E hene, 18.11.2019, 04:24 AM (GMT)

Kulturë

Bardhyl Maliqi: Dallëndyshja e përhershme e letërsisë lëvizëse

E premte, 18.10.2019, 07:03 PM


QARK DITËVE TË TUA FEHIME SELIMI-BUKURIA E ZGJUAR FEMËRORE, DALLËNDYSHJA E PËRHERSHME E LETËRSISË LËVIZËSE!

Nga Dr. sc. Bardhyl Maliqi

Në vetullate tua prehet fluturimi i dallëndyshes, poetja jonë Fehime Selimi! Poetët si piktorët e fjalës së bukur skicojnë buzëqeshjet e tua tek ato fluturojnë nga shtegu i harkuar i vetullave në ëndrrat tona njerëzore. Ne vijmë tek ty me një grusht dashuri më tepër, të mbledhur në sqepin e pëllumbit të bardhë të shpirtit gjatë leximit të veprës tënde, Fehmije.Midis këngëve vargu ytdhe malli i një moti shkrihen e bëhen një dhe  çdo herë kur dita e re i jepte dritë dashurisë sonë, soditjet shpalosen para buzëqeshjes dhe kënga jote e ka të freskët  ngjyrën e blerimit. Çdoherë kur të rrihnin erërat e të pagëzonin me të gjitha emrat poetja jonë! Dhe ditët e tua janë mërgimtare të palodhura që rrugën e vet e masin, me kujtime…e ne poetët bashkëkohës me ty në to bëhemi çerdhe e zogjve të lodhur në muzgjet e pritjes.Ditët e tuajanë bredhëse të përjetshme, që në vetvete e ruajnënjë legjendë të heshtur,e ju në të jeni përrallë e pasosur…Ditët e tuajanë stinë të harruararrugëve të jetëse ty në to je djep i vjeshës së vonë ku përkunden zgjimet.

Nuk ështe kohë e pakohë, legjendë e shirave që bien ende mbi fushat tona. Historia shtrinte këmbët në legjendë. Grykave kriste pushkë, shpateve dëgjohej këngë e fyellit derisapërbotshëm binte shi mbi fushat tona. Dhe ne Fushat i linim shkret e maleve bënin dasma. Mes dasmave e vdekjeve legjenda shtrinte këmbët në histori. Dhe ne pa të pa titujemrat e mbiemrat na i ndërruan. Herë na thane Muhamed, herë Krishtit dhe ne i besuam. Dhe Emra e mbiemra mbetën e ne, në binarë të kohës dhe Kohën e shaluam.

Ne e dimë Fehime se përmbledhjen e parë letrare “Fjala ime ka etje” që e botove më 1980 në Shtëpinë Botuese “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, ka ende etje. Madje etje të pashuar, ndoshta prandaj e e shkrove dhe botove “Lule në ethe” më 1982 në Prishtinë tek “Rilindja”. Por mbase titulli i librit tuaj të tretë ”Dita e trembëdhjetë” më 1990 që e botove sërish  në “Rilindje” ishte një fletëthirrje e gabuar për vdekjen tënde të parakohshme, ende një poete 51 vjeçare.

U mblodhën poezitë e tua në sirtarë kujtimesh dhe “Kohë shirash” u botua fatkeqësisht pas vdekjes tënde më 2007 nga Shtëpia Botuese “Vatra”. Ikja juaj para kohe la një boshllëk jo vetëm në zemrat tona, por edhe në letërsinë tonë, sepse ty ende gjithsesi nuk e kishe thënë fjalën e fundit. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt Fehime! Këto kam përshpëritur edhe në Filat, Pargë, Konispol e Sarandë këto ditë të zgjimit të kujtimeve të tua në Çamërinë tonë. Kam përshpëritur qark ditëve të tua Fehime Selimi-bukuria e zgjuar femërore, dallëndyshja e përhershme e Letërsisë Lëvizëse!

E Letërsisë Lëvizëse them me zë të lartë, pasi  letërsia, posaçërisht poezia e ka përqasjen e zogjve brenda saj. Lëvizja është dimension i përhershëm filozofik dhe jetësor. Më kujtohen lëvizjet e qarqeve letrare në Shqipërinë e ditëve të mia: Gjirokastër, Tropojë, Shkodër, Elbasan, Korçë e Vlorë, Durrës e Tepelenë, Lezhë dhe Sarandë. Ato janë si llampa lëvizëse të flakës poetike. Është e bukur ideja e Manifestimeve Letrare të Letërsisë Lëvizëse pasi përkujton dhe përqëndron figura të denja poetike si Fehmie Selimi. Shpërndan fidanët e njomë të poezisë së saj për të harlisur e gjethuar në vitet  që vijnë. Letërsi Lëvizëse në vite dhe kohë të ndryshme, në qarqe letrare e vendbanime të ndryshme ku kulmojnë flakët e poezisë, që na ndriçojnë rrugëte reja të pashkelura më parë. Ju thashë se letërsia dhe artet s’janë monopol i askujt, ato shtegëtojnë në kohë dhe hapsirë për të gjetur rrugëkalime  të reja, të pashkelura më parë.

Mes dasmave e vdekjeve/ Legjenda shtrinte këmbët në histori” - citova më lart një strukturë poetike të Fehimes. Le të qëndrojë pak tek metafora legjenda shtrinte këmbët për të kuptuar seç është letërsia si e tillë. Kush tjetër i shtrin këmbët? Mbase koha, mosha, përvoja, nata, dita, hieja, dielli, reja, gëzimi e trishtimi. Dhe kështu pa fund. Poeti e zbulon këtë lulnajë metaforike me nuhatjen e tij të pashoq. Kështu nëse unë them “Mes ëndrrës dhe zhgjenrrës koha shtrin këmbët në ditët tona, s’ka thënë diçka të re, por kam kam bërë një fotoflash të metaforës së Fehimes. Për t’u kuptuar më mirë po ju përsërit një apo dy tema diskursi me nxënësit dhe studentët e mi. Nëse unëpyes sepërse i përdorim syzet me madhësi, formë e ngjyra të ndryshme dhe ju më përgjigjeni se doni ta shikoni realitetin më mirë, ta ndryshoni dhe performoni atë –s’keni bërë asnjë gabim. Përdorimi i syzeve na ka bërëtë ndryshëm nga dje. Ai na detyron ta shndërrojmë realitetin ashtu si përdorimi i salcrave dhe vajit ndryshon shijen e ushqimeve. Emëruesi i përbashkët mes szyeve dhe salcrave është pikërisht ideja e ndryshimit. Provoni tani të ndryshoni pozicionin e shikimit për të përftuar qindra foto të reja mbi relitetin e njëjtë që mund të jetë kurora e një rrapi si në eksperimentin tim me nxënësit. Kështu, në çdo hap të etërsisë lëvizëse na bafasojnë prurjet e saj të reja. Por gjetjat e mira dhe të denja artistike kanë autorësi të lakmueshme si atë të poetes suaj dhe tonës Fehime Selimi!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT