E enjte, 18.04.2024, 07:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Dy gjethe që bien prej pishe

E premte, 11.10.2019, 08:28 PM


Dy gjethe që bien prej pishe

Nga Blerim Rrecaj

Ka ditë që s'di se çfarë të bësh. Mund të jetë dhe e enjte siç është tash, por edhe ditë tjetër. Herë të duket se gjithë botën bart mbi supe. Herë të duket se jetën tënde. Herë një libër që je duke përgatitur për ta hedhur vitrinave të librarive a nëpër tezga tregjesh të tregtarëve. Hedh hapa me këpucë të zeza lëkure, e kur ulemi mund të dallohen çorapet e hirta që i ngjajnë qiellit të kësaj dite vjeshte, pantollonat farmerka e një të katërte të murrme një ngjyrëshe pakëz që është zbehur një pëllëmbë mbi gjunjë, dhe një maicë bash të kaltër si flamuri i republikës me një shenjë kanguri mbi zemër. Ndjenja të përziera lundrojnë përbrenda, mbase që pasqyrohen si diell mbi det, mbi liqen a tjetër gjë, në fytyrën tënde, të përbëra nga pika ngazëllimesh, shqetësimesh e dëshpërimesh të ëmbla a të kripura. Paprit të vije titulli i veprës që s'e ke lexuar: "Fytyra dhe turinj". Ca presje shiu bien diku mbi çatinë edhe të një çadreje të kuqe që i ngjan atij druri të madh gjethekuq n'hyrje t'qendrës t'qytetit atje mes kolegësh ngjyrëpërzier, e tash këtu nën të cilën ndodhesh ulur në njërën prej karrigeve të gjelbërta plastike dhe tavolinës si nënë e këtyre bijave të saj. Tjetër grusht pikash shiu më s'bijen, të cilat ishin si cingërrima paralajmëruese të kësaj ere që sapo filloi dhe vazhdon. Dhe çohesh. Duke ecur të bijnë mbi kokë dy gjethe të kafta, të lidhura kokë më kokë të një pishe gjethmbajtëse që megjithatë na kujton se çdo rregull ka përjashtim, njërën e merr për gjilpërë e tjetrën për rrëmojcë dhëmbësh...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora