E hene, 18.11.2019, 09:30 AM (GMT)

Komente

Dedë Preqi: Zarfet e helmuara apo të trilluara

E diele, 20.10.2019, 04:51 PM


ZARFET E HELMUARA APO TË TRILLUARA

Nga Dedë Preqi

Do të quhej i çmendur ai që thotë se, mund të harrohen aq shpejt ato përjetime të rënda të popullit shqiptarë të Kosovës, veqanarisht kur fëmija e ka parë prindin, vëllaun, motren, para gjelatëve serb, apo edhe anasjelltas prindërit i kanë parë fëmijët e vet, duke ia vrarë dhe dhunuar para syve të tyre, që do të thotë se është një përjetim shumë i rëndë për një qenje njerëzore, duke përjetuar gjëra të tilla nga krimi dhe gjenocidi që shkakëtoi regjimi i politikës serbe, edhe pse ndoshta ndonjëri prej tyre e vazhdon jetën sot, këta njerëz vuajnë tërë jetën nga plagët e shpirtit të vrarë.

Dhe vështrimet e këtij rasti me zarfet e helmuara në zgjedhjet e fundit në Kosovë, në mos qofshin trillime, janë konkluzione të sjella dhe të përputhura me diçka që ka ndodhur shumëherë  në të kaluarën në vendin tonë, ku janë helmuar me qindra nxënes, student dhe punëtorë nga regjimi serb, prandaj nuk do të thotë se, një situatë e tillë nuk përsëritet në Republikën e Kosovës, nëse ekzistojnë shërbime sekrete serbe dhe ruse, të nstaluara për të kryer misionet e tyre me çëllim të ç’rregullimit dhe destabilizimit  të këtij vendi.

Vetëm njerëzit primitiv dhe agresiv pothuajse nuk e ndryshojnë dhe riciklojnë mitin e vet, por çepën pas tij, duke besuar në të, duke menduar se do e gjejnë fatin e tyre për të arritur madhështinë, madje edhe në dështime të shumta, një arritje të cilën nën rrethana të zakonshme kurrë nuk do ta realizojnë. Në vend që sot këta njerëz të përmirësojnë të kaluarën e tyre historike, që shkakëtoi vetëm tragjedi njerëzore dhe asgjë të mirë, ata po i mbyllin sytë dhe jetojnë në këtë mjegullirë, që po ua vërbon sytë përditë, dhe për fat të keq me helmimin e gjeneratave të reja.

Zarfet e dërguara enkas nga Serbia, në mënyrë jo të zakonshme përmes postës, por në mënyrë të paketuar dhe të dyshimtë përmes zyres Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, të cilat hapin dilema si të helmuara, e para reagimet shpirtërore të qytetarëve të Kosovës, do të dukëshin jo të thjeshta, sepse shfaqjet e kësaj metode të regjimit serbo-sllav, ishin të shpeshta me qytetarët e këtij vendi, përmes të cilave regjimi në fjalë e kishte edhe këtë alternativë për të arritë qëllimet e veta të nënshtrimit dhe robërimit të këtij populli.

Ndërsa zarfet e trilluara, të cilat supozohen si të «helmuara» në rastin e këtyre zgjedhjeve shumë të rëndësishme të vendit, në analizën përfundimtare kjo lojë e këtij lloji do bëhët e qartë, apo ndoshta edhe e pa qartë, që do ishte një lodër e rrethanave dhe atyre që kanë tendencë për ta ndryshuar realitetin e kësaj ngjarje të madhe të zgjedhjeve në Kosovë, gjegjësisht me qëllim për ti dobësuar rrezulltatet e LVV, LDK, për të përfituar një parti tjetër, apo grup i njerëzve të njejtë, që kishin afera të dhemshme korruptive dhe kriminale.

Dhe nëse, një organizim i këtij lloji me zarfat e trilluara, për të manipuluar me votat dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, si trillim për kurdisje për ta ndryshuar rrezulltatin e këtyre zgjedhjeve, barra kryesore bie mbi udhëheqjen dhe kryetaren e KQZ-së, z.Daka, bashkë me ekipazhin e saj ndërveprues, me ç’rast një lojë e tillë me fatin e një populli, nuk qon largë, që do të ishte i ngjajshëm me filozofinë e atyre që dje i kurdisen këto helmime dhe nënçmime me popullatën e këtij vendi.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT