E premte, 29.03.2024, 11:23 AM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Rrena e «Bukvarit» (Abetares) në Shtetin e »përbashkët»

E shtune, 05.10.2019, 09:43 AM


RRENA E «BUKVARIT» (ABETARES) NË SHTETIN E «PËRBASHKËT»

NGA KALOSH ÇELIKU

(Mos më thuaj Sot o burrë

se i ke harruar varret)

Mos më thuaj Sot, se:

I ke harruar varret!

Stërgjyshin. Gjyshin

Nanën. Dhe, Babain!

Vëllezërit. Motrën

Dhe, Gruan besnike.

Mos më thuaj Sot, se:

I ke harruar varret!

Çukën. «Përronin e Thanës»

Mrizin e Zanave të Fishtës

Lisin e midis Livadhit. Hije.

Rilindasët nën degë. Shelgun

Librat e Këndimit në hatulla:

Veten ta nxirrnin te Pragu…

(Në gjumë Unë ik mes ëndrrave)

Në gjumë, Unë ende ik mes ëndrrave

Dhe, arratisem në Katund. Çukë.

Gur i Zi. Nga ku fluturoj majë lisave

Çative. Kaçak dal te «Lugu Ymerit».

Sajën e shaloj kodrës, në mes Dimëri.

Kodër, ku dikur u hipa edhe skive

Bythekrye, rash te «Përroni Xhetit».

Ujë piva te Burimi «Thanës». Ika

Nga xhindet e Katundit. Dexhalli…

(Zhytja në shpuzë

deri në brez)

U zhyta në shpuzë deri në brez

Këmbët në zjarr. Kokën në Qiell.

Edhe, piqesha në dru shelgu

Flakë, që ma lëpinte trupin.

Hiri m’i lau këmbët me shpuzë. Duart

Dhe, u ringjalla nën hije Rrapi. Shkup…

(Nana m’i arnonte

brekët e kanapit)

Nana m’i arnonte brekët e kanapit

Varë përqafe me një kordhë lini.

Arnë përmbi arnë. Kohë varfërie

Sot, Unë te rrobaqepsi i arnoj vetë:

Kohë mode. Dalldisje artistike. Poeti.

Arnë përmbi arnë, dikur moti. Katund

Nana m’i arnonte brekët e kanapit:

Sot, Unë i gris vetë. Edhe pse të reja

I arnoj te rrobaqepsi. Dhe, gris në Shkup…

(Rrena e «Bukvarit» (Abetares)

në Shtetin e »përbashkët»)

Rrena e «Bukvarit». Sot, (Abetares)

Rrezik: Ujku, na ka ra ndër dele:

Thirrje: Ikën shqiptarët nga Atdheu

Shkollat shqipe i lanë pa nxënës?!

Pavetëdije, nxitje partiake. Panikë:

Këtu, nuk ka bukë! Shtet hajdutësh.

«Fitoret» duke i mbuluar me ferexhe:

Zhurma kulturore: Pizi dhe «tallava»

Festivale teatrore, në çdo Katund?!

Qëllimi: e dalldisin popullin shqiptar

Pavetëdije, se: vetë, cofin si «artistë».

Jo, nuk ikin shqiptarët. Atdhetarët

Ikin partizanët e partive Politike.

Që, Sot u shembet Dheu nën këmbë

Shpëtim vetes, i kërkojnë në Atbotë.

Ehu, ikën Sot shqiptarët nga Atdheu

Shkollat Shqipe mbetën pa nxënës!?

Çka prisni ju? Që, nuk ikni nga «Liria»

E njëjta metodë, edhe Sot serbo - turke:

Shpërngulja e shqiptarëve nëpër botë

Kësaj radhe, Thirrje e partive politike?!

Sot, shpërngulja e shqiptarëve pa «viza»

E, me thirrje patriotike të Partive Politike:

O, burra! Në këtë shtet nuk ka jetë: IKIM

Nga sytë - këmbët në shtete demokratike…

(Parashikimi i «analistëve» partiak

me këmbët dhe trutë në legen)

Edhe Sot, zëri u shkon për Qielli

«Analistëve», këmbekrye në legen.

I shajnë në gazeta partitë politike:

Ende, që u japin gji. Një torbë taxhi

Nënën parti. Babën parti. Qeverinë?!

Që, Dje?! Aq shumë e deshën Xhadinë

E lëvdonin para Kamerave televizive:

Gazeta të «pavarura». Portale mike.

Sot, e shajnë: Gurë e dru hudhin mbi të

I mashtroi Rrospia në Shtëpinë Publike.

Trusakatët, Dje: «vizionarë» politik

Sot, u ranë maskat: dolën rrugaçë patetik.

Name, po lënë nëpër portale elektronike

Rrospia i mashtroi me politikë «madhore»

Burri i saj: «Shpëtimtari» i shqiptarëve…

(Poet zbres majëmali

në Çelëvjollcë)

Pasmesnate, kaçak dal për oxhaku

Mbi çati. Majë lisave, atje në Çukë.

Hip te Guri Zi. Dhe, fluturoj në qiell:

Përmes yjeve xixa. E përqafoj Hënën

Dhe, Poet zbres majëmali. Çelvjollcë.

Maleve mes lisave. Lulekaçeve Nuse

Egërsira. Ujqër, dhe dhelpra dinake.

Zogjtë, cicërrojnë në çerdhe. Degë

Kodrave rrezikshme të Mikes Di.

Që, Sot pushtohen me luftë. Poezi

Dhe, Poet zbres në Çelvjollcë. Liri…



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora