E marte, 19.03.2024, 10:57 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Vajtimi pas Çmimit Nobel

E marte, 15.10.2019, 06:33 PM


VAJTIMI PAS ÇMIMIT «NOBEL» SHKATËRRUES I NJERËZIMIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Çmimi «NOBEL» i Akademisë Suedeze është themeluar në emër të shkencëtarit Alfred NobeL. Që, Sot për Sot: Shkencëtari që e shpiku dinamitin. Zbulim shkencor historik i asaj kohe, dhe gjithë botës në shkencën dhe ekonominë botërore, por edhe mos harrojmë: Shkatërruesi më i madh deri më Sot i njerëzimit, Botës përparimtare paqësore?!

Çmim, që nuk e fitoi, pas shumë reklamave propagandistike informative të varura e të »pavarura» nga Shteti Shqiptar, dhe Kosova Republikë me vite edhe kësaj radhe Ismail Kadare. Edhe, pse shqiptarët kanë aq para të   Partive Politike dhe buxhet në Luftë për Pushtet, aqsa: Mund ta tejkalojnë shumën materiale të Çmimit «NOBEL», edhe përtej kufinjëve politik.

Punë, tjetër është ajo e përfitimeve personale, familjare, miqësore, partiake dhe klanore në jetën e tyre të bujshme «patriotike» - politike.

Çmimin «NOBEL», deri më sot e kanë marrë shumë politikanë për paqe, shkencëtarë, dhe artistë botëror, ndër to edhe dy kandidatë shqiptar: Ferid Murati dhe Nëna Terezë. Sartri, autori i romanit «Neveria» (La nauree) nuk e pranoi, që iu nda për letërsi në vitin 1964. E refuzoi publikisht, shkaku se: Populli i tij i ofroi trefishin e shumës parave të Çmimit «NOBEL». Shumë, që fatkeqësisht deri më Sot nuk i është dhënë asnjë shkrimtari shqiptar. Pamuk, e fitoi shkaku, se: haptas doli kundër shtetit tij Turqisë.

Shkrimtarë botëror dhe shqiptarë, vdiqën edhe pa bukën e gojës pa e marrë Çmimin »NOBEL». Aspak, s’do të thotë, kjo, se ato nuk kanë nevojë për bukën e gojës: Nuk e kanë merituar me vlerat e arrira artistike si artistë botëror, edhe përtej kufinjëve politik të Shqipërisë. Megjithatë, ata burra të Penës, ende janë gjallë në Bibliotekat e shtëpive tona dhe Universitare: Nateditë, flejnë dhe zgjohen me Popullin.

Shteti Shqiptar, ende Sot për Sot, nuk është në gjendje, as t’i ofroj dyfishin e shumës materiele në nivel të Çmimit «NOBEL»: një politikani, shkencëtari, ose shkrimtari. E, ku më trefishin e asaj shume të Çmimit «NOBEL ». E kemi një Çmim Letrar «Kadare» sa për sy e faqe, larg me qindra kilometra Çmimit «NOBEL», (mos e përmend shumën materiale të atij Çmimi «Kadare», se: do t’i vjellë edhe zorrët).

Shkak, që me vetëdije (?!), Shkrimtari më i madh shqiptar Ismail Kadare me vite i dalldisur dhe arratisur turret pas Çmimit «NOBEL», e jo pas Çmimeve Letrare Shqiptare?! Çmim letrar, që kurrë nuk do ta marrë për së gjalli, as edhe pas vdekjes. Edhe, pse: Pas këtij Çmimi letrar turren me dhjetëra shkrimtrë  botëror e shqiptar, në Shqipëri, Kosovë e botë.

Gabim historik, është: Që, Sot shqiptarët turren, plasën duke vajtuar dhe propozuar me vite për Çmimin «NOBEL», Ismail Kadaren?! Edhe, atë: Kur, shqiptarët me dhjetëra personalitete kanë t’i propozojnë kandidatë që e meritojnë Çmimin «NOBEL», mos i përmend me emra dhe mbiemra. Trojeve Shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Çamëri, dhe nëpër botë. Punë tjetër, është ajo, se: A, do ta pranojnë ato personalitete Çmimin «NOBEL»?!

Vetëmse, ende nuk e di: Shqiptarët, a e kanë në nivelin e Sartrit potencialin politik, arsimor dhe kulturor: Ndonjë politikan, shkencëtar, shkrimtar: «E pranova». Ose, refuzojë Çmimin «NOBEL» botëror. Sartri, refuzoi të bëhet anëtar i Legionit të Nderit, që është dekoratë më e lartë e Francës e themeluar nga  Napoleon Bonaparti, e që jepet nga Presidenti francez. E, shkrimtari ynë me famë botërore: Isami Kadere,  plasi pas këtij Çmimi «NOBEL»?! Edhe, atë: Në fushatën parazgjedhore të Kosovës për pushtet politik arsimor dhe kulturor?! Jo, se: Nuk ka famë dhe lekë për jetë shkrimtari?! I vetmi shkrimtar shqiptar, që jeton nga honoraret marramendëse, nga të gjitha anët e Botës është Ismail Kadare: Shtetit Shqiptar, Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Çamëria, dhe Diaspora. Nuk ka pasur nevojë Dje, e as Sot për para të sistemit Dje Komunist, Sot Neokomunist. As, Sot, në këtë jetë «demokratike». Fatkeqësisht, i vetmi shkrimtar shqiptar për së gjalli, që edhe Sot e kësajdite, jeton nga honoraret marramendëse dhe Çmimet letrare nëpër botë. Dhe, plasi pas një Çmimi ndëkombëtar «NOBEL», për famë dhe lekë dinamiti. Nuk e di, si do të përfundojë Ditën e Nesërme si shkrimtar shqiptar. Shkaku, se: Pak veta në jetën e tyre artistike për së gjalli kanë arritur famë botërore, shumica e tyre pas vdekjes.

Dhe, Ditën e Nesërme:  Nuk është çudi, Çmimin Letrar «NOBEL»  për Letërsi, plotë merita ta marrë një shkrimtar ende krejtësisht i panjohur shqiptar (edhe në Katund): Gazetar, shitës i gazetave në kiosk të Qytetit, ose  librashitës në Librarinë e  Qytetit Tiranës. Por, jo edhe Kadare.

Instuticionet politike, arsimore dhe kulturore që kanë propozuar edhe personalitete – kandidatë për Çmimin «NOBEL»: Shqipëria si Shtet Amë., vite me radhë Ismail Kadere përmes Institucioneve shtetërore, arsimore dhe kulturore të Shqipërisë?!, Edhe, shkrimtaren Diana Çuli nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë?!… Kosova: Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen. Gabim historik! Personalite, që gjithë jetën politike, arsimore, dhe kulturore e kanë jetuar dhe përfunduar në institucione shtetëtore dhe në burgje Jugosllave.

E kuptoj Çmimin «NOBEL» (mjetet materiale) të një shkrimtari shqiptar me famë botërore për kandidat, por nuk e kuptoj karrierën e tij artistike për Ditën e Nesërme, pas vdekjes. Kandidat, i Çmimit «NOBEL», herët ka qenë edhe At Gjergj Fishta («Lahuta e Malësisë», dhe «Mrizi i Zanave», që po ta fitonte asaj kohe: Nuk e di, a do ta pranonte duarhapur për së gjalli si shkrimtar shqiptar?! E ka  marrë moti kohë, Ivo Andriçi në Jugosllavi. Përçudi, e ne si studentë, profesorit të Letërsisë Jugosllave, dhe asaj botërore Hasan Mekuli, kur mes tri pyetje në provim, shpesh na e jepte edhe pyetjen e tretë: Romanin «Ura e Drinës» të Ivo Andriqit. Ne, si të rinjë tym bëheshim gjatë provimit të atyre etheve. E refuzonim atë pyetje, ose nuk përgjigjeshim në dëm tonin si studentë. E, Profesori largëpamës, Hasan Mekuli me gjakftohtësi, na thoshte: «Armikut duhet t’ia studjoni fshehtësitë: politikën, arsimin dhe kulturën, e pastaj ta luftoni me të gjitha armët demokratike, dhe mençuri»…

Shqiptarët, ende nuk janë mbushur mend me euforitë e tyre patriotike - patetike dhe provokimet turko-arabe-sllave: Turrjeve tyre me të katra livadheve, pas Çmimit «NOBEL», në Stokholm. Çmime politike, shkencore, arsimore dhe kulturore, që Sot janë duke i humbur mesdite: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Çamëri e nëpër botë.

Fatkeqësisht, lideri demokrat Luli Basha i dalldisur Dje dhe Sot me dy gishta në rrugë për «Kryengritje Shqiptare», ende është Larg. Sali Berisha, mësuesi i tij historik i Xhaxhit Enver, ende folë jerm te Sheshi «Skënderbeu», në Tiranë me dy gishta përpjetë para popullit shqiptar. Ose, si politikanë nëpër manifestime sportive, kulturore e gjygjësore me gishta të dy duarve duke simbolizuar Shqiponjën Dykrenare. E, harrojnë, se: Përderisa, ato si politikanë manifestojnë «fitore» para kamerave televizive, Gishtin e tretë pas shpine e ka Vuçiçi, në Beograd.

Edhe, Edi Rama me Sanço Pançot e tij argatë, anë e mbanë Atdheut: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, dhe Çamëri, që Sot i villet në Facebook… Presidenti arratisur i Shqipërisë (Ilir Meta), Sanço Panço i Don  Kishotit Shqiptar (Edi Rama)… Mos futem edhe më thellë me Hashim Thaçin një «hendek» partiak edhe në Kosovë. Nuk do të merrem, kësaj radhe me «Kryeminstrin» e ardhshëm  Albin Kurti, që i «fitoi» zgjedhjet në Kosovë. Koha, do të flasë për të si «kryeministër» i Kosovës. Pas tyre me shokë neokomunistë, vjen edhe Ali Ahmeti i Zajazit. Katundit të Kaçakëve Malit «Drenovës», që katundarët e tij në Kohën e Turqisë krah për krahu me armë dhe Penë si kryengritës (kaçakë Zajazi), kanë vepruar me pushkë dhe tru shqiptar edhe në Shqipëri e Kosovë. E them këtë në këtë shkrim publicistik parashikues, shkaku, se: kam studjuar në Fakultetin Filosofik të Universitetit Prishtinës, dhe kam hëngër bukë, dhe kripë në Kosovë. Dhe, Sot: I vjellë edhe zorrët e barkut.

Edhe,  sipas Besës Shqiptare: «Aty, ku e hanë bukën, nuk duhet ta përmbysësh kupën»…



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora