E premte, 22.11.2019, 12:49 AM (GMT)

Komente

Dedë Preqi: Heshtja e mistershme

E enjte, 24.10.2019, 07:53 PM


HESHTJA E MISTERSHME

Nga Dedë Preqi

Zgjedhjet qendrore në tetor të këtij viti në Kosovë, do të ishin zgjedhjet më të veqanta se ndonjëherë tjetër në vendin tonë edhe pse ka vërejtje e mangësi gjatë procedurave të numërimit dhe riciklimeve tjera në përputhje me kohën, por do konsiderohen si zgjedhjet më të favorshme dhe shpresëdhënëse në përmbysjen e një klase shkatërrimtare politike dhe pushteti abuzues, që ka dominuar deri më tani në këtë vend.

Ska ndonjë variantë më të qartë dhe kolosale për të bërë ndryshime brenda përbrenda kësaj shoqërie, por edhe nga jashta, që niset nga shërbimet e mundshme për një luftë kundër gjitha formave negative dhe abuzive,  që e kanë kapluar dhe ia kanë zënë frymën jetës së qytetarëve të këtij vendi.

Sidoqoftë, rrjedhimet e këtyre zgjedhjeve e nxjerrin fituesin  nga LVV, dhe LDK, si mundësi e një kualicioni në mes këtyre dy subjekteve politike, në realizimin e formimit të qeverisë dhe të një qeverisje të mirëfilltë, lidhur me proceset e demokracisë dhe zhvillimin e këtij vendi, gjendja e të cilit ka rënë dhe e «shtrirë për tokë», sipas fjalëve të cituara të liderit të VV, z.Albin Kurti.

Mirëpo, sipas një fjale popullore, diçka po «zihet» në mes kësaj pauze dhe gjatë rinumërimit të votava  të stërgjatura, ku po ngritët shumë pluhur dhe mjegull rreth një kualicioni të mundshëm në mes LVV dhe LDK, me ç’rast edhe heshtja në kohën e fundit në mes këtyre dy subjekteve politike, e vënë në dyshim rrugën e tyre dhe të një kualicioni qeverisës.

Poashtu edhe heshtja e subjekteve tjera që do renditën në opozitë, në veqanti PDK, AAK dhe të tjerë, heshtja e tyre flet si diçka e mistershme, ose i ka kapluar fortuna e Gjykatës Speciale, ose fortuna e qeverisjes së ardhshme aktuale.

Me fjalë të tjera, duke u bazuar në qëndrimin e një ndryshimi dhe politike të mirëfilltë, që kërkohet edhe nevoja për një zhvillim më të shpejtuar të Kosovës, dhe në funksion të interesave afatgjata të zhvillimit të shoqërisë tonë, ska asnjë variantë tjetër që mund të definohet me një strategji të tillë dhe të mundshme se realizimi i kualicioneve në mes LVV  dhe LDK, që të vihet në funksion një qeveri e re dhe produktive në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të tyre.

Dhe nuk mund të thuhet se një bashkëpunim në mes këtyre dy subjekteve politike, por edhe me opozitën do mbetët Kosova, pa kurrfarë jehone në planin zhvëllimor dhe hapjen e shoqërisë tonë në integrimet perëndimore, por një çasje e tillë e qeverive të mëhershme dhe të pa ndershme , në mënyrë të mjaftueshme e shprehin ndjeshmërinë e vet në mënyrë të theksuar, duke ndikuar negativisht në përpjekjet për t’u arritur besimi reciprok, në mes qytetarëve dhe pushtetarëve të vendit.

Natyrisht, ndodhin mospajtime dhe kontradikta në mes këtyre dy subjekteve politike, nga LVV dhe LDK, por këtë duhet të konsiderojmë si pjesë të luftës së përditshme politike për realizimin e përcaktimeve parimore si çdo shoqëri tjetër demokratike, të cilat në mundësinë e tejkalimit të pengesave dhe prigjeve të ndryshme, si edhe prodhimëve artificiale që rrjedhin nga spiunët dhe piunët e ndryshëm, tek e fundit në esencë do mirret parasysh vullneti i shumicës së qytetarëve të vendit, aq i kërkuar si një vendim i duhur dhe historik.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT