E hene, 18.11.2019, 04:24 AM (GMT)

Komente

Alma Lama: Ambicje neootomaniste

E shtune, 19.10.2019, 03:00 PM


Domethene erdhi dita qe perkrahesit e Erdoganit ne Kosove, te pengojne nje proteste qe zhvillohet per mbrojtjen e te drejtave te njeriut!

Pra ndikimi i presidentit autoritar turk, i cili ne raport me Ballkanin ka ambicje neootomaniste, arrin deri ne piken kur mbeshtetesit e tij, edhe pse te paket ne numer dalin ne rruge dhe manifestojne te njejten mungese tolerance.

Kjo pamje e shemtuar nuk duhet toleruar nga shoqeria ne Kosove, as nga institucionet.

Jo vetem pse penguan nje proteste kunder dhunes ndaj popullit kurd, por sepse penguan lirine e shprehjes, nje e drejte themelore demokratike.

Nese nuk reagohet, do te perseritet, nese perseritet do te behet norme.

____________________

Jam per vleresimin e artit mbi bazen e vlerave artistike, ndarazi nga qendrimet politike, por dhenia e cmimit Nobel nje shkrimtari qe pervec te tjerash ka shkruar ne perkrahje te krimeve dhe gjenocidit, eshte kunder vlerave humane qe letersia dhe arti duhet te percjelle.

Nga ana tjeter, me kete rast u rrezua teza se Kadare nuk e merr Nobelin per shkak te qendrimeve te tij gjate periudhes komuniste.

Kadare eshte shkrimtar i madh qe me vepren e tij percjell mesazhe universale te humanizmit, pavaresisht nga cmimi Nobel.

Pas zhvillimeve te ketij viti, do bente mire ta refuzonte, nese do t’i akordohej.

https://www.facebook.com/alma.lama.9



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT