E merkure, 17.04.2024, 12:27 AM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Njeriu i parë

E diele, 06.10.2019, 10:00 AM


..njeriu i parë

Nga Astrit Lulushi

Pyetja është: A ka patur njeri të parë? Nëse po, ai duhet të ketë udhëtuar në rrugë të verbër, rrugës që një ditë i vjen fundi, ku njeriu edhe pse me dëshirë për të jetuar është i detyruar të marrë fund. Por, nëse përgjigja është jo, atëherë njeriu nuk është as i pari e as i fundit i llojit të vet, ekzistenca e tij është pa nisje e pa mbarim. Çështja, pra, i ngjan një nate me qiell pa re, ku syri i pa vemendshëm nuk dallon gjë veç errësirës, ndërsa syri kurreshtar vështron qindra yje ose miliona nëse nuk lodhet të numërojë.

Njeriu është qenia më e gjallë dhe më e mistershme; ai nuk e di nga vjen dhe kështu, nuk ka si ta dijë as se ku shkon. Shkencëtarët thonë se njeriu u krijua nga një mikroorganizëm. Teologët qeshin dhe mësojnë se njeriu u krijua jo më larg se 6 mijë vite më parë. Por asnjë nga këto ide nuk është pranuar nga të gjithë, prandaj mbeten të diskutueshme dhe në konflikt me njëra tjetrën.

Nëse njeriu ka ekzistuar gjithmon?, dhe ka qenë siç njihet edhe sot, me të gjitha të metat dhe të aftësitë; kjo është ide jo shumë e rrahur, dhe shumë pak vetë përpiqen të thellohen, ose nuk duan ta kuptojnë se gjithësia, përfshi njeriun në ‘të, janë të përhershëm, pa fillim e pa fund.

Të gjitha fetë dhe filozofitë e ndryshme tregojnë për të vërteta, flasin për parime e zakone, që në thelb janë të njëjta. Shkrimet e autorëve të lashtë, njeriu i sotëm i studion e nxjerr mësime. Arsyeja është se njerëzit më të shquar në të gjitha kohërat kanë thënë të njëjtat gjëra shumë të vjetra, por që gjithnjë tingëllojnë të reja. Nëse njeriu sot mendon, frymëzohet e shkruan bazuar mbi mësime a ide t? lashta, atëherë lind pyetja: Po autorët e atyre kohërave mbi çfarë bazash i paraqisnin a i shkruanin idetë e tyre? A nuk duhej t’i kishin mësuar ato diku a prej dikujt tjetër më parë, apo të njëjtat ide vetëm qarkullojnë duke u përsëritur në kohë të ndryshme? Pyetje e prirje mendimesh të tjera të ngjashme tregojnë se gjithçka që njeriut i nevojitet për udhëzime në jetë ose kanë ekzistuar gjithmonë, ose njeriu i ka brenda vetes dhe ndërgjegjja i thotë se çfarë të bëjë dhe çfarë të shmangë për të mos humbur synimin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora