E premte, 29.03.2024, 05:21 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: O presidenti ynë...

E marte, 15.10.2019, 06:56 PM


O PRESIDENTI YNË - BILE EDHE KRISHTI E MUHAMETI FLASINË NË EMRIN TËNDË

Nga Afrim Caka

“Presidenti mund të jetë shitës farmerkave, piktor, mund të edhe poet, mund të jetë muzikantë i odave – ky është plotësim ndaj figurës së presidentit tonë të madh. Politika dhe muzika e tij tallava nuk i kundërvihen njëra – tjetrës, përkundrazi, muzika e odave mund ta ndihmojë të bëhet polituuuukanë i mirë????.

O presidenti ynë më mirë është të ushqesh një votues të virtytshëm, sesa njëmijë votues të poshtër. Më mirë të ushqesh një votues që zbaton porositë e popullit, sesa njëmijë votues servilë që zbatojnë porositë tuaja të qelbura. Presidenti ynë me të vërtetë I arsyeshëm nuk do të kapet pas asnjë ideologjie politike, fetare e korruptive.

Të na rrosh o Presidenti ynë dhe Luftëtar ynë i madh!!??...

O Dielli ynë, që shkëlqen e digjesh për popullin tënd të mjer e trutharë!

Kur del zotrote në TV, fëmija qeshin e lodrojnë, gratë lumturohen, e burrat dredhin mustaqet, gjith gaz e shpresë, se në darkë do tua rrahin dubekun grave të tyre, ashtu siç Ti Shkëlqesia jonë, ja rreh gjithë kënaqësi e dëshirë popullit tënd të shumëvuajtur të “kosovalive!” E shqiptarët, të frymëzuar prej aktit tënd heroik, vrapojnë gjithë gëzim e krenari, dhe hapin kapakët e pusetave, ashtu si ty, e ti, që hape kapakun e tankut të Erdoganit, dhe derdhe brënda Gylenistët, maska, flakë dhe zjarr!”. Në kohën tonë, duket, se presidenti flet si Erdogani, kurse Erdogani sillet si Presidenti. Mos vallë nuk ka ndarje të shqiptarëve nga neoosmanizmi?

O presidenti ynë i madh – në takimin e radhës me shkjaun e Serbisë njëzëritë thatë:

“Ne nuk pajtohemi që Albini të jetë kryeministër!”.

Në jetën e tënde ekzistonë e keqja, pisllëku, gënjeshtra, tradhëtia. Duhen gjetur rrënjet e kësaj sëmundjeje. Si dhe ku i lind e keqja? Ku gjendet qendra e së keqës brenda tij, prej të cilës ngrenë krye këto helme antikombëtare dhe helmojnë sjelljen e tij dhe helmojnë një popull të tërë?

Presidentët që janë larguar nga pushteti, vdesin shumë shpejt. Por presidentët që mbeten në pushtet, jetojnë gjatë. Ky është një fakt i njohur, megjithëse shkakun e saj pak kush e di. Kështu që, në  radhë të parë, duhet kuptuar se presidenti ynë – është një njeri i “sëmurë” nga ana psikologjike, por sëmundja e tij psikologjike pas zgjedhjeve bëhet mjaftë e rëndë, atëherë psikika nuk mund ta përmbajë atë ndajë verdiktit të popullit – që rrinë i ulur në fron te piedestalit më i lartë, kurse të gjithë ministrat e partisë tuaj rrinë ulur në dysheme..

Pyetja ime e parë është e tillë, - dëshiroj të jemë mysafir i juaji, por mysafir jo i ulur në dysheme, kurse zotria yte i ulur në pediastalin e lartë, por një pyetje e tillë nuk më ka lindur asnjëherë...

Mjafton që thjesht të thuhej:

“Nuk ka asnjë problem. Ky është thjesht zakoni i tij dhe i votuesve të tij”.

Kështu që duhet të bëni kujdes o pupull: nëse presidenti qëndron në pushtet, sëmundja e tij psikologjike, prek psikiken e tij. Meqenëse ai mbahet pas sëmundjes së tij psikologjike, ai nuk do zbret poshtë nga kulltuku i tij presidencial. Ai e mbahetë fortë!? Kjo është fuqia e kulltukut. Hashimi mendon se kjo është pasuria e tij – ai nuk do ta lejojë atë të zbres poshtë. E konsideroj këtë si një fillimin të  sëmundjes së tij. Kjo sëmundje është kompleksi inferioriteti. Në menyrë të pashmangëshme edhe qenien e tij shpirtërore. Gjithmonë presidenti i ka interesuar pushteti, paraja, luksi i çoroditur, vuan nga kompleksi i inferioritetit. Ai e krahason veten me titanët. Në nivelin psikologjik ai nuk është Voclav Havel. Është po ai njeri i sëmurë – po ai njeri, i cili e ka ndjerë vetën inferior nda popullit, - tani ka zënë postin e presidentit.

Ti o Presidenti ynë, akoma vajton e të dhëmb shpirti për pushtet. Jo pra, nuk mund të quhet tradhëtar një President, që me dëshirën e madhe për bashkëjetesë, krijoi minoritetin serb dhe e ndau Mitrovicën, e që di të shprehet aq bukur për hallet e popullit të tij edhe në një gazetë “serbe”! Populli yt të është mirënjohës, dhe ta njeh burrërinë dhe luftën tënde për liri e bashkim kombëtar??!! Se burri lidhet nga Fjala, dhe jo nga këmba...dhe si një burrë i vërtetë, ai beson që ti to da mbash fjalën e dhënë dhe do sakrifikohesh për të mirën e tij! Ti do bëhesh një Voclav Havel i vërtetë o Presidenti Ynë, dhe populli yt do rrojë e do mbretërojë..!

Presidenti është njëri i madh (“më i madh se Adem Jashari”), psikologjikisht dhe shpirtërisht i madh? Fizikisht ai mund të jetë plotësisht në rregull. Zakonisht Presidenti ynë është i shëndetshëm – e tërë goditja bie mbi psikiken e tij. Ne mund ta shikojmë këtë: Sapo Presidenti e humbet pushtetit, ai fillon ta humbas edhe kaçurelat e flokëve, bile edhe shëndetin politik dhe luksin e tij të shfrenuar. Unë e quaj këtë sëmundje. Ai jeton vetëm falë kësaj – ai ka edhe qëllime të tjera të flliqura korruptive. Prandaj ai qëndron në pushtet, Hashimi mbahet fort pas sëmudjes së tij, por ai nuk di asgjë  për sferën kombëtare, kështu që kjo derë mbetet e hapur për krime të organizuara. Sëmundja psikike kalon në pjesët më të dobëtar të trupit. Por në pikun e pushtetit ajo drejtohet sipër, tek karakteri i tij, për të cilën ai as që dyshon. Për mua ai është mashtruesi më I madh që mund të gjesh në Gadishullin Ilirik. Madje presidentin unë nuk mund ta krahasoj atë me sharlatnët dhe mashtruesit tjerë – për fat të keqë ai ua kalon të gjithëve.

Por çfarë sëmundje është kjo?

Kjo sëmundje e presidentit është kompleksi i inferioritetit për zhvatje e mashtrime të organizuara politike. Presidentit i intereson pushteti, kulltuku prej lëkure, vuan nga kompleksi i inferioriteti i bajraktarrykut. Në thellësi të shpirtit një president i tillë nga Broja e ndien veten si një (Pasha Stambolli). Përtej psikoogjisë presidenti ynë është njëri i madh, psikologjikisht dhe shpirtërishtë i madh, luftëtarë i madh për coptimin e territoreve të Dardanisë. Fizikisht ai mund ta ketë plotësisht intuitën e deformuar. Zakonisht presidenti janë të shëndetshëm – e tërë goditja mbi psikiken e tij.. Ne mund ta shikojmë këtë çdo ditë:

“Sapo presidenti e humbet pushtetin, ai fillon ta humbasë edhe shëndetin politik”.

Kjo është disi e “habitëshme... Sa kohë që presidenti ynë i madh është në pushtet, i ngarkuar me aq problem politike e mashtrime dhe me aq shqetësime me hallin e atdheut dhe përkujdesje, ai ka qenë në formë të mrekullueshme fizike (me truproje e makina luksoze). Me humbjen e pushtetit pas zgjedhjeve të lira, të gjitha “shqetësimet e dallaveret me shkja e evropën kurvë” i ikën – tani nuk është puna se çfarë do të bëhej me (flamurin dhe identitetin e ri të shqiptarëve). Psikika e tij u nuk mund të çlirohet, por gjatë kësaj “tradhëtie” apo sëmundje profesionale e tij kaloj në trupin e tij fizik... Përsa i përket fiziologjisë, presidenti vuan vetëm kur e humbet pushtetin dhe lekun e popullit, përndryshe presidenti do të jetonin më gjatë dhe do të mbetet fizikisht i shëndetshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora