E premte, 29.03.2024, 12:01 PM (GMT)

Mendime

Ibrahim Kabili: Komandantët mbetën në klasë, sa më shpejt në shtëpi

E diele, 20.10.2019, 04:00 PM


Komandantët mbetën në klasë, sa më shpejt në shtëpi

Nga Ibrahim Kabili

Në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë fitoi bindshëm opozita. Ky rezultat dhe pritej. Ajo qe votë  kundër keq qeverisjes dhe i futjes në qorrsokak i marrveshjes me Serbinë. Për këto probleme dhe të tjera  si to, votuesit votuan kundër komandantëve të luftës. Me këtë rezultat, ato mbetën në klasë, ndaj sa më shpejt duhet të kthehen në shtëpi.

Në këto zgjedhje të parakohshme fituan thellë Vetvendpsja e Albin Kurtit dhe LDK-ja e Mustafës. Të dy kandidatët për kryeministra janë figura karizmatike, seriozë dhe pa "mëkate" të mëparëshme. Fitorja e Albin Kurtit pas këtij "gjumi letargjik" jep shpresë jo vetëm për Kosovën por gjithë shqiptarinë. Bashkëqeverisja me Vjosa Osmanin e LDK- së do jetë e vështirë për të. E vështirë sepse kanë ndryshime programore dhe janë parti me vizione  të ndryshme. Shpresojmë që ato të mos i vendosin kushte të rënda njëri tjetrit për hir të interesave të vendit. Duhet ta ndjejnë peshën e rëndë që kanë nga vota popullore dhe të qeverisin ndryshe nga paraardhësit. Komandantët e shpërdoruan votbesimin e popullit gjatë qeverisjes,ndaj Ai, i ndëshkoi me votë. Ky ndëshkim qe i merituar dhe shumë spektakolar. Qe i merituar sepse:

1-PDK - ja u ndëshkua pasi Thaçi dhe Veseli e shpërdoruan pushtetin dhe e humbën besimin në popull. Thaçi me ato teoritë e vjetra sllave të "korigjimit të kufijve" apo "shkëmbimit të territoreve" u bë i pa durueshëm. Tani kur situata politike ka ndryshuar gjëja më e vogël që duhet të bëjë Ai, të largohet sa më shpejt, pa bërë zë. A do e bëjë këtë? Nuk ka rrugë tjetër!

2- Veseli duke qenë në postin e kryetarit të PDK-së dhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës me veprimet dhe mosveprimet e tij ka mbështetur Thaçin. Në një formë a në një tjetër duke u treguar indiferent dhe pragmatist ka bashkëpunuar me" shefin" e tij. Gjëja më e bukur që Ai ka bërë gjatë qëndrimit në pushtet është pranimi i rezultatit të zgjedhjeve të fundit dhe deklarimi se do dal në opozitë. Asgjë tjetër nuk ka bërë, ndaj vota e ndali, e spostoi dhe shpresojmë se do ta çoj në shtëpi.

3-AAK-ja dhe Haradinaj u gjend në kushte të diafavorshme gjatë qeverisjes. Ai duke mos i patur votat e duhura në kuvend u "detyrua" të bëj lëshime të dhimshme ndaj antarëve të koalicionit. Ata qenë aq të pangopshëm sa që u krujua një qeveri aq e madhe, ku thuajse, a do qeveriste Amerikën?!

Këto lëshime e mbajtën në këmbë qeverin Haradinaj. Zullumi erdhi duke u trashur. Si pa të keq për hir të "liberalizimit" të vizave ju fal 8.2 ha tokë Mali të Zi. A nuk përbën kjo një akt tradhtie si për deputetët që e votuan ashtu dhe për vetë Haradinajn? Ky akt duhet ti mundoj në shpirt deri në  varr! Qeveria e Ramushit për të mbajtur pushtetit bëri shumë  mëkate të tjera. Këto sot e nxorrën në pension të parakohshëm!

4-Haradinaj ndryshe nga komandantët e tjerë, në pozicionin e Kryeministrit të Kosovës, e ka treguar veten dhe si një burrë i madh shteti në:

a- Vendosjen e taksës 100% ndaj Serbisë.

b- Në qëndresën prej një heroj në mbrojtjen e territorit të Kosovës. Në takimin e Berlinit Ai qëndroj i pa lëkundur dhe nuk pranoj ndarjen e Kosovës. Ai qëndroj i vetëm ndaj të gjithëve. Kjo nuk është pak! Përkundrazi është shumë.

Eshtë shumë, pasi u shuan deri diku,  ëndrrat e Vuçiçit dhe "vuçiçëve" andej dhe këndej kufirit midis dy shteteve shqiptare, për ndarjen e Kosovës.

c- Për dorëheqjen si kryeministër.

Njerëz me vlera si Ramushi i duhen ende Kosovës.

Qeveria e re që do të dali pas zgjedhjeve të reja duhet ti rrespektoj vlerat.Që qeveria e re të jetë e suksesshme dhe të mos pësoj fatin e qeverive paraardhëse, ndër të tjera duhet të ketë parasysh:

1- Të mos e pranoj heqjen taksën 100% të vendosur ndaj Serbisë.

2- Të vendos reciprocitet të plotë me Serbisë.

3- Ti thotë jo çdo " Mini Shengeni Ballkanik" pa pjesmarrjen e saj.

4- Në çdo rast dhe në çdo rrethanë të mos vej në tavolinën e bisedimeve me Serbinë problemin e kufijve. Ai është i zgjidhur.

5-Të mos tregohet inferiore në bisedimet me Vuçiçin. Ai si bashkëpuntor i Millosheviçit është i pa ndryshueshën. Ndaj mos prisni lëshime nga Ai. E tillë dhe kostante ka qenë politika sllave në Ballkan dhe sidomos për shqiptarët. Historia e vërteton këtë të dashur "pushtetar". Ajo nuk fillon e mbaron me pushtetin tuaj.

6-Të çmontoj urgjentisht kapjen e shtetit nga korrupsioni.

7-Të armatosë dhe forcoj ushtrinë pasi në Ballkan po fryejnë erëra të rrezikshme që mud të sjellin dhe luftë.

8-Të krijoj një qeveri të vogël dhe ti ulë ato rrogat e majme.

9-Të ngrihet në nivelin e Vesmije Krasniqit, dhe të dokumentoj, ngrej aktpadi dhe denancoj dhe burgosi kriminelët e luftës dhe përdhunuesit, në qoftëse duan që situatat të mos përsëriten më.

1o-Të kërkoj prej Serbisë dëmshpërblimet e luftës.

11-Ti kërkoj kushte Serbisë për dialogun. Kur ai nuk funksionon, le të bëjë " dialog për dialog" ashtu siç bën dhe Serbia.

12-Bashkimi shqiptar nuk mund të vijë pa u konsoliduar shteti shumë i brishtë i Kosovës.

Nuk mund të lihet jashtë kufirit të Kosovës Trepçja, Staritergu dhe Ujmari për hir të "bashkimit" me Shqipërinë. Turp. Tradhëti.

Shpresojmë që koalicioni i drejtuar nga Albin Kurti të mos të na zhgënjejë. Shqiptarët të luajnë rolin që u takon në Ballkanin e trazuar historikisht nga sllavët. Koha është tani, më vonë historia të ndëshkon.

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 20.10.2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora