Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Forca e të varfërit

| E hene, 21.10.2019, 06:56 PM |


Jusuf Zenunaj

FORCA E TË VARFËRIT

Lulin e Vocërr

të kohës së Migjenit

në çdo rrugë e lagje

me shokë e kemi !

"Poemën e mjerimit"

ua mëson jeta,

në fshat e në qytet

qyshkur ishin në djepa.

Me karroca dore,

duart "i forcojnë "

mëngjes deri n'darkë

punë kërkojnë.

Nëpër bërlogje

mbledhin kanaqe,

të kthehen në shtëpi

me bukë e ilaçe.

Zemrat e njoma

bëhen si oxhaqet.

Kupa e dëshprimit

rimbushet pa rreshtur,

forca e të varfërit

si e mizës në hekur.

LESHLËSHUARI

Leshlëshuari sikur cjap,

fustanellën si lugat,

buzagaz në Drenas,

me "daktorin" nderim përbri

hije lëshon bitevi

sikur t'ishte n' Arabi !

Në Arbëni të Vogël,

në këtë shekull,

n'ditë me diell u bë mjegull !

19 tetor 2019