E marte, 19.03.2024, 11:02 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Papa Gjon Pali II

E marte, 15.10.2019, 06:39 PM


Nga Fritz RADOVANI:

PAPA  GJON  PALI  II

PORTRETI  I  TIJ  REFLEKTOI  GJITHKUND  DRITEN !

Tue fillue që në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut e deri në ate moderne, ku çdo çast diskutohej kenja ose moskenja e tansisë sonë toksore si Shtet, roli i Vatikanit ka kenë gjithmonë vendimtar për fatin tonë. Unë nuk kam në mend me ba përsëritjen e atyne fakteve historike në lidhje me këte që thashë, as përsëritjen e atyne ngjarjeve ku diskutohej se kujt i përket Korça apo Gjinokastra, Kosova apo Çamëria, Hoti apo Gruda, Himara apo Vorio Epiri, por do të cilësoj se rishikimi dhe rivlersimi i të gjitha momenteve kyçe për fatin e Shqiptarve dhe i Tokës së Tyne që thirret Shqipni, asht i lidhun për Eshtnat e Klerit Katolik Shqiptar, gjithmonë besnik ndaj Papës dhe Vatikanit që në ekzistencën e Katoliçizmit në Shekullin e Parë të Epokës së Re. Kjo besniki e Klerit dhe e ndjekësve të Besimit Katolik në Shqipni asht vlersue dhe vlersohet nga të gjithë Papët e Kishës Katolike. Merita historike i përket Alpeve sëpse, Ata e kanë pague ma shtrenjtë se kushdo qendresën tue fjetë me armë në nënkrejsën shekullore të cungës apo të gurit palatuem, gja që e dëshmon gjaku i derdhun rrëkajë ndër ato vise.

Në Vatikan Kardinali Vojtila vjen Papë mbas 445 vjetësh të kenjes italian. Ardhja Tij me 16 Tetor 1978 si Papë në Vatikan nga Polonia kur endè zgjedha komuniste asht mbi Popullin Polak dhe, që në vitin 1980 Ai tha se, karrshi tokave të lame me gjak Shqiptarësh në Jugun e Italisë n’Otranto, ku u bane betejat e famëshme kundër pushtuesve turq, “asht prap sot një popull i vogël që po vuen shumë nga diktatura tjetër, asht Populli Shqiptar, për të cilin unë lutem përditë.”

Ardhja Papë e Gjon Palit II ka dy shpjegime me shumë vlerë për me u kuptue sësa i Madh qendron Portreti i Tij në Historinë Botnore: Ai vjen nga një vend ku vazhdon me kenë komunizmi stalinjan në pushtet dhe, asht një Kardinal Vojtila që e ka provue até mbi shpatullat e Tija. Ai vjen në Selinë Botnore të Katoliçizmit Dymijvjeçar në Romë kur komunizmit totalitar “Ai i zbuloi anën shpirtnore të Njeriut”, Ky dhe vetëm Ky asht misteri i Madhështisë së Tij, sëpse askush para Tij nuk ka mujtë me kuptue anën shpirtnore të Njeriut në sistemin totalitar e, me i zhbërthye prangat e tiranisë komuniste barbare me tri fjalë të vetme:

“NON ABBIATE PAURA !”, “MOS KENI FRIKË !” sëpse, Ai njeh parimin filozofik të historisë: “Kur një Popullit i ikë frika, shpejt Atij i vjen LIRIA !” dhe, mbas takimit me Regan në Qershor 1987, Vojtila shpartallon komunizmin ateist me Kristjanizëm… pra, pa gjakderdhje dhe vetem me paqë, por jo me paqë nën kamxhik dhe kallashnikov…

Kujtoni për një moment takimet dhe bisedat me Regan dhe Gorbaçov. Asnjë takim nuk asht ba në bazat e rraketave, bunkeret, nëndetëset apo zonat e fluturimeve kozmike, por në dhomën e pritjes së Papës Gjon Pali II, në një tavolinë kuadrate, të lëmutë, të bardhë, të pastër dhe të shndritëshme siç ishte Ai vetë, ku, mbështetëshin vetëm katër duer…që porsa lidheshin Burrnisht njena me tjetrën: “Nënshkruenin marrveshje paqe e dashnije të pakufi për mbarë Njerzimin!”Ky ishte Papa Polak Karol Vojtila që ndryshoi Historinë!

