E enjte, 18.04.2024, 09:09 PM (GMT+1)

Mendime

Mehmetali Rexhepi: Lamtumirë i durimit dhe besimit të pathyeshëm

E marte, 15.10.2019, 07:21 PM


IN MEMORIAM: LIMON ISUFI

LAMTUMIRË BACA I DURIMIT  DHE BESIMIT TË PATHYESHËM

Ngushëllimet për Bacën Limon vijnë krejtësisht të natyrshme, sikurse një rrjedh e qetë lumi... Veprimtari Ahmet Isufi e kishte jo vetëm baba, por dhe një shok këshill-dhënës e këshill-marrës... Bacën Limon vazhdimisht e ka karakterizuar atdhedashuria dhe vullneti i pathyeshëm për lirinë e shqiptarëve... Kurrë nuk është ligështuar, as nuk është thyer nga pushtuesit e okupatorët serbë. Gjithnjë, ne që e kemi njohur, na ka dhënë shtytje për të ardhmen... Nuk e ka pasur lehtë me fëmijët atdhetarë: Saimja në ilegalitet, madje u detyrua të dilte jashtë në emigrim për të vijuar edhe atje kundërvënien ndaj shtetit okupator; Ahmeti po ashtu, veprimtar i grupeve ilegale, pastaj i burgosur politik, i torturuar dhe i gjykuar, luftëtarë dhe komandant i UÇK-së i Zonës së Karadakut, mandej  veprimtar politik i pas Luftës Çlirimtare ... Baca Limon asnjëherë nuk e ka shfaqur as fijen më të vogël të dëshpërimit nga trusnia e rrethanave politike, të cilat e ndoqën familjen e tij atdhetare... Jeta e durueshme e Bacës Limon arriti t`i përjetojë dy epoka: periudhën e ndjekjeve për zhbërje të shqiptarëve dhe epokën e qëndresës paqësore, si dhe rrethanën e qëndresës paqësore dhe me pushkë... Ai arriti ta përjetojë  dhe ëndrrën, përkrahjen Euro-Atlantike dhe çlirimin e Pavarësimin e Kosovës! Për jetën e tij të vuajtur e të ndershme mjaftuan këto... Baca Limon shkoi i lehtësuar në botën e amshuar! Ai la pas bijtë, bijat, nëpër e mbesa dhe shtetin e Kosovës që po konsolidohet... Lamtumirë Baca Limon! Lavdi durimit tënd!

Mehmetali Rexhepi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora