E enjte, 25.04.2024, 01:02 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Petrit A. Velaj: Nje dritare burgu (II)

E diele, 05.10.2008, 03:43 PM


Nje dritare burgu

Nga Petrit A. Velaj

Jetë burgu

Viti 1945. Makina ndali para deres se burgut te Vlores. Zbrita. E pashe qiellin e Vlores me ca re te bardha qe kishin dale mbi Karaburun dhe shtyheshin per nga malet e Shashices, drejt fshatit tim te dashur, Kanines. Nuk e di pse ate cast, rete mbi qiellin e Vlores, m'u duken si dele te bardha; nuk e di pse ate cast m'u perfytyruan kopete qe shtegetonin neper stanet e Shashices. Ne Degen e Brendeshme, me priten me arrogance si Hito Cakua, kryetari edhe Qatip Dervishi, nenkryetar i Deges se Brendeshme. Me izoluan tek dhoma ne hyrje te burgut te vjeter, perballe Bashkise. Te nesermen, edhe pse isha i lodhur dhe i derrmuar, me thirri hetuesi. Para meje u shfaq portreti i Namik Cakranit. Ky njeri kishte per grua cupen e halles sime. Gjate luftes kisha degjuar se Namik Cakranin e kishin zene forcat e Ballit Kombetar qe komandoheshin nga i vellai i tij, Kujtim Cakrani. Kujtimi, e vuri me shpatulla per muri tek shtepia ne Cakran dhe i kish thene: "Je i denuar me vdekje!" Aty nderhyri menjehere babai, Bektash Cakrani, dhe i tha: "Mos, biri im Kujtim, se eshte evlati yne". Kujtimi u kthye nga i ati dhe i tha: "Une nuk kisha nder mend ta vrisja, por desha te te them, se po nuk e vrame ne, ky do te te haje koken ty baba." Dhe kjo skene m'u kujtua ate moment qe isha perballe tij, ne bangon e hetimit. Namik Cakrani denoi babain e tij me vdekje, po mua me kishte perpara?

Hetimi perfundoi shpejt. Mbas dy ditesh ai erdhi ne hetim se bashku me Ismail Kreshpen. Ne pyetjet qe me benin menjehere dalloja Namikun dredharak e hileqar, vese qe ia dija ne vitet e shkolles.

Ne burgun e Vlores haja buke me profesor Bego Gjonzenelin. Edhe teshat e tij i merrja une dhe bashke me te miat i dergoja ne shtepi per t'i lare. Ne dhome, ne fillim kisha edhe profesor Stiliano Gaxhon, botanisti me i mire i vendit si dhe Tahir Hoxhen, Maliq Koshenen, Kamber Durmishin, Mustafa Muslymin, Hamdi Gjonin, Axhem Mahmutin dhe Bilal Zabitin nga Bolena, me te cilin zura miqesi te ngushte ne burg. Sic ishte rregulli, ne burg, nuk te linin gjate ne nje vend. Vazhdimisht nderroheshin dhomat dhe te burgosurit. Pas disa kohe me trasferojne ne nje dhome me Nustret Llupen, Maliq Koshenen, Terrucin, Belucin, Agusto Acolin, Mario Verdin, Nino Talianin, dhe Arturo Orlandin. Arturo Orlando ishte nje burre dy metro e dhjete centimetra i gjate, njeri bujar por i frikesuar. Aty kishim nje gardian qe e quanin Hate. Ai e hiqte veten si te zgjuar dhe pandehte se na i hidhte. Na shitej per engjell, por ne e dinim qe ishte shejtan. Te binte ne sy pamja fallco e ketij njeriu, e cila shoqerohej me nje servilizem e hiporkizi te dukshme. Kishim dhe nje gardian tjeter. E quanin Hodo. Ishte i kunati i Gjon Banushit. Kryente detyren e policit, por njihej prej gjithe te burgosurve qe ishte kapiten. E keqja ishte se ai nuk e kuptonte qe ne dinim se ai ishte me detyre "te vecante". Drejtor i burgut te Vlores ka qene Muco Maska, nga Kropishti. Nje burre i leshte dhe injorant. Ishte me plot kuptimin njeri zemerzi. Ky njeri na u peshtiros pasi e shihnim me syte tane si plackitete te burgosurit qe pushkatoheshin, u merrte unazat dhe oret e xhepit. Keshtu u ndodhi edhe me oren e florinjte te xhepit te Hamdi Ceprratit. Pasi i mori sahatin Hamdiut, kur e pushkatuan, e tregonte ne oborrin e burgut. E nxirrte dhe e shikonte ne syte tane. Neve na vinte keq, sepse ne burg ishte edhe babai i Hamdiut, Hair Ceprrati si dhe vellai i tij, Seit Ceprrati. Me thote nje dite, Seit Ceprrati: "Sa here qe Mucua nxjerre sahatin e vellait, mua me duket sikur ai mban ne dore zemren e Hamdiut." Kjo me preku shume dhe me mbeti ne mendje. Per keto qe bente drejtori i burgut te Vlores dikush nga te burgosurit me te drejte e quajti "bishe stepe".

Pas dy javesh na vijne per vizite ne burg: Kadri Hazbiu, Rrapo Dervishi, Serri Carcani, Vasil Kati. Shoqeroheshin nga Hito Cako dhe Qatip Dervishi. Here pas here ne burg vinte edhe Rrahman Perllaku, ose sic njihej ne Vlore, me emrin Rrahman Havllaxhiu. Rrahmanin e rriti Vlora. Ai ja shperbleu Vlores duke kryer atentate kunder nacionalisteve e atdhetareve vlonjate.

Edhe ne burg ku ishim, ne kujtonim vitet e rinise dhe te rezistences sone antifashiste. Sillnim momente nga mbresat me luftetaret vlonjate si Kastriot Muco, Bajram Tushe, Teli Ndini, Mumin Selami, Hajredin Bylyshi, Petrit Bisha, Qemal Gorishova, Haki Xhelo, Duro Elmazi, Hiqmet Buzi. Ata ishin per ne, pavarsisht nga mendimet e tyre politike, pishtare te lirise e te luftes antifashiste.

Duke qene ne burg sillja nder mend fjalet e nje martiri: "E ku ta dinin keta martire se gjaku i tyre do te vadiste kolltuqet e karrieristeve e politikaneve antikombetare te Shqiperise..." Jane fjalet e profesor Tahir Hoxhes. Duke pare portrete luftetaresh e atdhetaresh ne burgun e Vlores, ma zgjonin gjumin mes nje tronditjeje te madhe britmat e atyre qe pushkatoheshin. Gjithmone fjalet e tyre te fundit kane qene: "Rrofte Shqiperia", "E duam Shqiperine me Kosove e Cameri", "Rrofte flamuri kuq e zi". Mes goditjeve te policeve ne na shfaqeshin edhe portretet e urdheruesve te tyre, prokuroreve: Namik Xhafa, Selim Alimerko, Lufter Hoxha, Namik Cakrani si dhe njefare Dalip Hyseni, i cili ne menyren me te poshter akuzoi dhe denoi Qazim Kokoshin, nje nga shqiptaret e medhenj te Vlores, nje nder organizatoret e Luftes se Vlores te vitit 1920.

Gardianet e burgut perhere benin kontrolle te rrepta, sa na e benin jeten te merziteshme. Per ta ishte norme pune perdorimi i drurit, rrahjeve e torturave. Bile disa prej tyre thoshin se ishin te repartit: "Dajaku dhe uria", pra, vec torturave fizike perdornin edhe ate qe te burgosurit i mbanin disa dite pa buke, ne izolim ne dhoma te vecanta.

Hetimet ishin sa per sy e faqe. Hetuesi kishte mbushur me dhjetra flete dhe t'i vinte perpara. Pas gjithe ketyre, me 2 shkurt te vitit 1946 dola para gjyqit, ne bangon e te akuzuarve. Me perpara u denua profesori im Bego Gjonzeneli, me pese vjet burg dhe pas tij, profesor Tahir Hoxha me vdekje. Me vdekje u denua edhe Abdyl Kuci, Tasim Murati, Qemal Xhyheri, Nazif Cala, Muharrem Sharra, te cilet pas ca diteve u ekzekutuan.

Ate dite, mua me cuan ne gjyq te lidhur per dore me Arturo Orlandin, pronar i fermes se Llakatundit, Terrucin - drejtor i Bankes se Vlores, Belucin - nendrejtor i bankes se Vlores si dhe Luto e Rushit Grabova. Gjyqi ishte hapet. Qe nga burgu e deri tek kinemaja e Shyqyri Cupishtit, qe ishte caktuar si salle gjyqi, populli nga godiste me gure, na shante e fyente me pa te drejte. Ne u gezuam, sepse ate dite ishte nderruar edhe trupi gjykues. U hoq prokurori Namik Xhafa. Ai, me te drejte, u akuzua nga te burgosurit me fakte se kishte qene federal i Partise Fashiste te Vlores per dy vjet e gjysme. Fjalet qe i thane ne gjyq ishin keto: "Kushdo mundet te na denoje, por jo ti Namik Xhafa, sepse poshte kemishes se kuqe ke te veshur kemishen e zeze fashiste." Dhe keshtu rrodhi qe ate dite kryetar gjyqi ishte Qemal Klosi. Ne kohen qe vellai i tij, Sulo Klosi po varej ne Rubik si sabotator, Qemali denonte nacionalistet vlonjate me vdekje. O tempora! O mores! Medet, medet! I thashe nje shoku te burgosur: "A ishte mallkimi i zotit per ne shqiptaret?!". Po c'te vazhdoje me tej me portretet e trupit gjykues. Prokuror ishte Lufter Hoxha. I ati i tij, Tahir Hoxha, priste ne qeli ekzekutimin e denimit me vdekje, i biri denonte bashkeluftetaret e babait te vet. Anetar i gjykates ishte edhe plaku patriot Islam Harizi, nga Terbaci i Vlores. Njeri i urte dhe i matur qe kurre nuk e felliqi gojen me fjale te keqija, sic benin te tjeret, gojacet e gjykates sic u thoshim ne.

Kur Lufter Hoxha, shoku im i shkolles dhe i rinise, kerkoi denimin tim me vdekje m'u duk se edhe tavani i kinesmase se Cupishtit u be i zi si zemra e prokurorit. Ate dite, bashke me mua iu dha pretenca e denimit me vdekje edhe italianeve Orlando, Terruci, Verdi Nino. Ne castin qe Orlando degjoi vendimin, i ra te fiket. Trupi i tij qe peshonte me shume se 180 kilogram, ngaqe ishte i lidhur me mua me terhoqi pas vetiu. Mbasi i hodhen disa kova me uje u permend ne sallen e gjyqit.

Pas seances na cuan drejt e ne burg. Me kujtohet se, porsa me pa Tahir Hoxha dhe kish marre vesh denimin tim me vdekje, me afrohet e me thote: "Po edhe per ty, more bir, dhane denim kaplital?!" Pas tij u ngrit Bego Gjonzeneli i revoltuar e ngriti zerin ne dhomen e burgut dhe bertiti: "Pse mua me denojne me pese vjet, ndersa nxenesin tim e denojne me vdekje?!". Aty prane ishte edhe Kudret Kokoshi, i cili edhe ai ishte denuar me vdekje. AFrohet tek profesor Begua dhe i thote: "Bego, komunistet me ty do te bejne loje. Ata do te te lirojne qe te jesh ne sherbim te tyre..." Dhe keshtu ndodhi. Pas ca kohesh Begon e liruan. Kur doli nga dera e burgut e shoqeruan Rrapo Dervishi e Vasil Kati. Ata shkuan se bashku neper bulevard drejt sheshit te Flamurit. Profesori i mencur e kuptoi kete manover te tyre dhe kur mbriti tek Sheshi i Flamurit, tek lulishtja e Ismail Qemalit, u kthye nga ata dhe filloi te debatonte tere zjarr. Njerezit u grumbulluan dhe po degjonin. Demaskimi qe u beri Bego Gjonzeneli komunisteve ate dite, ishte nje shuplake e rende per Rrapo Dervishin dhe Vasil Katin, sepse gjithe qyteti nisi te fliste per fjalet shpotitese kunder regjimit dhe persekutoreve te rinj te vendit. Rrapo Dervishi e Vasil Kati cane mes turmes se njerzve qe ishte grumbulluar ndersa Begua u la i lire dhe mori rrugen e shtepise. Pa arritur tek dera e shtepise, olicet e thirren te ndalonte dhe keshtu e arrestuan serish. "E dija qe do me arrestonit, se me kish thene Kudret Kokoshi qe ne burg, por s'ma mori mendja pa u cmallur me njerezit e mi..."

Erdhi perseri ne burg profesori. Brenda nje kohe te shkurter e nxorren ne gjyq, e denuan me pushkatim dhe e ekzekutuan.

Duke ndenjur ne qeline e burgut cdo nate me shfaqeshin para syve skenat e gjyqit tim. Kryetari, Qemal Klosi, e hapi gjyqin duke me pyetur: "Cfare funksioni dhe cfare detyrash kini patur ne Ballin Kombetar?!" Une u pergjigja: "Kam qene ne radhet e Ballit Kombetar qysh ne vitin 1942. Ne vitin 1943 me ngarkuan me detyren e Sekretarit Politik te Rinise se Ballit Kombetar per Qarkun e Vlores. Me gjithe te rinjte vlonjate kishim shoqeri pasi ishim antifashiste. Mirepo politika sllave ia mbriti qellimit: "dividi ed impera".

Pyetja e dyte qe me beri kryetari i gjyqit Qemal Klosi ishte: "Akuzohesh se ke sabotuar Luften Nacionalclirimtare, duke propoganduar per Ballin Kombetar."

Pergjigja ime ishte: "Une nuk kam qene kurre kunder Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare. Shume nga ata qe moren pjese ne lufte ishin edhe shoket e mi te rinise. I vetmi debat qe ka qene mes nesh ishte se une e shoket e mi e donim Shqiperine me Kosoven e Camerine, ndersa ata thoshin se "te bejme luften, pa te shohim..."

Nderkohe me sulmon ashper prokurori, Lufter Hoxha, duke me thene: "Ti, Petrit, more rrugen e tradhetise..." Une e degjova dhe iu pergjigja aty per aty: "Nuk e di, te quhesh tradhetar kur e do Shqiperine dhe lufton per te. Oratori i revolucionit freng Gabriel H'Onore De Mirabo ka thene keshtu perpara populit te Parisit: 'Njeriu qe lufton per aresye dhe per Atdhe nuk mundet kollaj.' Une nuk kam patur nevoje te marre mesim nga ju, zoti prokuror, sepse e dija shume mire qe distanca ndermjet kapitalit dhe Shkembit te Tarpejenit eshte shume e shkurter. Por deshiroj te them se keto shpifje qe po me behen nuk kane asnje baze. Per t'ju a argumentuar edhe me mire se shpifjet tuaja nuk kane baze, po jap principin tim. Mbeshtes ne jete tim, formulen e fameshme te nxjerre nga Etili, kryeministri i Britanise, Trumani, Presidenti i Amerikes, Blumi, kryeminister i Frances: Liri individuale, e shoqerore me ekonomi te planifikuar, demokraci me te drejta shoqerore..."

Pas kesaj prokurori me thote se akuzohesha per nje atentat ne rrugen e Topanase. Behej fjale per atentatin qe u krye ndaj meje kur shkoja tek motra; sic e kam pershkruar edhe me lart. Por, per cudine time, nga mesi i salles ngrihet Medin Bardhi, pjesemarres ne atentat, punonjes i sigurimit te shtetit, dhe tha: "Po qe se Petrit Velaj denohet me kete akuze, kjo nuk qendron. E verteta eshte se ne te njesitit gueril i zume pusi Petritit kur shkonte per tek motra ne Topana dhe jo ai neve. Petriti i qendroi goditjes sone". Edhe salla nuk e priste pergjigjen e ketij djali.

Prokurori Lufter Hoxha, duke deklaruar se Petrit Velaj eshte nacionalist, me jep denimin me vdekje. Kyretari i gjyqit, Qemal Klosi me dha fjalen per te fundit here: "Kini ndonje gje per Qemal Klosi". Perserita edhe nje here fjalet e shkrimtarit te madh Romen Rolan i cili thote: "Te vuash s'eshte gje dhe te vdesesh prape asgje kur e di arsyen se perse."

Duke sjelle keto nder mend, ne qelite e erreta e tere lageshtire te qytetit tim, profesor Tahir Hoxha me thote, "Me vjen keq, more djale, qe te denuan kaq rende...". Une ja ktheva zotit Tahir qe me kishte hedhur doren ne qafe dhe i thashe: "Zoti Tahir, Petriter ka plot Shqiperia. Por une uroj qe Shqiperia te mos kete Luftere, Namiker, Selimer sepse keta do te behen lugeter per shqiptaret. Pa keta, edhe Shqiperia jone e dashur, do te jete edhe me fisnike edhe me kreshnike."

Ne ditet e mepastajme qendroja prane Arturo Orlandit, i cili nuk po e merrte ende veten. Nje mbremje me therret e me thote: "Petrit, po te le disa amanete. Buzeqesha me veten time e mendova se ai harroi qe edhe mua m'u dha denimi me vdekje. megjithate me vemendje me te madhe e degjova. Ai me tha: "Ne muajin mars te vitit 1944, me ka ardhur Hysni Kapua ne Llakatund, ne ferme dhe me kerkoi per luften partizane nje sasi floriri dhe nje sasi grure. I dhashe 800 napolona flori dhe i premtova se do t'i jipja edhe njemije kuintale grure. Tani habitem se si me denojne me vdekje edhe mua qe kam kontribuar per shqiptaret?!"

Atehere une mora guximin dhe i thashe te shkonte tek dera e hekurave dhe te kerkonte takim me Rexhep Sulejmanin, babain e Perlat Rexhepit, pasi ai ishte njer me kredo politike e civile ne qytet. Dhe keshtu beri. Te nesermen erdhi ne burg vete Rexhep Sulejmani. Orlandua me kerkoi mua si perkthyes. Pasi u moren vesh, nje tjeter mbasdite, erdhi perseri Rexhep Sulejmani, e mori Orlandon dhe shkuan ne Llakatund. Sic me ka thene Orlandua i ka dhene Rexhep Sulejmanit edhe 90 mije franga ari, ne arken e Llakatundit. Se ku shkuan ato nuk e dime. Pas nja dy ditesh i beme nje telegram Hysni Kapos. Telegramin ia shkrova une: "Kerkoj takim personal me ty. Orlando. Burgu i Vlores." Pas tre-kater ditesh Orlandon e kerkuan ne drejtorine e burgut. Si perkthyes me mori mua. Shkuam atje. Ne krye te dhomes na priti vete Hysni Kapua. Ishte i pranishem edhe drejtori i burgut, Muco Maska. Mbasi u pershendetem, Hysni Kapua e filloi i pari biseden: "Orlando, une e di per cfare me ke thirrur. Nuk po e zgjatim biseden. Vetem po te them se jo vetem qe nuk do te pushkatohesh, por do te kesh minimumin e denimit. Ate do ta kryesh ne fermen e Llakatundit. Sa te mbarosh denimin do te nis ne shtepi ne Itali." Orlandua u gezua shume. U ngritem te dlaim nga drejtoria. Se per ty Petrit isha tek xhaxhai Murat Terbaci, ne Ujet e Ftohte. Shkuam e pime edhe nje kafe tek babai yt, xha Ahmeti. Ti rri i qete se une i njoh mire ambiciet e vlonjateve."

Me vone mora vesh se po ate dite Hysni Kapoja kishte qene edhe ne mbledhjen e Komitetit te Partise. Atje kishte rene biseda edhe per mua, ku Rrapo Dervishi me kishte sulmuar keq. Po Hysniu i ishte kthyer duke thene se: "Ty Rrapo te vjen inat qe Petrit Velaj, ka qene nxenesi me i shkelqyer i shkolles tregetare. Edhe ne lufte ka qene shume trim. E kam pare vete ne luften e Tiranes."

Mbas disa ditesh dolem ne gjyq per te marre vendimin. Ne gjyq u lexua deklarata e Hysni Kapos, e cila thoshte: "Petrit Velaj, i ri revolucionar, ka marre pjese ne demostratat kunder fashizmit italian. E kam njohur qysh ne femijeri dhe ne shkollen tregetare te Ujit te Ftohte. Familja e tij ka ushqyer ndjenja te larta atdhetare." Duke e perfunduar deklaraten e vet, Hysni Kapoja perfundonte: "Vecse shtoj se, persa i takon pjesemarrjes ne Ballin Kombetar nuk ka per te ndryshuar mejtim."

Pas kesaj deklarate u lexua edhe deklarata e dyte. Ate e kishte bere sekretarja e rinise per Kukesin, Nenoce Osmani, nga Kanina. Ajo shkruante: "Petrit Velaj, aktivist i shkelqyer i rinise vlonjate. Pjesemarres ne demostratat antifashiste. I detyruar nga rrethi i tij, ka marre pjese ne radhet e Ballit Kombetar."

Deshmia e trete ishte e zonjes Neka Osmani, anetare e kryesise se gruas antifashiste te qarkut te Vlores. Ajo me fjalet e saj kishte bere nje apologji te perkryer.

Deshmine e katert e nenshkruanin tregetaret: Polizoi Kosta dhe Sallabanda. Ne deklaraten e tyre pohonin: "Petrit Velaj ne Vlore njihet si nje nga te rinjte e ndershem te ketij qyteti, pavaresisht nga bindjet e tij politike."

Megjithe keto deklarata u dhane denimet: une me burgim te perjetshem, ndersa Orlandua me kater vjet pune te detyruar ne fermen e Llakatundit. U kthyem perseri ne qeline tone, ne burgun e Vlores.

Nje dite, duke qene ne dhomen time, me vjen i vellai i Hysni Kapos, Karafil Kapua, i cili ishte caktuar komandant i rojeve te burgut. Dikur, ne femijrine tone, kishim lozur se bashku, tek kopeshti i xha Muratit. Pa te keq, me vjen ne takim duke me sjelle edhe rroba e ushqime nga shtepia e vet. Duke biseduar, me thote: "Petro, meqenese une do te punoj ketu ca kohe, teshat t'i shpie une ne shtepi." Une qendrova per nje cast dhe nuk pranova. Ai me nje ze dashamires me thote: "Po c'ke ti, mua s'me gjen gje se jam i vellai i Hysni Kapos." Duke perfituar nga intimiteti i them me ze te ulur: "Karafil, ky sistem, nuk pyet as per Leninin e Stalinin qe e kane krijuar, e jo per ty e Hysni Kapon..." Me degjoi dhe nuk beri fjale. Vinte shpesh e kembenim fjale me njeri-tjetrin sa ishte ne ate detyre. Me vone mora vesh, se kur shkoi per studime ne Bashkimin Sovjetik, vrau veten thoshin disa, te tjere se e kane vrare...

Ndermjet te burgosurve me ka lene mbresa edhe Fatosh Kokoshi. Ai kishte kryer studimet e larta per drejtesi ne Itali dhe me vone ne France. Njeri me kulture te gjere dhe mjaft i matur. Ne burg vuante ekonomikisht, por edhe shpirterisht. E mundonte shume edhe te qenurit ne burg e babait te tij, Qazim Kokoshit. Qazim Kokoshin e kam admiruar qysh kur kam qene femije. Prania e tyre ne burg e forcoi edhe me shume miqesine e shoqerise tone.

Kur bisedoja me Fatoshin, fjalet e tij, me ngrohnin, me jepnin kurajo dhe nuk e di por shpesh thosha se ato ishin fjale magjike. Kur u denua i ati Qazimi ai filloi te me fliste me shume per te. Qazim Kokoshi ishte kundershtar i hapur i Ahmet Zogut dhe i qeverise se tij. Zogu e denoi me vdekje. Megjithate, s'kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu e thirri konsulli italian Salvoni. Ai i kishte thene: "Shkelqese, kemi shume respekt per ju. Ju treguat burrerine tuaj me 1920. Italia fashiste ju vlereson edhe njehere si burre shteti. Meqenese gezoni respekt e popullaritet ne Vlore, po ju them se, pas pak dites, trupat fashiste do te zbarkojne ne Vlore dhe Durres." Sa degjoi keto fjale nga goja e Konsullit, Qazim Kokoshi iu pergjegj ne menyre te prere: "Mos gaboni te vini perseri, zoterinj. Ndryshe do t'ju pres fati i Drashovices. Po te keni koka te teperta ne Itali provojeni te shkelni token tone..." Konsulli e kuptoi nxitimin e vet dhe u mundua te perdorte fjale zbutese ndaj tij por ai, u kthye majtas, pa pershendetur doli nga konsullata. Ate dite, Qazim Kokoshi, u nis drejt e per ne Tirane, ne Pallatin Mbreteror. Kerkoi takim me Mbretin. Per cudine e obortareve, Ahmet Zogu sa mori vesh doli vete tek shkallet dhe e priti, duke i thene: "Qazim efendi, urdheroni brenda...". Por Qazimi nuk i ngjiti shkallet. Aty, me kembe e vuri ne dijeni per "fatin e zi te Shqiperise". Qazimi u mundua te largohej, kur mbreti i futi krahun, shkuan ne nje dhome pritjeje brenda e biseduan mbi dy ore. Atje qane hallet e Shqiperise.

Ne dhomen time burgut, zura miqesi edhe me ish keshilltarin e konsullates italiane, zotin Dhionis Karbunara, i cili ishte mbi shtatedhjete vjec. Ishte njeri i ndershem e me kulture. Disa kohe, vura re se filloi te vinte shpesh nje oficer i Deges, i derguar i Hito Cakos, e therriste plakun e urte dhe e merrte me vete perjashta burgut. Ata rrinin se bashku cdo dite nga ora tete e mengjesit deri ne oren dymbedhjete ne mesdite. Meqenese une e kisha perbri, tek shtrati ku flinim, i them nje dite, kur pashe se s'kishte njeri ne dhome pasi te burgosurit e tjere kishin dale ne oborr: "Zoti Dhionis, mund t'ju bej nje pyetje?". Ai u ngrit nga shtrati dhe m'u pergjegj: "Perse me pyet, more bir?". "S'me vjen mire, qe dilni cdo dite nga burgu me ate oficerin e deges" - i them. Ai me pa me dy sy te zjarrte dhe te sinqerte e me tha: "Pse s'me qan hallin qe me ka zene por edhe me pyet, more djale!" U ngrit e erdhi tek shtrati im ku po lexoja "Komedine Hyjnore" te Dante Aligerit. Uli koken e foli: "Degjo, biri im. Pyetja jote eshte shume serioze. Me vjen mire qe, ne kete moshe kaq te re, po thellohesh kaq shume ne jete. Ja ku po te them, more bir, duke te besuar se gjithshka do te mbetet midis nesh. Ata po me shtrengojne e po me thone cdo dite te tregojne se cilet vlonjate kane marre para nga konsulli italian, per zbarkimin e Italise fashiste ne Vlore." Une i habitur per kete problem e pyeta: "Po ju i dini zoteri?" "Po more bir, po. Ne ato lista te mallkuara ka edhe andej edhe kendej nga ata vlonjate qe kane marre para. Kam rene ne nje hall te madh. Ti kupton, more djale se c'dua te them. Ai qe me ka thirrur me thote, denonco njehere te tute, pastaj tanet."

Nuk vonoi me shume se dy tre jave dhe xha Dhionisin e thirri oficeri i rojes. Kur i kthye m'i tha te gjitha muhabete fije per pe. Kishte patur nje takim rreth kater ore, me Hysni Kapon, ne ndertesen perballe burgut te vjeter, ne Komitetin Ekzekutiv, ne lagjen Karabash. Ishte i gezuar dhe sapo u fut ne dhome m'u hodh ne qafe e me tha: "Petrit, shyqyr qe shpetova! Pata nje bisede te gjate me Hysni Kapon. Ai, mbasi i mori vesh te gjithe personat qe kishin marre para nga italianet per pushtimin e Shqiperise, ma preu shkurt: "Ta mbyllim kete pune, Dhionis. Ti nuk ke pune te denoncosh asnje pale"..."

Ne burg, me shume kohen e shkoja duke lexuar libra sidomos "Komedine Hyjnore" te Dante Aligerit, Petrarken, Karducin, Lombardin e sidomos, poetin e enderrave te rinise, Lamartinin. Fillova te mesoja anglisht me profesor Ali Radhimen. Shpesh rrija e degjoja eruditet e burgut: Kudret Kokoshi, Fatosh Kokoshi, Abdul Kuci, Stiliano Gaxho, profesor Muhamet Hoxha, Selahedin Peshkepia, etj.

Ne burg ishte e percaktuar edhe dita e takimeve me pjestaret e familjes: nje here ne dy jave, sipas rregullores se burgut. Me dhimte ne shpirt kur shikoja si zgjateshin tek porta e burgut duart e babait, te nenes, motres Fatime dhe vellait Hulusi. Per vizite ne burg me vinte edhe djali i dajos, Karehman Mezini, si dhe e shoqja e Qamil Bej Frasherit, Hajrie Frasheri. Kur ishte dita e pazarit me vinte per vizite edhe familja e Veli Shahinit, nje familje e varfer nga Porua e Myzeqese, te cilet ishin miq te babait. Me kenaqnin kur binin ftonj, shege, rrush e prodhime te tjera bujqesore.

Motra Fatime, edhe pse me tre femije dhe burrin, Galip Haxhiu te ikur jashte vendit, aty e mbante koken e shkreta, tek dera e burgut. Ndersa babai me keshillonte: "Degjo more bir, nuk te them qe te ulesh koken, por mos e merre maj me maj me keta se te marrin erezin..." Ndersa nena nuk dinte se c'te thoshte nga emocionet qe kishte vecse me tregonte se me kishte sjelle ate e kete embelsire qe e kishte bere kasten per mua. Nje dite e pashe se kishte dicka te rendesishme per te me thene. Fliste me koken nga muri. I kishte vdekur vellai i vetem, dajua im, Hamdi Mezini. Ajo e dinte qe une e doja shume dajon. Ishte kryeinspektor i doganes ne portin e Skeles. S'kaloi shume kohe dhe vdiq edhe gjyshi, Muco Mezini, tregetar i njohur i strofave ne Vlore. Njerezit e nenes i kemi dashur shume.

Prane krevatit tim ne dhome ndodhej dhe profesori Shezai Radhima, matematicien dhe njeri i nderuar. Kur mori vesh vdekjen e dajos tim, ai u deshperua shume, pse vajzen e tij e kishe per grua.

Pra ishte vjehrri i tij...

Nje dite vjeshte ra nje termet i madh saqe neve na u duk se na zune brenda muret e vjetra te burgut. Ne oborr rane copa qiramidhesh, traresh te kalbur dhe copa suvashe. Burgu i Vlores ishte nje ndertese qysh ne kohen e Turqise. Sikur nuk mjaftoi kjo, te nesermen ne mengjes qielli e shfryjti gjithe zemerimin e vete me nje rrebesh shiu. Plasi nje shi sa u mbytem neper dhoma. Dolem ne oborrin e burgut. Me pantallonat te shperveshura vinim verdall si kuaj ne leme. Kur c'te shikojme? Degjojme nje ze bertites. Ishte gardiani Hate, Karonti i Ferrit te Vlores, i cili po perzinte neper ujerat e turbullta nje tabele qe po shkonte drejt kanalit te banjove. Nje moment ndali dhe bertiti: "E kapa!" A thua se ishte Eureka e Arkimedit. "Shyqyr!" i thane te burgosurit. "E kapa se desh me mori ne qafe, kjo tabele." - tha Hatja dhe iku. Ne thame, e shkreta tabele sado qe era e perplasi mbi ujet e oborrit me shkronja lart ku shkruhej: "Hajde, te dua ne Dege. Nje pyetje ke dhe do te kthehesh prape. Sikur qameti te behet, per dy - tri dite do te kthehesh ne shtepi..." Te shkretet njerez. Si mund t'i genjente mendja e te ktheheshin ne shtepi. Nga Dega te gjithe shkonin ne nje bote tjeter.

Ne pranveren e vitit 1946, na vjen nje oficer i Deges se Brendeshme dhe na thote se u arrestuan, qente, tradhetaret, rrufjanet politike. Kur e pyeti dikush, vetem atehere ai pranoi te spjegohej. Ishte fjala per arrestimin e grupit te rinise nacionaliste vlonjate: Vendigjar Hamzaraj, Engjell Kokoshi, Abdurrahman Kreshpa, Burim Kokoshi, Klito Lamaj, Eqerem Sorra, Petrit Mara, Dilaver Premti, Kujtim Kreshpa, etj. Me te vertete ishin nga djemte e zgjuar dhe guximtare te qytetit te Vlores. Arrestimi i tyre krijoi nje tronditje te vertete ne gjithe qytetin. Ne prisnim qe ata te vinin ne qeli, por me kote pritem, pasi i mbajten shume gjate ne bincat e sigurimit te shtetit. Une nuk i takova dot, sepse ato dite do te transferoheshim ne nje burg tjeter.

Me gjithe vuajtjet e medha qe hiqnim, ilaci shpirteror i yni ishin kenget labce qe kendonim ne burg. Me kujtohet si tani, kishim dy grupe labce te forta, Dukatasit dhe Smokthinjotet, qe alternoheshin midis njeri tjetrit. I vecante ishte edhe grupi me kengetaret nga Gjom - Brataj - Lepenice. Mbaj mend Esat Sherifin dhe Muco Sherifin nga Gjormi, kengetare virtuoze. Bashke me Sadik Sinanin nga Lepenica ishin tri violinat e para te sinfonive labe. Mes ketyre kengetareve pa droje futeshin edhe avokat Abdyl Kuci dhe profesor Bego Gjonzeneli. Abdul Kuci, sa futej atje, ma bente me dore edhe mua e keshtu dalengadale edhe une bera pjestare i perhershem i ketij grupi. Zakonisht kendonim kenge te lashta, te tradites se popullit. Nuk mungonin edhe kenget per trimat si Gjkoleka, Dervish Aliu, Luman Bala, Fejzo Xhafon... Kur ndizej kenga ne oborrin e burgut Bego Gjonzeneli ngrihej e kercente aq bukur vallen labce sa me kane mbetur ne mendje levizjet e tij tere dinamizem dhe elokuence. Abdul Kuci i mbeshtetur tek shkallet e burgut na thoshte: " Ja, more djem, kjo eshte vallja labe. Begua e kercen si te mocmit, qe e hedhnin vallen per oda".

Nje mbremje sikur e parandjeme se dicka e keqe do e ndodhte me disa prej nesh. Grupi lab filloi te kendoje nje kenge te pervajeshme, e cila i mblodhi te gjithe te burgosurit rreth vetes. Kengen e ngriten aty per aty Esat Sherifi nga Gjormi dhe Rexhep Sulo nga Berati.

Ne vargjet e asaj kenge mbaj mend se thuhej:

Shqiperi e bardha nene,
c're te zeza te kane zene,
djemte e t'u posi ergjende,
nje nga nje t'i hane gjerpenjte!...

Rrija ulur prane profesor Begos. Duke degjuar ate kenge aq te dhimshme qe aludonte per koherat e reja te Shqiperise i them:

"Profesor, m'u kujtuan disa fjale te mencme te Bomarshese, i cili thote se kenget e deshperimit jane kenget me e bukura. Une di shume prej tyre, te cilat jane psheretima te verteta."

Erdhi darka. Ashtu gjysme te uritur rame ne shtreterit ane te fleme. Mesnata na e prishi gjumin. Ishin "Skifteret e nates" sic i quante Bego Gjonzeneli, prokuroret, Selim Alimerko, Namik Xhafa. Ata moren disa prej te burgosurve dhe i cuan drejt ekzekutimit. Dy ishin vendet e ekzekutimit: Bishti i Kalldremit dhe Ura e Ballisteve ne Qafen e Kociut.

Te nesermen heret, nje gardian i quajtur Pulla, me origjine greke, na rrefeu se si i goditen me thika qysh ne makine, Tahsim Muratin, Qemal Xhyherin, Muharrem Sharren.

Nje nate tjeter moren per te pushkatuar dy vellezerit Lamaj nga Treblova si dhe Meto Kokoshin. Kur po zbrisnin nga makina ne vendin e ekzekutimit shperthyen zinxhiret dhe u larguan neper erresiren e nates. Meton e kapen te nesermen dhe e torturuan derisa dha shpirt nga torturat. Kur i degjonte keto Kudret Kokoshi ne burg dridhej i teri. Ndersa Lamajt u vrane pas dy - tre javesh ne perpjekje me forcat e ndjekjes.

Burgu i Vlores ishte nje sketerre e vogel. Papritur, me 14 shtator te vitit 1946, vjen Muco Maska i shoqeruar nga xhelatet e Deges se Brendeshme dhe lexon nje liste, me 81 te burgosur, ku ishte edhe emri im. Na rreshtuan ne oborr. Mbasi na lidhen duart na thone: "Do t'ju cojme ne Ferrin e Dantes, ku nuk do te shihni as diellin me sy." Aty rreth ores dymbedhjete te nates, na hypen neper makina. Dyzet vete te lidhur me nje zinxhir. Makinat shoqeroheshin nga tete makina me ushtarake. Nje nate te tere duke udhetuar neper fusha e male flisnim me veten tone. Tek te gjithe te burgosurit lindi pyetje: "Ku valle qenka ky Ferri i Dantes ne Shqiperi? Ne c'vend bie?..."



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora