E shtune, 20.04.2024, 11:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Astrit Lulushi: Në fillim...

E diele, 13.10.2019, 03:14 PM


.. në fillim...

Nga Astrit Lulushi

Një fjalor hebraish-anglisht i terminologjisë së Biblës botuar në vitin 1908 nga tre autorë, Brown-Driver-Briggs, jep kuptimin e emrit ‘Nefilim’ si "gjigandë", por thotë se etimologjitë e propozuara të fjalës janë të gjitha shumë të pasigurta. Shumë interpretime, bazohen në supozimin se fjala është një derivat i rrënjës hebraike n-f-l "bie". Më pas, disa kanë argumentuar se fjala vjen nga Hifil, duke nënkuptuar se nefilimët janë "ata që bëjnë që të tjerët të bien", apo "ata që kanë rënë mbi të tjerët", e ngjashme me ‘ai që është emëruar’, mbikëqyrës, ose ‘ai që është ‘NëFillim’.

Dhe Zoti i tha Moisiut:

"Dërgo njerëz të hetojnë tokën e Kanaanit, të cilën unë po ua jap Izraelitëve" ... Kështu ata shkuan dhe hetuan vendin ... dhe kur u kthyen, i thanë: "...njerëzit që banojnë në Kanaan janë të fortë e shtatlartë, qytetet e tyre janë të fortifikuar; dhe përveç kësaj, atje ne kemi parë pasardhësit e Anakut”. (Numrat, Dhiata e vjetër).

Bibla i përshkruan Anakët si pasardhës të Nefilimëve. Teksti thotë se Anaku ishti biri i Arbës. Në lashtësi Hebroni quhej “Kirjath Arba”- "Qyteti i Arbës", banorët e të cilit u zhvendosën me ardhjen e izraelitëve, rreth viteve 1580 pes., duke u shtrirë drejt Ballkanit të sotëm dhe duke sjellë me vete pjesë të gjuhës dhe emërtime. Qytet a fshat me emrin Arba ekzistojnë sot në Greqi, Itali dhe sigurisht në Shqipëri ku Arba u shndërrua në Arbëri e Albani.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora