Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjendet dokumenti historik i lindjes së Gjergj Kastriotit

| E shtune, 05.10.2019, 03:39 PM |


Gjendet dokumenti historik i lindjes së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)

Nga Gjon Keka

Gjendet dokumenti historik i lindjes së Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) Nga Gjon Keka Lindja e njërëzve të mëdhenjë gjithnjë është shoqëruar ose me madhështinë e lindjes së tyre ose më mistere, Kështu duke parë yllin e madh që po zbriste nga qielli në hapësirën e trojeve arbënore populli dhe tërë bota në vend që t'i shënonte datën dhe Muajin e lindjes së tij ata u habitën nga zbritja respektivisht lindja e atij ylli të madh dhe me shenja të mistershme për Arbëninë dhe të ardhmen e saj.Kështu lindja e Gjergj Kastriotit deri më sot ka qenë pjesë e debateve, dhe vazhdon,  pastaj e trajtimit dhe e studimit, madje edhe vetë në një nga  librat e mi mbi figurën e Gjergj Kastriotit i kam kushtuar një rëndësi kësaj lindje,  duke e lidhur atë me 6 Maj sipas disa autorëve e kronistëve dhe gojdhënave .Duhet ditur edhe këtë se në kohën e pushtimit otoman, siç edhe e kanë patur ata zakon lindja tek ta nuk ka patur ndonjë rëndësi të madhe,  dhe as shënimet nuk kanë patur rëndësi për ta, kështu Arbënia duke qenë në gojë të këtij armiku të egër ndoshta Prindërit e Gjergj Kastriotit nuk kanë patur mundësi dhe kohë të merren shumë me ditën e datën dhe muajin e lindjes së tij se sa për ruajtjen e tyre dhe trojeve arbënore  nga rreziku otoman.

Sidoqoftë ajo që është e rëndësishme data  dhe muaji i lindijes nuk ka mundur t'i ik meshtarëve të Arbënisë që shërbenin në territorin e zotërimeve të Kastriotëve, poashtu është e mundur që ekziston edhe dokumenti apo dëshmia e Lindjes - Pagëzimit të Gjergj Kastriotit në Arkivin ose Bibliotekën e Vatikanit e arkivuar aty, por që duhet hulumtuar për ta gjetë atë. Ndërsa ajo që na ofron më shumë me datën dhe muajin e lindjes së tij janë autorët europian që kanë nxjerrë burimet e tyre dhe kanë dëshmitë e tyre nga kronologjia dhe kronikat dhe një nga to është edhe ky dokument nga një vepër që mban vitin 1577 që e kam gjetë dhe po e ofroj e cila tregon se Gjergj Kastrioti lindi më 4 Gusht 1404 pikërisht në datën kur vdiq Herzog Gerhard Schleswig. Kjo datë  duket të jetë më e përafërta me lindjen e tij dhe mund të jetë datë e saktë por muaji mund të jetë edhe një muaj më vonë respektivisht muaji Shtator, pra 4 Shtator 1404. Sigurisht që ky dokument nuk do të jetë i vetëm që dëshmon mbi datën,  muajin dhe vitin e lindjes së Mbretit të Arbënisë Gjergj Kastrioti, do të nxjerrë edhe dokumente tjera përgjatë viteve deri në daljen me dëshminë e plotë respektivisht me dëshminë e pagëzimit të tij që përfundimisht e tregon datën, muajin dhe vitin e lindjes së tij.Ky dokument historik që po ofroj si gjetje të re le të jetë pjesë në kontributin në gjetjen e ditëlindjes, muajit e vitit të heroit dhe kryezotit të Arbënisë europiane Gjergj Kastrioti(Skënderbeu).[© Gjon Keka]