Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Heshtja zgjedhore

| E shtune, 05.10.2019, 11:00 AM |


Sevdail Hyseni

Satirike

HESHTJA ZGJEDHORE

Heshtja ka filluar që me natë,

E duket se jemi si në fushatë !

Duke kaluar nga sheshi në oda,

Aty ku vendosin leku dhe vota !

Një ves që rron ndër shqiptarë,

Kur vota shitet si në pazar !

Prandaj në zgjedhje kalohet kufiri,

Nuk fiton përherë vetëm i miri !

Ata që thirren në moral e etikë,

I mbledhin lakrat në politikë !

Përvoja na mëson në këtë jetë,

Si sinqeriteti quhet naivitet !

Mbi të gjitha për këto dukuri,

Latinët e vjetër e lanë një urti:

-Kush udhëhiqet me ndjenja o mik,

Mos të merrte fare me politikë !