Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Ku e ka origjinën fondamentalizmi radikal religjioz?

| E diele, 20.10.2019, 05:38 PM |


KU E KA ORIGJINËN FONDAMENTALIZMI RADIKAL RELIGJOZ?

Nga Afrim Caka

Zonja dhe zotërinj, pa dyshim, ia detyroj këtë nder faktit që emri im është i lidhur me temën e origjinës dhe radikalizmin religjoz; e, si rrjedhim, për errësirën e fondamentalizmit kam qëllim t’ju flas. Do të përpiqem të shkruaj, sa më përmbledhtas të jetë e mundur, një mendim rreth zhvillimit të kësaj metode të vjetër radikalizmi. Nuk ka rëndësi, se çfarë mendojnë për mua lëxuesit e tjerë. E rëndësishme është mendimi im...

Keta njerëz e kanë dëmtuar në menyrë të jshtëzakonsh fenë muslimane; për shkak të tyre, religioni si i till duket një budallallëk.

Errësira ka pushtuar dritën shqiptare, ashtu si shtresat e hirit që fshehin të vërtetën tonë kulturore e fetare. Shqiptari e ka kërkuar këtë dritë gjatë shumë e shumë shekujsh, por drita çdo herë ka rrëshqitur prej tij, sepse shqiptari i ka munguar guximi të ecë nëpër errësirë. Është mungesa e vendimit dhe i guximit për ta përdorur mendjen e tij. Këto pohime sipërfaqësore të ashtuquajturve radikale, bëjnë të humbasin toruan shumë shqiptar. Helmi është përhapur shumë largë në trojet shqiptare, dhe prej kësaj ne, edhe pse e konsiderojmë veten tonë të virtytshëm, përfaqësojmë në vetvete mëkatarët radikal më të mëdhenj të botës!!!

Ky moral kafshërie na është importuar nga jashtë. Kanceri i këtij morali është vetë Turqia. Ky është një moral artificial. Morali i rremë shërben vetëm për një qëllim të kënaq hipokrizinë  e kafshërisë. Unë besoj, se “nuk ka shqiptar? që ka një gjendje të tillë të mendjes, e cila të jetë e pamoralshme, sesa hipokrizia dhe egoizmi religjioz. Vetë morali i tyre i keq dhe i rremë fshihet pas maskës së bindjes dhe lirisë fetare, por nën këtë maskë ushqehet dhe rritet kompleksiteti kancerogjenë, kërcënues fundamental musliman. Unë e quaj këtë të ashtuquajtur fanatizëm, të importuar nga jashtë, të shkaktuar me dhunë, asgjë tjetër, veçse një aktë dhune. Dhe ky kundërveprim i përhershëm dhe lufta ndërmjet kërcënimit dhe natyrshmërisë së brendëshme dhe nënvetëdijës e ndanë shqiptarin dhe e bën atë skizofrenik dhe të ligë.

Po, unë e quaj fenë e arsyes. Kjo është udha e arsyes, e vetëdijës, dhe jo e kafshërisë, e marrëzisë dhe e hipokrizisë. Ku e ka origjinën fondamentalizmi radikal? Cila është psikologjia që e mbështet dhe si ndryshohet kjo e fundit në forma të tjera të këtij religjioni që duket më agresiv dhe më jotolerant? Ky llojë religjioni është një fenomen shumë kompleks dhe kompleksiteti i tij është i pa kuptueshëm. Muslimanët kanë djegur një nga thesaret më të mëdhenj të botës antike, biblotekën e Aleksandrisë. Zjarri zgjati për gjashtë muaj që të shkrumbohej. Dhe autori i këtij zjarri ka qenë një kalif musliman. Ai hyri në biblotekë me kuranin në dorë, në dorën tjetër kishte një pishtar të ndezur dhe i tha rojës:

“Kam një pyetje të thjeshtë. Në këtë biblotekë shumë të madhe ka me miljona libra...”.

Nëse do të kishte mbijetuar bibloteka, ndoshta sot njerëzimi do të ishte krejtësisht ndryshe. Këto libra përmbanin të gjitha njohurit e njerëzimit. Ky është lloji i parë i islamit radikal. Ne, duhet të bëjmë gjithmon kujdes, sepse ky lloj fanatizmi primitivë. Të gjithë ne duhet të jemë të vëmendshëm në menyrë që të mos biem brenda; kështu mund të mbrohet forma më e mirë e islamit të mirfilltë. Çfarëdolloj koncepti i trilluar është shumë i dëmshëm. Ai mund të bëhet pengesë në udhën drejtë dritës, sepse nëse ne besojmë në atë, atëherë duhet të përpiqemi ta largojmë atë.  Pastaj kalifi tha:

“Nëse kjo biblotekë përmban vetëm atë që thuhet në kuran, nuk është e nevojshme, është e tepërt; dhe e kundërta, nëse përmbanë më shumë se ç’ka në Kuran, atëherë është e gabuar dhe duhet të shkatërrohet menjëherë!”.

Logjika e tij ishte e llojit të parë religjionit radikal.

Ne duhet ta kuptojmë përgjegjësinë ndajë atdheut. Kjo është mundësia e shqiptarit, farën, të cilën na lanë amanet të parët tanë, të cilën nuk duhet ta shkatërrojmë, por ta kultivojmë. Vetëm në saj të zhvillimit të kuturës sonë ne do të jemi në gjendje që të gjejmë lirinë dhe dashurinë e plotë ndajë atdheut. Në jetë ekzistojnë e keqja, pisllëku, ligësia, gënjeshtra, tradhëtia, spiunazhi, interesi personal, egoizmi etj. Ky egoizëm – me të cilin shumë hoxhallarë e besimtarë janë deri në grykë secili prej tyre. E keqja nuk ka forca që t’i kundërvihet kulturës, historisë dhe dijes. Konica ka thënë:

“Dija është virtyt i shqiptarit!”.

Unë po e përserisë pas tij, se dija është virtyt, kurse padituria (errësira) është e keqja. Shqiptar nuk bëhet fetar, nëse ai bëhet i maralshëm, dhe morali nuk është baza e fesë. Shqiptarët janë vetë fajtor, shkaku i saj nuk është mangësia e mendjes dhe të lexuarit (pse JO), por përkundrazi është vetë fajtor, shkaku i saj nuk është mangësia e mendjes, por përkundrazi është mungesa e vendimit dhe i guximit për ta përdorur mendjen e tij pa drejtimin nga një tjetër fetar apo politikan fondamentalistë.

Përpiquni ta kuptoni kuptimin e fjalës fondamentalizëm dhe kërcënim. Studiojeni mirë këtë term religjoz. Përpiquni të kuptoni dallimin ndërmjet islamit politkë dhe kërcënimit – gjithashtu ndërmjetë menduarit dhe të studiuarit... Ekziston një ndryshim shumë i madh ndërmjet dijes mbi të vërtetën dhe të kuptuarit e kërcënimit.

Në këtë proces neve na duhet të mendojmë për kombë e atdhe. Të menduarit është një veprim i vetëdijshëm  i ndërgjegjes. Studimi është të depërtuarit  i ndërgjegjes brenda nënvetëdijes së fondamentalistëve islamikë. Menjëherë sapo shfaqet të menduarit, po aq shpejt lind edhe dallimi midis të mirës dhe të keqës, dhe gjithashtu një ndrydhje në mes midis fondamentalizmit islamikë dhe kërcënimit. Fondamentalizmi nuk mund madje ta bëjë shqiptarin të moralshëm, e si do të mundë ai atëherë ta bëjë atë fetar? Kërcënimi fillon nga dijet e ndrydhura, me frenimin e kërkesave të natyrshme, në kohën kur fondamentalizmi radikal fillon nga e keqja...