të një kualicioni qeverisës.
Poashtu
edhe heshtja e subjekteve tjera që do renditën në opozitë, në veqanti PDK, AAK
dhe të tjerë, heshtja e tyre flet si diçka e mistershme, ose i ka kapluar
fortuna e Gjykatës Speciale, ose fortuna e qeverisjes së ardhshme aktuale.
Me
fjalë të tjera, duke u bazuar në qëndrimin e një ndryshimi dhe politike të
mirëfilltë, që kërkohet edhe nevoja për një zhvillim më të shpejtuar të
Kosovës, dhe në funksion të interesave afatgjata të zhvillimit të shoqërisë
tonë, ska asnjë variantë tjetër që mund të definohet me një strategji të tillë
dhe të mundshme se realizimi i kualicioneve në mes LVV dhe LDK, që të vihet në funksion një qeveri e
re dhe produktive në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të tyre.
Dhe
nuk mund të thuhet se një bashkëpunim në mes këtyre dy subjekteve politike, por
edhe me opozitën do mbetët Kosova, pa kurrfarë jehone në planin zhvëllimor dhe
hapjen e shoqërisë tonë në integrimet perëndimore, por një çasje e tillë e
qeverive të mëhershme dhe të pa ndershme , në mënyrë të mjaftueshme e shprehin
ndjeshmërinë e vet në mënyrë të theksuar, duke ndikuar negativisht në
përpjekjet për t’u arritur besimi reciprok, në mes qytetarëve dhe pushtetarëve
të vendit.
Natyrisht,
ndodhin mospajtime dhe kontradikta në mes këtyre dy subjekteve politike, nga
LVV dhe LDK, por këtë duhet të konsiderojmë si pjesë të luftës së përditshme
politike për realizimin e përcaktimeve parimore si çdo shoqëri tjetër
demokratike, të cilat në mundësinë e tejkalimit të pengesave dhe prigjeve të
ndryshme, si edhe prodhimëve artificiale që rrjedhin nga spiunët dhe piunët e
ndryshëm, tek e fundit në esencë do mirret parasysh vullneti i shumicës së
qytetarëve të vendit, aq i kërkuar si një vendim i duhur dhe historik.