E shtune, 07.12.2019, 01:05 AM (GMT)

Komente

Kastriot Myftaraj: Pse u ftoh Zonja Merkel me Edi Ramën

E shtune, 05.10.2019, 10:50 AM


Pse u ftoh Zonja Merkel me Edi Ramën

Nga Kastriot Myftaraj

Edi Rama na u mburr për disa vite se kishte krijuar një marrëdhënie të posaçme me Kancelaren Merkel, të cilën e bënte për të qeshur me shakatë e tij. Shkurt, Kryeministri jonë krenohej që ishte bërë gaztori i Zonjës Merkel. Por tashmë kjo lloj marrëdhënie ka marrë fund. Shkaku nuk është se Edi Ramës i kanë shterur shakatë e tij. As se Zonja Merkel u vetëdijësua se Edi Rama ka krijuar një regjim hybrid politiko-mafioz, siç thotë Opozita. Merkeli ka qenë mjaftueshëm e informuar për Edi Ramën qëkurse e takoi për herë të parë atë si kryeministër. Por Merkeli e ka toleruar Ramën si njeriun e përzgjedhur nga amerikanët për të sunduar Shqipërinë. Meqënëse Kryeministri i Shqipërisë doli të ishte një gaztor interesant, Merkeli krijoi diçka si një marrëdhënie të posaçme me të, ashtu si ndodh me kllounët në skenë, kur jemi në një cirkus.

Befas Zonja Merkel u ftoh me Edi Ramën. Kjo ndodhi për shkak të një anekdote polake që ai i tregoi asaj. Edi Rama e kishte dëgjuar anekdotën nga nëna e tij Aneta, e cila ka kryer studimet universitare në Poloni, në vitet pesëdhjetë. Sipas kësaj anekdote, pula polake nuk bën vezë në kotecin gjerman. Edi Rama ia tregoi anekdotën Merkelit kur u takuan në një rast, dhe ai ishte në dijeni se Zonja Merkel kishte pasur një bisedë të vështirë me Presidentin dhe Kryeministrin e Polonisë, për shkak të politikave të brendshme të këtij vendi, në kundërshtim me parimet e Bashkimit Europian.

Edi Rama u habit shumë që reagimi i Merkelit ndaj anekdotës ishte i tillë që dukej se ajo e kishte marrë atë që iu tha si një fyerje personale ndaj saj. Më pas Rama pyeti shumë vetë për shkakun e reagimit të Zonjës Merkel. Një prej të pyeturve është ai që ma tregoi mua këtë histori. U gjend dikush që i dha një shpjegim bindës Ramës për reagimin e Zonjës Merkel.

Shpjegimi, në terma të anekdotës, është ky: Zonja Merkel është tekefundit një “pulë polake në një kotec gjerman”. Gjyshi dhe gjyshja e saj janë polakë etnikë, të vajtur në Berlin. Nga ana e gjyshit nga babai, mbiemri i saj është Wojciechowski. Më pas, në Gjermani, gjyshi i saj nga babai mori mbiemrin e gruas së tij, gjithashtu polake, Kazmierczak. Këtë e gjermanizoi si Kasner. Angela Kasner, u bë Merkel, në sajë të martesës.

Anekdota e ka fyer Zonjën Merkel sepse vërtet që kjo “pulë polake” nuk bëri “vezë” në “kotecin gjerman”. Ajo nuk pati fëmijë në asnjë nga martesat e saj. Kështu përfundoi karriera prej gaztori e Edi Ramës, në shërbim të Kancelares së Gjermanisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT