E premte, 29.03.2024, 10:06 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: LDK, dhe VV bënë një ngatërrim

E diele, 29.09.2019, 10:34 AM


LDK DHE LVV, BËNË NJË NGATËRRIM TË VEPRIMIT QË NUK I BASHKUAN FORCAT PARA ZGJEDHJEVE

Nga Dedë Preqi

Janë shumë domëthënëse zgjedhjet e tanishme qendrore në Kosovë, sipas të cilave duhej të ndodh dhe të lëviz gjithçka drejt një pikësynimi më të mirë për këtë vend, dhe në të kundërtën Kosova, ia përgaditë vetëvetës rrezikun e çdo zgjidhje pozitive, nëse do të qeveriset nga njerëz dhe pushtetarë të njëjtë.

Duke u nisur nga imazhi qeverisjeve të mëhershme, në veqanti qeverisja e PDK, një kohë të gjatë, dhe nëse vazhdohet përdorimi i pushtetit, apo zhvillohet sipas këtyre rrethanave, nuk mund të parashikohet më më përbuzje dhe  së çdo të ndodh më keq me Kosovën dhe popullin e këtij vendi, apo edhe një shkatërrim i pa parë moral e fizik, kur shteti e merr kuptimin e një « anarkie », me një qeverisje që ushtrohet për shijen e pushtetarëve të vet.

Rrethanat ekzistuese politike dhe ekonomike të Kosovës, e bëjnë problematike dhe shumë delikate këtë çështje, nëse një trajtim i tillë i pushtetëve përsëritet dhe nuk e ndryshojnë kahen e tyre mbi bazën e interesave të vendit, interesave politike dhe të dobisë ekonomike, duke marrë vendime të vogla e të mëdha në zotërimin e vlerave sublime, që mbështesin  thëmelet e shtetit të ri të Kosovës, dhe vetë qytetarin e këtij vendi.

Në qoftëse shteti i Kosovës dhe populli i saj e merr parasysh këtë çështje, duhet të provojë dhe të gjejë një zgjidhje të drejtë dhe të shkurtër përmes një udhëheqje të re dhe të qëndrueshme politike, që përmbanë në vete një program të thjeshtë, por strategjik e politik, i cili vjen në pushtet me kritere të  qarta dhe të pastërta, duke e marrë formën e shërbëtorit, por jo edhe të kriminelit apo të korruptuarit.

Përndryshe, si është e mundur që Kosova të merr një kahe tjetër, të zhvillohet dhe integrohet përmes një kulture pune dhe modeleve evropiane, që të ngritët drejtpërdrejtë nga kjo greminë, duke ditur se këto  abuzime dhe papërgjegjësinë nuk duhet t’ia ngarkojë askujna tjetër, përveq individëve të degjeneruar, ose grupeve të profilit të tyre, që erdhën në pushtet pa kritere dhe pa dinjitet.

Ndërgjegjësimi dhe urgjenca për një Kosovë ndryshe, për një popull që e meriton të rënditet dhe të integrohet me kombet e lira të botës, do të ishte opsioni më i mundshëm,  në të cilin përcaktohet dhe diktohet e ardhmja e këtij vendi dhe këtij populli, duke marrë parasysh edhe profilin e vet tradicional e kombëtar, me vendosmëri, guxim, besnikëri dhe përkushtim ndaj atdheut.

Populli i Kosovës, si asnjëherë tjetër posedon material të bollshëm, përmes të cilit do të mësonte të  mirën dhe të keqën, dhe sikur diti të përballet në kohët më të vështira kundër pushtuesit të jashtëm dhe në robëri, duhet ti kaloj edhe sfidat tjera në liri dhe demokraci, ku çfaqën terme të tjera pushtuese dhe byrokratike të brendshme, sikur do të ishin të ngjajshme, por këtu bëhët fjalë për një përballje ndryshe, pa luftë dhe pa dhunë,  të asaj që ne e quajmë « kuti e votimit ».

LDK, dhe VV, bënë një ngatërrim të pa nevojshëm të veprimit, që nuk i bashkuan forcat e tyre para zgjedhjeve të ardhshme, sepse vetë fjala koalicion, e merr përcaktimin e një baze dhe fuqie të përbashkët dhe në kuadër të një realiteti të dukshëm, që do të ishte dhe një term i saktë në këtë kontekst, dhe i domosdoshëm për ta përdorur në momentet më të nevojshme për Kosovën.

Nuk kemi asgjë kundër një partie politike në Kosovë, duke llogaritur edhe partitë tjera të minoritetëve, por çfarë kemi në të vërtetë, është shpresa që vullneti i mirë të kthhet në një udheheqje më dinjitoze dhe serioze ndaj këtij vendi, i cili do të bënte të mundur përdorimin e drejtë të pushtetit në shtetin e Kosovës.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora