Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit dominon në Literaturën europiane

| E enjte, 10.10.2019, 07:13 PM |


Emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit dominon në Literaturën europiane Nga Gjon Keka Nga gjithë literatura që kam gjetur e lexuar ,mund të them se emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit është dominante. Ashtu sikur që shihet  bashkëngjitur edhe në këtë vepër historike (J.H,1697), ku emri i Gjergj Kastriotit dhe vepra e tij janë të pashmangshme.

Dhe me të drejt ai u vlerësua edhe sa ishte gjallë sikur që ishte letra e  njohur e Senatit të Raguzës drejtuar Gjergj Kastriotit në vitin 1450 “Nuk gjejmë fjalë të mjaftueshme për të lavdëruar ose admiruar madhështinë e pabesueshme të shpirtit tuaj, urtësinë dhe burrërinë tuaj të pashoqe. Ju qëndruat me forcat e pakta kundër një armiku të panumërt osmanësh. Qofshi pasqyrë e shembullt për të gjithë princat, për të gjithë popujt ”