E enjte, 25.04.2024, 09:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Astrit Lulushi: Henry Wadsworth Longfellow - Psalmi i jetës

E marte, 15.10.2019, 06:26 PM


Psalmi i jetës

Henry Wadsworth Longfellow*

(Shqipërim nga Astrit Lulushi)

Mos thuaj se je thjesht një numër

Apo se jeta është ëndërr e zbrazët

Sepse njeriu i zhytur humb

Dhe gjërat nuk janë ato që duken.

Jeta është e vërtetë, e zellshme

Dhe varri nuk është qëllimi i saj;

Shprehja “nga pluhuri në pluhur”

Është për trupin dhe jo për shpirtin.

As kënaqësia dhe as pikëllimi,

Nuk janë fundi i destinuar;

Por për të vepruar, që çdo nesër

Të përgatisë të nesërmen tjetër.

Arti është i gjatë, koha e qetë

Dhe zemra e guximshme

Prapëseprapë, e mbytur rreh

Në marshim funebër deri te varri.

Në fushën e gjerë të betejës,

Në kampin e luftës së jetës,

Mos rri si bagëtia në vathë

Por bëhu një hero në ngritje.

Mos ki besim tek e ardhmja

Se do të jetë e këndshme

Lëre të vdekurin e vdekur

Të varrosë të vdekurin e tij

Vepro - futu në jetën e gjallë

Me zemrën brenda e Zotin mbi vete.

Njerëzit e mëdhenj na kujtonë

Se jetën mund ta bëjmë sublime

Dhe, duke ecur, të lëmë pas

Gjurmët në rërën e kohës;

Gjurmët, mbase një tjetër,

Që lundron në detin e jetës

Një i braktisur apo një anije,

Duke i parë, do të marrë zemër.

Le të jemi, pra, dhe të bëjmë

Me zemër për çdo fat;

Duke arritur e duke ndjekur,

Të mësojmë dhe të presim.

——-

*Longfellow ishte poeti më i njohur në Amerikë që sa ishte gjallë. Siç shkruante një miku i tij, "asnjë poet tjetër nuk u njoh aq plotësisht në jetën e tij". Shumë nga veprat e Longfellows ndihmuan në formimin e karakterit amerikan dhe trashëgiminë e tij letrare, veçanërisht me poezinë "Udhëtimi i Paul Revere". Henry Wadsworth Longfellow ishte një figurë kaq e admiruar në Shtetet e Bashkuara sa që ditëlindja e 70-të e tij në vitin 1877 u festua si ditë kombëtare, me parada, fjalime dhe lexime të poezive të tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora