E merkure, 23.10.2019, 07:12 PM (GMT+1)

Komente

Afrim Cakaj: Neglizhenca kriminale dhe korruptive

E merkure, 02.10.2019, 07:11 PM


NEGLIZHENCA KRIMINALE DHE KORRUPTIVE

Nga Afrim Cakaj

Kjo mënyrë e shkrimit tim nxit te lexuesitë mendime dhe reflektime të shumta. Vetem kush është i sigurtë se nuk do të thyhet moralishtë, kur bota shqiptare nga këndvështrimi i tij është shumë “budallaqe ose shumë e poshtër” për atë gjë, që ai do t’ia afrojë atij politikani e që ai përballë tyre gjithë kësaj është gjendje që të thotë:

“Prapëseprapë, vetëm ne kemi prirje për krimë të organizuar!”

Mua më duket se - Dardania është kala që s’mirret lehtë! Këta politikanë të vjetër janë turmë e vogël pakokë, të lidhur mirë. Ne jemi një turmë e madhe me kokë, por të përçarë! Pyetja që përseritet shpesh – krimi i organizuar ndihmon në acarimin e tensioneve politike apo në qetësimin e tyre? Është praktikisht antishqiptare: politika korruptive mund të përdorët dhe është përdorur, për të nxitur tensionet dhe dhunën korruptive.

Një mungesë e tillë e vëmendjes bazohet te mungesa e kujdesit nga shoqëria dhe drejtësia. Të tilla fenomene – janë treguesi i saktë i vetëdijës shoqërore dhe i ndjenjës kulturore të shoqërisë shqiptare. Prandaj neglizhenca kriminale nuk është asgjë tjetër, por mungesa e pazhvilluar e ndjenjës kombëtare nga ana shoqërisë. Kjo dëshmon gjithnjë se ata nuk janë mësuar me Etiken e me mjedisin e pangopësisë që i rrethojnë. Në kuptimin më të gjërë të asaj neglizhence kjo është ana më errët e psikikës dhe filozofisë së tyre.

Konstatojë se liderët politikë të korruptuar duhet të na jepinë një përcaktim të qartë për Dardaninë e vjetër apo moderne, pavarësisht nga regjimi fitues politik, nën të cilën na ka hedhur fati tragjikë. Kjo makineri ka nevojë për një aparat të konsiderueshëm shqiptarësh. Në Dardani janë sidoqoftë rreth mijëra persona , të cilët jetojnë direkt nga politika kriminale e partive të dalura pas luftës. Shumë të “panumërt” janë sigurisht ata, të cilë bashkëveprojnë në politikë, veçanarisht në politikën i bashkive dhe komunave, thjeshtë si gjyetarë shtrigash të vendeve të punës apo si njerëz që kanë interesa për zhvatje e korrupsion. Krahas shanseve dhe mungesës së organeve të drejtësisë, për politikanin e padobishëm ekzistojnë dhe shanset për të kënaqur sqimën e tij.

Ju do të flasni edhe nga kulltuqetë dhe për vendet e reja të punës dhe çrrënjosjen e varfërisë dhe krimit politik të shoqëruar me korrupsion? Por fjala juaj, derisa ju qëndroni nën hijen e kësaj kulle të pushtetit, ndërsa populli digjet këtu në flakën e luftës për demokraci.

Këta nuk duhet t’a kenë peshën që duhet ta kenë. Sepse këta bënë pikrisht atë që duke ia lehtësuar vetes politikën për ta ngadalsuar dhe kanë ngandalsuar procesin e demokratizimit në Dardani. Prandaj kanë punuar JO në frymën e asaj që është pritur nga ata, por kanë punuar ashtu siç nuk është dashur të punojnë. Prandaj në asnjë menyrë nuk mund të shohim akoma sesi do të organizohet nga ana e jashtme funksionimi i politikës si “profesion i neglizhencës kriminale”, e si pasojë e asaj akoma më pak mund të shohim se në cilën rrugë do të hapen shanset për shqiptarët talent si (intelektualët e të tjerë), që të vihen para një detyre të kënaqëshme politike.

Si do të ishte Dardania pa vallen e tyre? Duam a po nuk duam, ne jemi të rrethuar prej vallëzimit të hajdutëve zullumçar. A mundet të nxirret nga ata e keqja, domëthën vetëm zhvatje? Së fundi, a duhet kjo dhe, pas kësaj, vallja e zhvatjeve mund të quhet prapë valle, apo duhet gjetur një emërtim të ri, përshembull, çvalle? Marrëzia politike, e ndihmuar nga teknika e hajdutërisë, s’ka qenë, ndoshta, kurr më shkatërrimtare se sa sot. Ajo që ne mësuam e pamë, megjithatë, për popullin mbetet dëshpruese. Enigma, pa dyshim, është e gjërë, por një pjesë e saj e ka çelësin këtu, në pushtet. “Atyre ju duket, se në Dardani e Gjakovë sikur nuk u bë nami me shkatrrime e uzurpime…!”.

Heshtje varri, thua intelektualët shqiptarë dhe të tjerët sikur kanë vdekur para kohe. Pyetjet në Dardani janë bërë përherë shqetësuese: nga vijnë këto urdhëra? Janë urdhëra të neglizhencës këto, apo nga një simetrie e kundërt që lidhet me krimin e organizuar? Ndërkaq, mendja e politikanëve e varfur nuk është në gjendje të kuptojë se me këtë rrugë Dardania do të kthehet së shpejti në varrezë masive nga zullumçarët, në rastin më të mirë, mund të përfundojnë veçse si shefa të kësaj varreze.

Ajo që më shqetëson, trishton më shumë është se shenjat e kësaj sëmundjeje vihet re kudo: - Në Dardani e rrethë saj. Përpiqem të gjej shpjegimin e një marrëzie të tillë. Sikur mos ta njihja, do të dyshoja për tradhti. Por, sado makabre të më duket sellja me shkatrrimet e saja, “bindja ime” e brendëshme s’më çon asnjëherë te tradhëtia ndaj këtij shteti. Kështu flasin gjakovarët. Dradania e sidomos Gjakova, ndërkaq, e lënë në mëshirën e fatit. E migjithatë, më duket se kjo nuk shpjegon gjithçka. Te korruptuarit dhe te ca ish deputetë duhet të kërkojmë gjithmon diçka më lakuriqe, rrjedhimisht, më të shëmtuarën e me të mjerën.

Një besim i verbër brenda neshë ishte këmbëngulur që ajo do ta bënte të pamundurën për t’i mposhtur të gjithë ata që shkatërruan, plaçkitën, falsifikuan dhe manipuluan me votat dhe me pronatë e qytetarëve. Por “kurrsesi” gjer në këtë shkallë mortore, mëngjesit ti thuash natën e mirë. Sa çudi! Kjo është një djerrinë e mallkuar! Zhvatësitë dhe manipulatorët politikë, me sa duket, kanë kujtuar se u ka ardhur dita e lavdisë sipërane. E keni fshehur me kujdes këtë duf të madh dhe këtë sjelljeje lakuriqësie. Kur, ne jemi treguar të verbër e të sakatuar nga trutë? Kur kemi qenë të shurdhër? Së paku, për këto dyzetë vitet e fundit, atëherë kur fati i Dardanisë, në vend që të zbardhej, nisi të nxihej më keq se më parë, pyetjet janë të natyrëshme. S’është fjala për të nxjerr mllefe, për të dënuar fajtorë, për të bërë hakmarrje. Ngjarjet e fundit besoj se janë kthyer në breng për mijëra qytetar apo është marrëveshje me votuesit?

Si u harrua Dardania?

Pse u harrua?

Rastësishtë u harrua nga politikanët?

Cila është e vërteta?

Shërngulja në kohët e fundit janë shëndrruar në sindrom. Asnjë qeverisje e keqe nuk mund të mendohet pa te. Ose, më saktë, pa të asnjë fitore nuk mund të shijohej prej qeverisjes së keqe. U mbushën “dyzetë vite të politikanëve të vjetër” e në horizont asnjë dritë lehtësimi, punësimi. Llafe, llafe e snobizëm. Përkundrazi korrupsioni në rritje dhe pasiguria në ngjitje. Është folur dhe po flitet për dramën e keq të qeverisjes. Sapo qeverisja e keqe ra dhe erdhën zgjedhjetë e reja. Në të vërtetë, ishit veçse përseritje e dokrrave të vjetra. Kështu, njëfarë kohe, i pëlqente mashtruesve të përserisninë tezën se ndalëngadal viktimat fillojnë të ndiejnë dashuri për torturuesit e tyre. Koha tregon se paskësh qenë e kundërta. Mbulimi i krimit të shkatrrimeve nuk përbën vetëm një cen moral, por nxit përseritjen e tij.

Ne duhet ta mbajmë në mend këtë. Mos harroni? Ndaj, në egërsinë tuaj kundër shqiptarëve të pambrojtur keni vënë dorën e krimit. Që në të kaluarën kaluan në kalvarin e të njejtit krimë nga komunistët dhe nga shkijet e cërnagortë. Poshtrimet e tyre i kapërcyen të gjithë kufijtë. Dardania nuk është vend për eksprimente…! Mbani në mend ju të parët dhe ju të dytët. Kjo është një thyerje morale për shtetin e Dardanisë. Mos jeni ju jeni nënjerëz aziatikë me origjinë? Kulmi i ironisë ka gjetur për të shfryrë këtë duf shtetit. Ky shtet mëkatar duke mos merituar këtë “vlerësim” groteks, për të cilën ky shtet i sakrificës s’ka asnjë faj, aq më pak e meriton të kundërtën e tij. Gjë më e zezë nuk mund të përfytyrohet.

Shtimi i rrënjëve të korrupsionit që iu bë këtij shteti është shumë i vonë. Dhe s’mund të ishte ndryshe, sepse njëra nga vijimësitë e kriminale janë bërë më pak të diskutueshme nga drejtësia dhe është pikërisht antikombëtarizmi shqiptarë. Tezat e rrënjëve korruptive të partive politike paraqet tri aspekte që nënvleftësohen shpesh nda gjykatat ose lihen tërësisht pas dore. I pari është se konstatimi kulturor korruptiv erdhi në Dardani tek politikanët e poshtër e të lig përmes botës perëndimore (mjet edhe për kontaminimin kombit shqiptar). I treti është se njëra nga akuzat që i bëhen më shpesh liderve politik që kanë një emër dhe adresë njeriu – që nuk e kanë njohur as reformën në drejtësi e as pasuritë e popullit. E përparoi në emër të një konceptimi antikombëtar të lindur pikërisht nga një parti mafijoze e papajtueshme me reformat dhe drejtësin shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT