Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shefet Ademi: Kadareja dhe Nobeli

| E shtune, 19.10.2019, 03:02 PM |


KADAREJA DHE NOBELI

Nga Shefet M. Ademi

Epoka e letërsisë shqiptare ka njohur, shumë intelektualë, filozof, shkencëtar, artistë, dramaturg, madje edhe shkrimtar e poetë. Që nga periudha e Gjon Buzukut, e deri në ditët e sotme shqiptarët patën shumë figura të mëdhenj të kombit shqiptar, që ditën dhe punuan për të mirën e kombit shqiptar. Kur luftërat zhvilloheshin për pushtet, letërsia nuk e ndali rrugën e vet asnjëherë pa marrë parasysh hovin e vrullshëm shkatërrimtar, që i'u vë përmbi supe. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, letërsia zhvillohej në gërmadhat shtazarake, populli ynë ende i pakonsoliduar moralisht dhe emocionalisht, prapë gjeti shtegdalje për kapërcimin e katrahurës, që e ndiqte nga pas.

Letërsia, prodhoi shumë rryma në të mirë të kohës, pa i'u përshtatur fatkeqësive që e dirigjonin popullin  drejt humnerës dhe zhbërjes katastrofike. Njeriu i cili në kohërat më të vështira, e lëvroi arën e sertë të letërsisë, ishte edhe Ismail Kadare i cili me letërsinë e tij, kushtuar popullit shqiptar u'a mbylli gojën dashakeqësve që ditën punonin për Shqipërinë, kurse natën kundër saj.

I lindur dhe i edukuar, në qytetin e Gjirokastrës një qytet i gurtë dhe mjaft piktoresk, tashmë koha po tregonte se në këtë vend kishte lindur një njeri që do arrinte majat e larta për letërsinë dhe kombin shqiptar. Diktatura, e egër komuniste e kishte parë qysh herët, se te ky djalosh  një ditë do të bëhej një shkrimtar i madh me përmasa botërore. I shkolluar në Institutin ?Gorki” të Moskës, dhe i brumosur me talent të fortë, e ardhmja po e priste me plot dëshirë për të hyrë në rangun e shkrimtarëve botëror.

Viti 1963, do t'jetë vit i një gjenerali shqiptar, që do të botonte një Gjeneral të Ushtrisë së Vdekur, që nga artdashësit u prit me mjaft entuziazëm, dhe do të ishte padyshim krenaria më e madhe e kombit shqiptar. Fama e tj filloi t'i mundoj, planprishësit siç ishin komunistët, që nuk dinin fare se ç'domethënë të merresh me letërsi. Ai, nuk u ndal asnjëherë duke vazhduar një konglomeratë veprash që do të dilnin pa ndërprerë, duke treguar se ishte një shkrimtar normal në një vend abnormal siç ishte Shqipëria nën diktaturën komuniste.

Romanet e tij vazhduan të botohen në Shqipërinë Komuniste, edhe pse fati e deshi që disa u ndaluan e disa patën fatin e keq për të mos dal më kurrë. Në vitin 1991, pas një izolimi të Shqipërisë afro 41 vjet, ai dha lajmin e shpërnguljes së tij drejt Francës ku i botoi romanet më të mira, dhe në fund Akademia Franceze  e dekoroi me? Anëtar Nderi” i kësaj Akademie.

Edhe pse nuk është fitues i  ?Nobelit” për letërsi, Kadareja me famën e tij i mbyti idiotët, bashibozukët, që flasin vazhdimisht kundër tij dhe famës botërore. Filozofi francez Zhan Pol Sartri, nuk e pranoi çmimin Nobel, për letërsi sepse ai ishte shkrimtar  më i madh se Nobeli.

Edhe ata, që i mundon fama e Kadaresë, mos harrroni se ai është shkrimtar i madh edhe pa Nobelin sikurse Sartri!