E shtune, 20.04.2024, 01:14 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Nuk janë të gjithë njësoj!

E shtune, 05.10.2019, 12:01 PM


Nuk janë të gjithë njësoj!

Nga Enver Bytyçi

Një gazetar, gjatë bisedës në studio, më thoshte se "të gjitha palët kësisoj kanë vepruar, politikanët tanë janë thuajse njësoj".

E dëgjoj këtë teori ekuivalente, në funksion të relativizimit të dështimeve dhe dramave të qeverisjes së Edi Ramës, jo vetëm në bisedat dhe debatet televizive, por në shumë biseda të lira midis njerëzve.

Tragjedia është se një teori e tillë diversive ka ngjiz te jo pak njerëz. Ndaj për të gjithë ata që duan të jenë të kthjellët në këtë çeshtje dua të sqaroj si më poshtë:

Qeverisja e sotme si dhe në të kaluarën ka kaluar disa sisteme - sisteme totalitare, autoritare dhe demokratike.

Sistemi totalitar dhe autoritar dallojnë nga ai demokratik, sepse ky i fundit i zgjidh krizat politike e sociale brenda sistemit. Kjo do të thotë se në demokraci krizat zgjidhen përmes reformave dhe rrotacionit.

E kundërta ndodh në të dy sistemet e tjera. Për udhëheqësit totalitarë dhe autoritarë përgjegjës për krizat janë kundërshtarët e madje edhe ndërkombëtarët, sepse ata nuk shohin asnjë të metë në ushtrimin e politikave të zhvillimit. Sie tillë na shfaqet qeverisja e sotme e zotit Rama.

Në demokraci nuk ndodh kështu. Qeverisja e dobët largohet përmes votës dhe rrotacionit në sistemin demokratik. Kështu ndodhi në vitin 2013. Në demokraci rrotacioni i krijon mundësi subjektit politik që del në opozitë të reformohet, të reflektojë dhe të vetëkorrigjohet. Ndërkohë eksperienca e palës qeverisëse shërben gjithashtu si një pasqyrë e reflektimit edhe për gabimet që ajo bën.

Kësisoj në demokraci nuk janë njësoj të gjithë politikanët, edhe nëse ata kanë një kohë të gjatë në politikë. Opozitarizmi është parapërgatije për një qeverisje më të mirë. E tillë ka qenë periudha më shumë se gjashtëvjeçare e opozitës së sotme në Shqipëeri. Edhe nëse ajo ka gabuar kur ishte në pushtet, ka marrë ndëshkimin e votës së lirë të qytetarëve. Madje edhe në ikje ka respektuar standardin demokratik të zgjedhjeve të lira, ndryshe nuk do ishte larguar nga pushteti.

Nga ana tjetër, ballafaqimi i opozitës së sotme dhe denoncimet e saj politike janë dëshmi se politikanët shqiptarë nuk janë njësoj. Këtu bën pjesë gjithashtu filozofia e intepretimit të ligjeve të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Analistët tanë ende përmendin psh gabimet e para 25 viteve të zotit Berisha dhe mohojnë faktin se ai vetëm tetë vite më vonë do të ishte krejt ndryshe. Prandaj dhe realizoi një qeverisje të sukseshme, së paku në mandatin e parë të saj. Ndërkohë qeverisja e sotme e nisi që ditën e parë të qeverisjes me ushtrimin e gabuar të vullnetit politik të njëshit të ardhur në pushtet.

Mohimi i së drejtës për të ndryshuar është miopi intelektuale. Por është dhe një adresim dashakeqës. Këta analistë, moderatorë e gazetarë, ndërsa ia njohin Gramoz Ruçit të drejtën për të ndryshuar pozitivisht, ia mohojnë këtë të drejtë Lulzim Bashës, thjesht se e shohin atë si rival të Edi Ramësj.

Mjaft më njerëz! Mos gjykoni sipas oreksit politik, por sipas principeve të zhvillimeve në demokraci. Dhe nëse Shqipëria konsiderohet ende një demokraci, kjo ndodh falë ekzistencëes së një opozite demokratike dhe të vendosur për t'i dhënë fund qeverisjes së narko-diktaturës të Rilindjes!

Nuk janë të gjithë njësoj. Dallojnë midis tyre dhe vëllezërit e motrat, jo më politikanët. Nuk janë e nuk mund të jenë njësoj as në edukim, në formim, karakter dhe bindjet e tyre politike e filozofike!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora