Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Blakaj: Albini e kaloi testin e parë të kurtheve të kurdisura

| E diele, 13.10.2019, 02:13 PM |


Albini e kaloi shembullor testin e parë të kurtheve të kurdisura

Nga Dr Hasan Blakaj

Sfondi me flamurin tonë kombëtar që i rrinte aq bukur përbri Albinit ton të rij dhe përgjigjet e tij me sens intelektuali e bënin atë madhështor përpara Fevzi ziut në Opinion të Tv Klan. Rrallëherë kam shikuar intervistë të ndonjë politikani apo kushdo qoftë ai më aq shumë emocione dhe të dridhura në trup se sa intervistën e Albin Kurtit në atë emision. Që është faqezi Blendi Fevziu këtë e kam ditur por që është i zi i faqeziut Baton Hagjiut të Stanishiqit dhe bëhet vegël edhe ai i Hashim Thaqit dhe Vuqiqit këtë nuk ma mori mendja.  Albini sigurisht do ta këtë kalkuluar dhe pasur parasysh këtë punë mirë kur ka vendosur ti jap intervistë një mediumi të tillë të lidhur ngushtë më Tv Klan Kosova të birit të Stanishiqit. Populli thotë:” Puna që shihet kallauz nuk do”. Pra si Haxhiu dhe Fevziu ishin vetëm argatët të Ramës dhe Vuqiqit që kokëtonin në Novisad për ndonjë tradhti të radhës bashkë më Thaqin që nuk përton të jap territor Kosove sa herë prapanicën e ka ngushtë nga Gjykata Speciale. Simbioza e trios Stanishiq-Haxhiu dhe argati i tyre Fevziu nuk është gjë e re për mua e as për kombin. Por edhe puna sinkronizuese e Hashim Thaqit, Vuqiqit dhe Ramës me trion e parë në dëm të kombit shqiptar nuk është aspak e re dhe e pa elabouruar. Halli më i madh i imi ishte që në një moment të caktuar Albini do ta humbiste durimin dhe do të reagonte ashpër ndaj provokimeve të qëllimshme të Blendi Fevziut. Pra të gjitha të mirat e Albinit do të binin në ujë. Unë nuk besoj dhe nuk dua të besojë se të gjitha ato provokime ishin të përgatitura më parë në mes tyre, siç i përgatit Fevziu me Ramen për shikueshmëri. Nga mimika e Albinit dhe reagimet e ti më jepnin të kuptojë se nuk ishin të dakorduar më parë, për gjera të tilla, por intervista ishte spontane më pyetje te qëllimshme provokuese nga Blendi Fevziu për ta zënë sa më ngushtë dhe për ta diskredituar. Dija e ti intelektuale dhe qetësia e ti politike ishte  për tu admiruar jo vetëm për politikanët ballkanas por edhe ata botërorë. Kemi kaq fat që i kemi këta të rij tani edhe pse vonë por më mirë vonë se kurrë thotë populli. Ndërprerjet e qëllimshme në formë urdhërore fytyra cinike e Blendit me pispillosjen e tepruar për një të paburrë nuk e frikësuan dhe as që e zmbrapsen liderin e ri të kombit. Përkundrazi Fevziu merrte përgjigjët flakë për flakë si i ka hije një erudite të vërtet. Për çdo përgjigje të tij ndihesha sa krenar po aq i lumtur që Erdhi Dita. Shpresa do të na plotësohet edhe më shumë kur Vjosa Osmani të gjendet në krah të tij ku do të formohet një binom politik i shkëlqyer. Për një punë kjo intervistë edhe mund të këtë qenë e mirë dhe për Albinin edhe pse ishte e orkestruar nga të pafytyrët sepse në njërën anë shihet edhe më shumë fytyra e vërtetë e tradhtarëve dhe ana tjetër Albini do të kalitët edhe më shumë dhe ta sheh se më çfarë sfidash e vështirësish do të ballafaqohet në të ardhmen. Këto do ti shërbejnë atij si forcime shpirtërore dhe intelektuale pa çka se humbë pak kohë më njerëz të tillë si këlyshët e Stanishiqit. Më mendjen e Batonit dhe të Stanishiqit fliste Blendi  orkestruar nga Rama, Thaqi e Vuqiq. Kot ishe veshur Blendi me sako të zezë dhe kravatë të kuqe duke mos i munguar as ora kuq e zi sepse brenda ti ishte djalli Baton Haxhiu më mendjen e Thaqit dhe Vuqiqit tashme i vdekur me kufomat, që jetojnë por janë të vdekur. Populli nuk thotë kot: ”Kishin vdekë për se gjalli” Batoni kishte vdekur por u çua lugat bashkë më Hashimin ku populli i gozhdoj dhe Albini i shpoj me hu mu në rrasë të gjoksit sepse lugetërit nuk vdesin ndryshe. Fevziu i zi djersitej në Tiranë por mornica merrte Thaqi dhe Rama të këmbët e Vuqiqit në Novisad. Këta të pa udhë bashkë më Vuqën plumbi nuk i ndalon sepse janë lugetër por huri për ti shpuar tej për tej sepse janë lugetër të gjallë dhe të vdekur njëkohësisht. Nga Venediku Nordik paqi të gjitha të mirat për ju dhe për kombin.

Dr Hasan Blakaj

Stockholm 10 tetor 2019