E enjte, 28.03.2024, 08:34 PM (GMT)

Kulturë

Mëhill Marku: Unë do jetoj sa ju të më lexoni

E shtune, 05.10.2019, 09:32 AM


[3.10, 11:43] Mehill Marku: ===UNË DO JETOJ SA JU TË  MË LEXONI !===

===========================

Ashtu si partizani mbajti pushken në krah

Unë laps e leter mbaj çdo ditë në  dorë

Kur të vdes m'i vendosni atje mbi varr

Në vend të buqetluleve ti kem si kurorë!

Dhe në arkivol dua të m'i shtini

Laps e leter e një shishe me ujëdeti

Në u ringjallsha  e më vjen frymzimi

Të shkruaj poezinë që pa shkruar më mbeti !

Kur të vdes ,dikur, te pllaka mbi varr

Nuk dua të më shkruani shumë fjalë

Shkruani:" Këtu pushon një marinar

Që dallgët i thuri vargje,dallgët i bëri valë!"

Ju lutem nga këto fjalë mos u trishtoni

Do jetoj gjatë, gjatë shpejt nuk do mbes

Unë do jetoj sa poezinë  ju të ma lexoni

Kur s'do shkruaj poezi,e ju s'mi lexoni,do vdes!

Mëhill Marku

Shëngjin : 21.09.2019  10:05

=================================

[3.10, 11:43] Mehill Marku: ===== SE LIBRAT JANË ILAÇI I MËNDJES !===

=============================

Një lexuesit tim të dashur

Tre librat desha t'i dhuroja

Dhe mbeta shumë i merakosur

Se s'gjeta me se ti amballazhoja!

Se si më erdhi as unë nuk e di

Tek s'lash vend pa kerku në sepete

Gjeta një qese ku shkruhej "Farmaci"

E mora,u gezova e qesha me vehte!

Tek ja dhash i mbenë sytë te "Farmaci"

Zgjati doren,u step u skuq pak në faqe

Mendoi: "autori a është a s'është në terezi

Unë s'jam i sëmurë që të më sjell ilaçe !?"

Me ket qese do ja çoja dhe të gjeja tjeter

Rëndësi kanë librat , jo pamja e qeses

Se siç është thënë që në kohë të vjeter:

" Librat janë per të gjithë: Ilaçi i mëndjes."!

Mëhill   Marku

Shëngjin: 25.09.2019  16.30

====================================

[3.10, 11:44] Mehill Marku: ===QENKA E VËSHTIRË UDHA E POEZISË !==

==============================

Qenka e vështirë udha e poezisë

Më e vështirë se lundrimi në det

Si bleta mjaltin luleve vargjet stis

Dhe dallgët më të egra i çan më lehtë!

Poezia është Atëdhe, është flamur

Është lëndinë me lule gjithë aromë

Si vullkan e bën të dridhet një burrë

Dhe thatësiren e bën të njomë, njomë!

Në rini me Nendetse kam lundruar

Mbi ujë e nenujë zhytur në thellësi

Asgjë shpirtin s'ma ka dallgëzuar

Sa një varg i bukur apo një poezi!

Vargjet janë si notat në pentagram

Që të thurur bukur krijojnë një melodi

Një fjalë e pa gjetur poezinë e stonon

Siç stonon dhe kënga nga një notë "si" !

Vargjet janë si shoqe a si shokë

Që më të mirët se vehten i zgjedh

Janë si farërat që zgjedh, mbjell në tokë

Që drithra dhe frutat më të mira të mbledh.

Vargjet janë shpirt, vargjet janë zemer

Që të tjerëve ua dhuron si një dhuratë

Ti zgjedhesh si per djalë deshiri emer

Vargje që të mbeten në mëndje gjatë !

"O moj Shqipëri, o e mjera Shqipëri

"Gjuha jonë sa e ëmbël sa e mirë"

Më shumë se 100 vjet kanë këto poezi

Poezi që të ndrisin dhe naten në errësirë

Ndaj është e vështirë udha e poezisë

Vështirë që fjalve e vargjeve tu gjesh udhë

Vështirë si per fjalët e rralla të dashurisë

Siç mpreh syrin kur shtie në objekt me flurudhë!

Mëhill    Marku

Shëngjin : 26.09.2019     20:58

===================================

[3.10, 11:44] Mehill Marku: = =NA ËSHTË BËRË SHTËPIA SI MUZEUM !==

=================================

Sa herë hy e dal nga e imja shtëpi

Se si ndjehem ngusht,ngusht unë

Në vend që të gezoj e bisedoj me fëmi

Muret mbush fotografi si muzeum!

Me fotot si me njërzit unë bisedoj

Me çdo foto flas, jam bërë ciceron

Si erdhi kjo kohë rri e gjatë mendoj

Si statujë rri,secilin shikoj më shikon!

Si unë besoj a ndjeheni edhe ju

Me njerez plot e me shtëpi thatë

Vetem pleqtë kanë mbet pa mergu

Të tjeret i ka marrë e zeza mergatë!

Ndaj hy e dal ,nuk ndërroj asnjë fjalë

Shikoj vetem fotot e me ato flas unë

Shyqyr s'më dëgjojn,do më quanin budallë

Më duket vehtja si ciceron në muzeum !

Ç'dua unë këtu, atje shtëpinë e kam plot

Mbushur:vajzë,djem, miq, nipa ,mbesa

Rri këtu i merzitur,me dhëmbje dhe  lot

Se them: do kthehen, këtu është shpresa!

Rri e pres,pres, e pritja s'po mbaron

Në vënd të fëmijve me fotot ndërroj fjalë

Kur do vish o ditë ,që të gjithëve na gezon

Mos vono,se po vonove s'di a na gjen gjallë!

Mëhill     Marku

Shëngjin: 02.10.2019 13:42

=====================================

[3.10, 11:45] Mehill Marku: === VJESHTA E VARGJEVE TË MIJA !==

===========================

Çdo gjë te unë sot është Vjeshtë

Vjeshtë është mosha, pamja,shikimi

Por si gjethe e zverdhur nuk hesht

I gjelber te unë është veç mendimi !

Tek shkruaj vargje, shkruaj poezi

Si frute të pjekura që dikur në vite

Që nga stina e bukur,  e kaluar, rini

Në zverdhimin vjeshtuk, end pak rreze drite !

Dhe vargjet si gjethet le të hidhen

Veç ngjyren e verdhë të mos kenë

Neper faqe të librave ato të mblidhen

Ndoshta janë fruta që hahen,kanë vlerë!

E dua ngjyren e argjendtë të Vjeshtes

Fëshfërimen e gjetheve që bien e dua

Nuk dua pemet t'i nenshtrohen çveshjes

Se çveshja e pyllit më trishton fort mua!

Se pylli pa gjethe më duket si i tharë

A i djegur nga zjarri i Veres pervluese

E dua të gjelber me gjethe,lule,nektarë

Ashtu siç vishet kur martohet një nuse !

Dhe nëse ndoj varg imi nuk është i arrirë

Si gjethe e zverdhur ka hijen e Vjeshtes

Më falet se edhe unë ngjasoj me natyrë

Se edhe unë sot jam në Vjeshten e jetes!

Do të donim unë e natyra të kemi Vjeshtë

E dua Vjeshten per frutat, jo per nga ngjyra

Gjelbrimi i vargjeve kurr të mos më rresht

Të ndryshoj mendimin siç ndron stinet natyra!

-Për ZemraShqiptare, nga Shëngjini 03.10.2019 -

===================================



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora