E marte, 19.03.2024, 06:56 AM (GMT)

Kulturë

Leonora Laçi: Mons. dr. Zef Oroshi mes pendës dhe predikimit

E diele, 20.10.2019, 05:00 PM


Mons. dr. Zef Oroshi mes pendës dhe predikimit

Nga Leonora Laçi

Këto ditë u botua libri me autorësi të Mons.dr Zef Oroshit- “Log Kuvendit – Në trinomin fe- Atdhe- perparim” Botimet Volaj: 2019, kjo u përgatit dhe u sponsorizua nën kujdesin e mikut të ngushtë të Monsinjorit, publicistit z. Tomë Mrijaj, i cili ka qenë krahu i djathtë dhe autobiografi i tij.

Libri vjen në 50- vjetorin e meshës së parë në kshnellat e 1969. Si përkujtim i veprës së mons.dr Zef Oroshit dhe komunitetit shqiptar që perqafuan dhe mbështeten ngritjen e kishës së parë katolike shqiptare në mes të Amerikës.

Ka artikuj të Mons.dr. Zef Oroshit të botuara në Revisten Shejzat, Revisten Jeta Katholike Shqiptare, dhe në libra të ndryshëm etj. Artikujt janë shkruar përgjatë viteve 1958-1978, janë artikuj kulturorë, liturgjikë, publicistikë, gjuhësorë, reportazhe, perkthime etj. Shpesh here artikujt  e tij mbajnë pseudonime si; zodjaku, redaksija, theologu, apo nën emertimin “Log Kuvendit”.

Pjesë e libri nuk janë bërë të gjitha artikujt liturgjik apo perkthime të mons.dr. Zef Oroshit pasi kështu është parë e arsyeshme nga përgatitësi i botimit, por është bërë një përzgjedhje e tyre. Duhet theksuar se ka ende shumë artikuj të tjerë të tijt të shpërndarë në revista të tjera që nuk ka qenë e mundur të gjenden. Edhe Çohaja është fragmentare...

Veprimtaria e mons.dr. Zef Oroshit njihet më thellësisht përmes artikujve të tij dhe të tjerëve që kanë shkruar për te, ai nuk ishte vetëm një predikues fetar, përçues i fesë, por dhe një studjoz i zoti, pendë fort e mprehur. Përmes artikujve ne njohim një perkthyes, një gjuhëtar, një shkrimtar, i papajtueshem me regjimin komunist të Shqipërisë, dhe nuk heziton për asnjë moment t’i shpreh bindjet që ka. Kurajoz për të ndërmarrë inisiativa të mëdha mbi supe në dobi të komunitetit shqiptar.

Përmes artikujve ne dallojmë bashkëjetesen fetare që ai përçon në çdo moment, ku nuk lë pa falenderuar klerikët e feve të tjera që iu bënë krah në themelimin e kishës së parë katolike shqiptare. Vetë revista që ai drejtonte përçonte bashkëjetesen vllazërore dhe harmoninë fetare mes shqiptarëve.

Pra, për herë të parë na vjen mons. dr. Zef Oroshi ndryshe, në profilin e studiuesit dhe publicistit. Botimi i artikujve të tij në Revisten Shêjzat dhe Revisten Jeta Katholike Shqiptare, por jo vetëm,  na dëshmon për aftësitë e tij në të shkruar dhe nuk ishte rastësore edhe aftësia e tij për të mbledhur komunitetin shqiptar rreth asaj vatre zjarri që ndezi në zemrat  e tyre, siç patë thënë dhe vetë -“Kjo sot asht nji shkëndi e vogël,
por që do bahet nji flakë e madhe nji ditë në Atdhe. Këtë e kemi të dëshmuar me fakte pasi sot kemi disa kisha katolike shqiptare në SHBA, që kanë ruajtur me fanatizëm traditat, gjuhën dhe zakonet.

Në këtë jubile të 50-vjetorit të meshës së parë në SHBA, si dhe në përvjetorin e vdekjes së mons. dr. Zef Oroshit miku i tij i ngushtë z. Tomë Mrijaj zgjodhi një formë ndryshe përkujtimi të veprës së Monsinjorit. Ky libër rreth 450 faqe ka në brendësi të tij perla të mons. dr. .Zef Oroshit, pa lënë anash që dhe në hyrje të librit thonë fjalët e tyre dy figura klerikësh katolik mjaft të rendësishëm për kontributin e tyre pranë komunitetit shqiptar në SHBA.

Dom Pjetër Popa famullitar i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës në Nju York mes të tjerash shprehet për te kështu:- “Ky njeri ka qenë dërguar prej Zotit si engjëll rojës për popullin tonë shqiptar, duke u kujdesuar për te më tëpër se për vetën e tij. Sikur mos të kishtë bërë kurgjë tjetër ka bërë boll, duke themeluar kishen e parë katolike shqiptare, pasardhësit që jemi ne. Lutëmi që Zoti të ja ketë shpërblyrë në jetën e amshuar duke gëzuar lumturinë e Parajsës.”

Ndërsa Dom Anton Kçira, Detroit-Michigan, shkruan kështu: “ Meshtari stoik mirditor, i vendosur në udhën e tij, ka ruajtur lidhje kontaktesh të vazhdueshme me të gjithë të arratisurit e sistemit komunist, që prej shumë vitesh jetonin dhe punonin në shtetet e ndryshme të SHBA.  Atyre me durim dhe kthjelltësi mendimi u ka bërë të qartë qëllimin dhe misionin e tij përparimtarë. Monsinjor Oroshi, ka qenë burrë i fjalës dhe besës, një burrë i zgjuar dhe punëtor i palodhur me orë. Atij i ka ecur fjala, sepse ka gëzuar gjithnjë respektin dhe admirimin e emigrantëve tanë shqiptaro-amerikanë, pa dallim
feje dhe krahine. Atij i ka ecur fjala, sepse ka qenë serioz dhe largpamës. Klerikët dhe
komuniteti islam dhe ortodoks në SHBA e ka nderuar dhe respektuar shumë
Monsinjorin.”

E sa e sa personalitete të tjera e kanë vlerësuar maksimalisht Mons.dr. Zef Oroshin, sepse ajo çfarë ka bërë ai për popullin e tij në mërgim ka qenë përtej mundësive dhe përtej parashikimeve. Mjafton të lexosh këtë libër dhe do e kuptosh se sa e vështirë ishte për te të ngrinte Kishën e Parë Katolike Shqiptare.  Në sediljen e mbrapme të makinës udhëtonte me të dhe makina e tij e shkrimit sepse nuk kishte zyrë për të shkruar artikujt, studiot e zyrat e para të përpunimit të revistës iu bënë bodrumet e dashamirësve. Mons. dr. Zef Oroshi shkroi në disa numra rreshtë të revistës listen e emrave që kontribuonin për ngritjen e kishës shqiptare, ku kishte dhe vëllezër mysliman që nuk u kursyen, ai shënoi çdo qindark që jepej, madje e vlerësoi së tepërmi kontributin e vëllezerve mysliman, të cilët kishin filluar nga ana tjetër të bënin përpjekjet për ngritjen e Xhamisë së Parë në Nju York, dhe ai shpreh merzi për faktin se shqiptarët katolik nuk po ishin në gjendje t’i mbështesnin ata për ngritjen e xhamisë aq sa kishin nevojë bashkëvëllezerit e tyre të besimit mysliman. Dhe kur sheh figura të tilla si Mons. dr. Zef Oroshi apo Imam Salih Myftia, që ndonëse familjarët e tyre dergjeshin burgjeve dhe internimeve, këta kontribuonin për të mbajtur gjallë frymën kombëtare.

Prandaj pa drojtje e them se ky libër e ka plotësuar figurën poliedrike të Mons.dr.Zef Oroshit, dhe i ka thënë të gjitha.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora