E hene, 18.11.2019, 09:31 AM (GMT)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Ju lutem, mos i prekni!

E marte, 22.10.2019, 06:57 PM


Nga Fritz RADOVANI:

JU  LUTEM, MOS  I  PREKNI!

RRANOJAT  E  HOMERIT  SHQIPTAR…

TRADHTARËT NA LANË PA ATDHE, TOKË, SHTËPI DHE VARRE !

23 TETOR 1871 Fshati Fishtë ku u le e kulloti delet i madhi At Gjergj FISHTA.

Nder këta livadhe o At, mësove bukurinë e telave t’ Lahutës.., dhe t’ atij fyellit çobanit!..

E mendja t’ fluturoi tek sandalet e kambve Tua të zbathuna e, të theruna nder ferra...

Dikund, tek pusi kur etja t’ thante Gojen e Ambel të Tanden.., gjete edhe konopin...

E si të gjithë Shqiptarët edhe Ti, provove a di me e lidhë perbel... Vrapove mbas Deleve Tua, e kur Nana Yte t’ pau.., Sytë e Saj t’ bukur ju mbushen plot me lot...Po, Zefi u qesh!

E perqafoi Nanen dhe, mori rrugat e pafund të Kalvarit, dijes dhe bamirsisë vllaznore...

Pa veshë mirë zhgunin e Shën Françeskut, t’U desht me falë gjaksorin e gjithë jetës o At’ ... Bash atë vrastar që jeten i mori Vllazenve t’ Uej, nder dhomat qeli të Kuvendit Tand...

E, bash tek ai blini ku Ti i kndove n’ “Lahutë të Malsisë” Besës, Burrnisë e Bujarisë së Atyne Maleve që, turp e marre s’ njohën persa kohë që n’atë Kompanjel ku e pate vue me doren Tande Flamurin e Gjergj Kastriotit e Hymnin pergjatë Shkodres, i pat këndue atë ditë 13 Qershori Rinia Shkodrane, me vargje t’ shkrueme me Shkrojlat Tua t’ Manastirit!

Me ata shkrojla që Europës i pate tregue se ku janë thëmelet e Shtëpisë s’Ate, o At, bash t’Asaj Ilirisë së vjeter ndertue nen themele t’Rozafës plakë, “bash Asaj nuk i duhen gja”!

Nuk i duhen gja as Shkrojlat, as Gjuha Yte dhe as vjerrshat e gjiut të drandofillit Tand...

Atyne i duhen vetem Ferrat e Atij drandofilli që ti s’i këndove gjithë jeten Tande o At!

E prej atij nandori të zi... Vetem kunora ferrash janë vue mbi Vorrin Tand o At Fishta !

E Priftit prej Vermoshit.., që këndonte Vjerrshat Tua, i patne merthye gjuhen me thikë!

E bash mbi atë tavolinë ku mblidheshin zanat Tua... Nenshkruhej “dënimi me vdekje”!

Tradhtarë katila e barbar, ju lutem, mos prekni mbi ata Themele t’ At Gjergj Fishtës!

Ajo asht Tokë e Bekueme Arbnore, mos prekni me duert tua të zhytuna n’gjak deri n’ fyt!

Ikni e ndertoni atje... Atje ku, tirani ma i madh i Europës daltoi me thiken e vet guralecat e atyne gjakbasve që, lavdi i thuren barbarizmave të tij mbi Klerin Katolik Shqiptar!

Mos prekni Aty ku njëditë prap do të çilin Zambaku i Shna Ndout Gjuhadolit t’ vjeter..!

Mos prekni Aty! Janë Françeskanët tanë t’ Shekullit XIII që Maleve Tona dritë Ju dhanë!

E Token e Kastriotit nuk guxoi kush me Ua dhunue, se Ati i mësoi kur Nana i këndoi:

“Per Atdhé e Fé, me bâ dekën si me lé !” E Malet e Atdheut njézani Ju pergjegjén Asaj:

“Mos i prekni! Ashtu leni rranojat e At Fishtës, Gurakuqit e Prek Calit, që të besoj gjithë Bota se, ju jeni po ata tiran barbarë të perjetshëm e terroristë, të viteve 1944 –  2019 ?!..”

Melbourne, 21 Tetor 2019.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT