E shtune, 26.09.2020, 01:26 AM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Çmimi Nobel nuk i takon një shkrimtari rebel

E merkure, 16.10.2019, 09:00 PM


ÇMIMI NOBEL NUK I TAKON NJË SHKRIMTARI RREBEL

Nga Dedë Preqi

Do duket si një teatër absurdi, nëse Çmimi Nobel, do përbuzej në këtë mënyrë, duke e marrë edhe të pa merituarit, sikur në këtë rast tëshkrimtarit Peter Handke nga Austria, sepse përveq se do të ishte një retrospektivë ndaj gjinisë letrare dhe Letërsisë Botërore, një gje e tillë ngjall shumë reagime dhe përçarje në mes popujve, kur autori i këtij nobeli të pa merituar ishte paraqitë hapur para botës, në mbrojtje të kriminelit dhe kasapit të Ballkanit S.Millosheviq, si edhe kundër NATO-s, që kishin për qëllim çlirimin e popullit shqiptarë të Kosovës.

Do të ishte «nënçmim»  për një Institucion të lartë dhe të veçantë e me vlera universale, i cili do bëhej pre e një logjike të tillë, duke ia humbur vlerën këtij titulli të madh Nobelian të vepres njerëzore, dhe si pa turp dhe konsekuencë morale e njerëzore ngritet një njeri i tillë mbi njëmendësinë botërore pa meritë.E kanë latinët e vjetër një thënje të veçantë, «non bis in idem»-që do të thotë, mos u përseritë më.

Kjo dëshmon se ndaj shqiptarëve edhe Evropa po e përvetëson sëcilën ditë e më shumë një politikë ndryshe, apo tërësisht të njëanshme, dhe kjo anshmëri e ka përcjellë Kosovën dhe popullin e saj deri në ditët e sotme, duke e lënë popullin SHQIPTARËsi të përjashtuar, nëse marrim parasysh pozitën e tyre si dytësore, kur shkrimtari i madh i këtij populli Ismail Kadare, disa herë konkuron për një Nobel, që e meriton me veprat e veta të karakterit letrar botëror, dhe deri me sot sikur mbetët në bankat rezerve të këtij Institucioni.

Duke dhënë një shpjegim të thjeshtë për shkrimtarin austriak Peter Hadke, ky autor do quhej si një mjeshtër i madh i Letërsisë austriake dhe botërore me një stil të veqantë që ka në këtë lëmi, sidomos në prozën e tij të shquar, por shkrimtarin në fjalë e bënë edhe më të «shquar», mbrojtja e tij e vazhdueshme e kriminelit Millosheviq, duke shkakëtuar polimika të shumta në opinion dhe rajon, i cili në paraqitjet e tij publike kriminelin e quan hero dhe mbrojtës i popullit serb.

Një gjë e tillë do ishte krejtësisht iracionaleme vlerat e Letërsisë dhe ato universale dhe nuk do shquhej vlera e këtij Institucioni N O B E L, nëseveprat njerëzore e marrin vlerën e tyre në këtë mënyrë,apo Akademia Suedeze do të nominonte me një çmim të tillë edhe autor kontravers, ku një qëndrim i tillë do shdërrohet në të kundërtën e Nobelit në «Ç`NOBEL» dhe për këtë donominohen edhe autorët që janënë përkrahje përveq Millosheviqit, edhe të Qaushevskit, Gadafit, E.Hoxhës, Sadamit, Erdoganit dhe shumë diktatorëve të tjerë të botës.

Populli shqiptarë nuk është urrejtës dhe as dhunues i një populli në rruzullin tokësor, por dhe as xheloz ndaj austriakut e shkrimtarit Peter Handke, si nominues i Çmimit Nobel për Letërsi, por një rast i tillë, sipas rregullave dhe parimeve të titullit Nobel, që jep Akademia Suedeze, për vepra të shquara  të kësaj lëmie, këtë herë nuk e ka goditur cilin e vet, por e ka çoroditur tradicionin dhe parimin e këtij titulli të madh botëror.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora