E marte, 19.03.2024, 09:50 AM (GMT)

Editorial

Anton Marku: Vota jote - zëri yt

E premte, 04.10.2019, 09:14 PM


Vota jote - zëri yt

Nga Anton Marku

Zakonisht politikanëve u bie ndërmend për qytetarët vetëm në kohë zgjedhjesh. Pothuajse e njëjta gjë ndodhë edhe me qytetarët, të cilët në fushata parazgjedhore fillojnë të merrren aktivisht me politikë, një pjesë e tyre edhe duke qenë pjesëmarrës të tubimeve elektorale të partive të preferuara. Me 6 tetor të këtij vit, ditën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme, kosovarët kanë rastin unik të vendosin se kujt do të ja besojnë shtetin, e me këtë edhe një pjesë të së ardhmes së tyre. Vendimi nuk do të jetë i lehtë por as jashtëzakonisht i vështirë. Sot, si anjëherë më parë që nga përfundimi i luftës, skena politike në Kosovë ka nevojë për ndryshim. E për të ardhur deri tek ai ka vlerë çdo votë e vetme, e secilit prej nesh. Por, cilin duhet votuar dhe pse?

Nëse do që vendi të vazhdojë të vidhet masovikisht dhe në mënyrë industriale nga ata që në emër të luftës kundër korrupcionit e kanë ngritur atë në art, e që ende i mbajnë duart e tyre në xhepat tanë, atëherë duhet votuar një parti e cila ka dy kryetarë: Një për fotosesione dhe një tjetër për negociata të fshehta, para perdeve, mjegullnajave. Ka njëzet vite që së pari na e lëshojnë filmin e më pas na e sçarojnë skenarin. Ata që dikur premtonin se do ta bashkojnë Mitrovicën rrezikuan ta ndajnë Kosovën. Mbase dhe do e bënin.

Nga ana tjetër, po qe se synon të kthehesh nga lindja (Rusia dhe Turqia), që në një të premte gruas t’i vësh shaminë në kokë, ndërsa fëmijët e tu të rriten me krisma armësh nëpër oda, atëherë votoje nga pasanik miliarder dhe nje fukara milioner. I pari do të mbahet mend si Ministri i Jashtëm më i pasuksesshëm në histori: Për dy vite solli një njohje dhe mbi dhjetë çnohje. Mbase ai ende nuk e ka kuptuar se nuk mund të ecet rrugëve të reja me këpucë të vjetra.

Fare pranë tyre, të ndarë vetëm sa për sy e faqe, qëndron stoikisht një koalicioni i çuditshëm, ku nuk dihet se cilët janë të dhjathtit e cilët të majtit, duke pasur parasysh se socialdemokratët nuk e kanë pasur traditë të rrahin oponentët e tyre nëpër studio televizive. Këtij grupi i prin njeriu i cili per dy vite ishte shefi i më shumë se tetëdhjetë zëvendesministrave. Kina vetëm mund ta ëndërroj një numër të tillë. Proritet i tij është që rajonin e Dukagjinit ta ‘‘ngijë’’ me asfalt, ashtu siç bënë deri tash ish-bashkëluftëtarët e tij me Drenicën.

Nëse ende beson se edhe pse Kryeplaku nuk është më, por që në oxhakun e tij ende vjen era bile pak shtet, atëherë voto një grua, e cila edhe pse e rrethuar me shumë burra, duket se do të mund të jetë, së paku ashtu thotë, i vetmi person që do të mbaj pantallona nëpër shtëpi.

Në tërë këtë vorbull është dhe një parti e cila pret të ngjitet në maje, atje ku nuk ka qenë ndonjëherë. Së fundi ajo ka zëvendësuar dhunën me retorikën. Së paku sipërfaqësisht. Lideri i saj është i zgjuar, por as ai nuk është imun ndaj gafeve, sidomos gjatë intervistave të lodhshme, kur në drejtim të tij shikojnë shumë sy.

Partitë tjera vetëm mund të shpresojnë të mos dalin më qesharake se sa deri më tash. Kjo vlen sidomos për një ish-gazetar, i cili edhe pse ka jetur gjatë në Evropë, me fjalorin e tij banal më së paku të lë përshtypjen e një evropiani.

Në tërë këtë histori nuk mund të mos përmendet edhe roli i diasporës. Ajo me një eufori të pashoqe u mobilizua për aktin e regjistrimit online të votuesve, por që, për fat të keq, nuk do të jetë në gjendje që këtë proces ta qoj deri ne fund. Kjo dhe për faktin se numri i votuesve të regjistruar është në disporporcion me numrin e votave të dërguara me postë. Sidoqoftë, edhe kësaj here një numër i tyre do të ja mësyj prapë atdheut që në ditën D. të jetë aty.

Të mos dalësh në zgjedhje do të thotë të jua mundësosh të kqinjëve që të bëjnë edhe më shumë të këqija.

Andaj dil dhe bëhu pjesë e ndryshimit. Para se të hudhesh në kutinë e votimi kapitalin më të madh që të ka mbetur, votën tënde-zërin tënd, mendohu disa herë. Unë tashmë e kam bërë.

Po të duash ti e hëna pas zgjedhjeve mund të jetë më e mirë. Jo vetëm për ty por për të gjithë.

Në këtë mënyrë do të shpëtojmë Kosovën nga një vdekje tjetër.

Beteja është larg të jetë e përfunduar. Megjithatë, për ata që besojnë ka ardhur dita.

Vjenë, 2 tetor 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora