E enjte, 18.04.2024, 04:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Hysa: Fisit të dardanëve

E diele, 06.10.2019, 09:41 AM


Fisit të dardanëve

Ilir Shaqirit

Kur u lindet Ju

Qe një gëzim i rrallë

I’u shtua një djalë.

Emër të lashtë të vuri

Babai yt Hazir

Dhe s’kishte gjë ma t’bukur

Sesa emri Ilir.

Qenë kohë të vështira

Që s’harrohen kurrë

Fshehur rrinte pushka

Bashkë me një Flamur.

U brumose në oda

Krenar në çdo mot

Burojë e Drenicës

Që gatuan barot.

Shkollën fillore

Në vendlindje e mbarove

Për degën farmaci

Në Prizren studiove.

Dhe shpejt e kuptove

Ndonëse djalë i ri

Se ilaçet e shpirtit

S’janë në farmaci.

Kosova kishte plagë

Halle plot e derte

Eposi i Kreshnikeve

Të mori me vete.

Për Gjuhë e Letërsi Shqipe

Të flakëroi dëshira

U diplomove në Prishtinë

Me notat më të mira.

Në studimet pasuniversitare

Profesorët kanë parë

Një talent të papërsëritshëm

Me hov djaloshar.

Nga Buroja në Prekaz

Miqësi prej të parëve

Me brengë e me gaz

Mes fisit të Jasharëve.

Aty këndohej, ligjërohej

Derisa ikte terri

Kur pushonte kënga

Flakë merrte mauzeri.

Për dritën e syve

Lirinë që s’e kemi

Koha thërriste burra

Si Hamëza e Ademi.

Kur u ngjite në skenë

N’Prizren për herë të parë

Publiku tha: ky zë i duhet

Kombit shqiptar.

Dhe bashkë me Hamëz Jasharin

Me shumë sakrifica

E nise nga themelet

Ansamblin Drenica.

E ngjite në skenë

Si një vlerë kombëtare

Se liria merr dritë

Nga këngët shqiptare.

Kur Kosova digjej flakë

Zëri i juaj vjen kushtrim

Kuqezi mbi çdo konak

Ngrihu sot o populli im.

Thirrja Juaj jehonë shekujsh

Grusht i rënd mbi çdo armik

Nga Evropa e Amerika

Shqipet vijnë mbi Atlantik.

Fjalët tuaja ilaç zemre

Mbollën ndjenjat atdhetare

Djem e vajza nga çdo anë

Hynë në Ushtrinë Çlirimtare.

Hyre n’zemër të çdo shqiptari

Dhe n’kujtesë vlerësimi ngeli

Mes artistëve të gjithë globit

Çmim të lartë të dha Brukseli.

Shkruajnë gazetat anembanë

Mjeshtër vargu e zë murrlani

Dhe të shpallën pa mëdyshje

Emblema e Ballkanit.

Zëri Juaj trumbeton

Dhe vlerësimet varg vijnë

Kudo populli të kërkon

Shkup, Tiranë e Prishtinë.

Vargu Juaj i kthjelltë magjik

Nga Prekazi e n’Kacanik

“Kujt Kosovën nuk ia lamë

Për pa shkelë mbi trupat tanë”.

Mu ne zemër të Prekazit

Si një diell ndrit Lapidari

Përjetësove të përjetshmen

Poemën “Adem Jashari”.

Nuk u lodhe, nuk u epe

Asnjëherë nuk u dorëzove

Pavarësisë së Shqipërisë

100 këngë ia dhurove.

600 këngë për ne Ti shkrove

Pena Juaj kurrë nuk ndali

Dhe më shumë do gjejmë nga jeta

Te romani Tan Temali.

Himne thure për arbëreshët

Gjak i shprishur nën një plis

Me romanin “Lemza e Dheut”

Mrekullinë e letërsisë.

Dhe të deshtën të nderuan

Vëllezërit tanë larg atdheut

Kur u ngjite në skenë, thanë:

Ja Kalorësi i Skënderbeut.

I veçantë ndër të tjerë

Me një gamë të gjerë krijimesh

Je një yll që ndrit pareshtur

Në mes të qiellit të Prishtinës.

Je Ikonë e Kombin tonë

E për ne ky është një fat

Për atë zemër që na e fale

Populli të dha Dekoratë.

Vargu yt është uragan

Sikur ai lehtë nuk vijnë

“Sa t’kem zë e sa t’kem jetë

Do t’këndoj për Shqipërinë”

Dhe kur ngjitesh prapë në skenë

Mblidhen njerëzit porsi bleta

Nga çdo cep i kontinenteve

U thua shqipeve Tungjatjeta.

Ky urim që del nga shpirti

Lutëm t’ bëhet realitet

Të këndoftë zemra Ilir Shaqiri

Mbi një shekull paç Ti jetë!

HYSEN HYSA

Tiranë më 01.10.2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora