Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Në ditëlindjen e Gjergj Fishtës

| E merkure, 23.10.2019, 07:23 PM |


Jusuf Zenunaj

NË DITËLINDJEN E GJERGJ FISHTËS

Në një shtëpi dykatëshe,

qê dikur i thonin kullë,

sot gërmadhë,

vargje fishtjane

ruan në çdo gur...

Përveç shtatores n’oborr

as lule as hardhi,

ndër skutat e shtëpisë

mund t’ketë vetëm ndonjë mi !

23 tetor 2016