Ky ishte Ai Burrë “që lutej çdo ditë për Popullin Shqiptar dhe për të Shqiptarët e të gjitha Besimeve…” Ky ishte Ai Burrë që do të thente akujt shekullor të Adriatikut dhe do të shpartallonte Perdën e Hekurt gjysëm shekullore të komunizmit, acari siberian i së cilës na kishte izolue nga krejt Bota Europjane Përparimtare!”…. Ky ishte Polaku Vojtila, që kur Bashkimi Sovjetik kërcënoi Poloninë për këto lëvizje demokratike atje, Ky deklaroi: “Nëse një ushtar sovjetik do të shkelin kufinin polak, unë do të çveshëm si Papë dhe do të shkoj me luftue për Lirinë e Atdheut tem!”

Ai dinte me çmue Lirinë dhe Pavarësinë e Popujve të gjithë Botës e, jo, pa qellim tha në Kathedralën e Shkodres së dhunueme: “Historia endè nuk e ka njohë atë që ka ngja në Shqipni. Pra, të dashtun Shqiptarë, drama e juej duhet me i interesue gjithë kontinentit Europjan! Asht e domosdoshme që Europa mos të harrojë!”…

Asnjëherë fjalët e Vojtilës nuk do të quhen kujtesë, as në historinë e Shqipnisë dhe as në ate të Europës, por asht një vërejtje e randë që Papa i bani Europës, dhe Historisë së saj: “Historia endè nuk e ka njohtë ate që ka ngja në Shqipni..” Por, nuk mjaftohet me kaq, mbasi Ai e di se Europa kjoftë edhe pjesërisht nuk asht aq e paditun për çka asht ba tek na, prandej, fati i Shqipnisë nuk duhet të mbesin në dorën e “një pjesës” së Europës, po “drama e juej duhet me i interesue gjithë kontinentit Europjan!”, pra “duhet”, asht detyrë, asht kusht e jo mundësi, që mundet ose jo, po, prap ma e percaktueme “Asht domosdoshmeni që Europa mos të harrojë!”…

***

E, çka mos të harrojë? Të mos harrojë të tashmen por, as të shkumen, sëpse, këtu, asht fjala pikërisht për vendin që mbrojti Ate Europë nga invazioni turk, po, që Ajo, shtihet se “ka harrue”.., ose ma mirë me thanë se ban sikur e ka harrue…

Ja, pra, kjo asht “domosdoshmenia” e Shqipnisë së Lirë dhe Demokratike!

E në darkë asht po, Ai, Papa Gjon Pali II, që përballë Mikut të Vet Gjergj Kastriotit Skenderbeut, në sofren bujare e mikpritëse Shqiptare, me 25 Prill 1993 në Tiranë, tha:

?”Shqipni qëndro në naltësinë e kësaj Beteje të Madhe!”…

Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat. Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”.

Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv.

Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë ishte fjala për Shtet i cili në emën të një Feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit.

Kurse këtu, Shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues.

E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerëzorja”, liria e tyne. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht  e domosdoshme që Europa mos t’Ju harrojë.

Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen...

Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. ?Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim…”

***

Europa pra, duhet ta dijë o sot, ose kurr: Pikrisht, kur Shqipnia edhe i perket Asaj…

?Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim…”

Mendoj se, Bashkimi Europjan sot i kujton mirë Fjalët e Papës Gjon Pali i II..!

Melbourne, 15 Tetor 2019.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora