Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Strategji kombëtare e Ibrahim Rugovës

| E premte, 04.10.2019, 10:21 PM |


Strategji kombëtare e Ibrahim Rugovës

Nga Gani Mehmetaj

Rugova e mbajti deri në fund të jetës në zyrën e tij fotografinë emblemë me Papa Gjon Palin e Dytë. Qytetërimi evropian ishte përcaktimi i tij jetësor. Strategjia kombëtare e filozofisë së Rugovës ishte: “Kosova e integruar në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Çdo shmangie nga kjo strategji është fatkeqësi kombëtare, ndryshim i boshtit që e ve në dyshim pavarësinë dhe e ve në rrezik qenien tonë kombëtare . Ndërkaq, ka forca rrënimtare që përpiqen ta mbajnë shtetin tonë vasal të Turqisë e lamë thiu të arabëve. Është rasti i fundit që mund të shkëputemi nga vazaliteti me Perandorinë e së keqes. Këtë duhet ta kenë vath në vesh pasuesit e Rugovës.

Po ashtu aleancat me ato parti që janë kundër këtij përcaktimi janë rrënuese për shtetin tonë dhe tradhti ndaj strategjisë së Rugovës.