E premte, 29.03.2024, 11:41 AM (GMT)

Kulturë

Shaban Cakolli: Parodi nga Demir Krasniqi

E diele, 05.10.2008, 09:06 AM


Demir Krasniqi
PARODI NGA DEMIR KRASNIQI


Zgjodhi:
Shaban Cakolli


UNË E DUA LIZËN

Kënga e  parë –

Oh, mori nan- e,
Diçka du’ me t’ than-e –
Nuk e du’ Kosovën,
S’e du’ fakultetin,
Nuk e due  Zizën,
Se ma soll kiametin!
Por e dua Lizën -
Që ma bani vizën!

Prej poteres s’ Zizës –
Ujk , mu ka ba shpija!
Se për sytë e Lizës –
M’ dogji dashuria !
Soll për hatër t’ vizës –
Që m’ nxori prej krizës !
Veç për sytë e Lizës –
Ia dhashë dysh, unë, Zizës !

Nëpër klube t’ natës –
U njoha me Lizën!
Për inati t’ babës –
Zoti ia ruajt kthizën !
Nga meraku i vizës –
Për hatër t’ devizës!
Për me dalë prej krizës –
Jam ba rob i Lizës !

Kënga e dytë –

Moj nan-e, moj nan-e,
A po vjen në Zvicërr-e?
-Unë po vijë , po s’ kam me se,
S’ ka kush ma banë vizën-e?!

Jam njoftu’  me Lizën-e,
Ajo ta banë vizën-e !
Liza na i banë vizat-e,
Zoti e ruejt nga mizat-e !


Po banë nana:”Haj medet,
Qysh bajmë darsëm  në gurbet?!”
-Hajt, moj nan-e, mos ki dert,
Na qet Liza n’ selamet !

Do t’ bajmë darsëm për merak –
Me gjermanë e me zezak!...
S’e  harxhojna as nji rrogë,
Se me thasë, po bajna drogë!...

Hajde, nanë, e ruenaj thminë –
Ta banë Liza, garancinë!
Hajde, nanë, përkundna djepat –
T’ i ndreqë Liza, tana letrat !

-Kënga e tretë-

Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr –
Na ka dalë nana, azil !
S’ ka ma gëzim e ma shyhret,
Se me marrë nuse n’ gurbet !

Ka dalë nana, në oborr –
Nusja e mirë, por synin qorr!
Po rrehë nana , me shuplakë –
Nusja e mirë, por koka plakë !

Vallëzon nana, me nji kambë –
Nusja e mirë, s’ i kish tre dhambë!
Po hanë nana, kikirika –
Nusja e mirë, por kish perika!

Po knon nana – zanin pushkë,
Nusja e mirë, po ish kanë vejushkë!
-Hajt, moj nan-e, mos ki gajle –
Liza e ka  penzinë e madhe!...

-Kënga e katërt-

Kalle, kalle, ndiz fitilin –
Nanës tonë, ia dhanë azilin!
Nanës tonë, ia dhanë azilin,
Of, aman, aman, aman!
 
Kalle, kalle, qitja flakën –
E lamë t’ renë, e morëm plakën!
E lamë  t’ renë, e morëm plakën,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Plaka , moj, erdh te na !

Of, of, of, sa mirë ta bana –
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Of, aman, aman, aman!

Edhe nana, e ka ditë –
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Nana, moj, erdh te na!

S’ ka ma gëzim e ma shydet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Of, aman, aman, aman!

S’ ka ma vështirë e ma kiamet -
Babën, n’ shpi , me e lanë vet,
Si e pastë ba, ai, e pastë gjetë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj mashalla -
Nana, moj, erdh te na !
Shote, moj , mashalla –
Baba, mbet tuj kja!

-Kënga e pestë-

Na , n’ llokum e majna Lizën,
Po, po, e majna !
Soll që i bani djalit vizën,
Po, po, e majna !

Na,  Lizën e majna n’ molla,
Po, po, e majna !
As nji ditë s’ asht kanë te shkolla,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në Zvicërr, do t’ shkojna !
Zvicrrën do ta kallim -
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna !
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na Lizën e majna n’ arra,
Po, po, e majna !
Soll që i ka flokët me lara,
Po, po, e majna !

E majmë Lizën, n’ kikirika,
Po, po, e majna !
N’ vend të flokëve – i blejmë perika,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në gurbet do t’ shkojna !
Gurbetin e kallim -
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

E majmë Lizën, n’ t’ kuq të vojës,
Po, po, e majna !
Se s’ i kish tre dhambë të gojës,
Po, po , e majna!

Djali jem , kish pasë nafakë ,
Kish pasë nafakë –
Vet i ri e nusja plakë,
E nusja plakë !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna,
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kthizën,
Ja këqyrim kthizën –
Veç pse i bani vëllait vizën,
Ja bani vizën !

Na, Lizës ja këqyrim barkun,
Ja këqyrim barkun –
Veç pse i nxori nanës, hakun,
Ia nxori hakun !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna !
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kamën,
Ja këqyrim kamën –
Se n’ gurbet na e qiti nanën,
Na e qiti nanën !

Na, Lizës ja këqyrim thembrën,
Ja këqyrim thembrën –
Veç pse i plasi babës, zemrën,
Ja plasi zemrën !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na , Lizën e majmë n’ sherbet,
E majmë n’ sherbet –
Se na e hupi vëllain n’ gurbet,
O, vëllain n’ gurbet !

Na, Lizën e kruejm si lopën,
E kruejm si lopën –
Veç pse i dha vëllait, Evropën,
Ja dha Evropën !
Ojna, ojna,
N’ krejt dynjanë do t’ shkojna!
Dynjajen e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na, Lizës ia këqyrim synin,
Ja këqyrim synin –
Shpijës tonë, ia futi drynin,
Ia futi drynin!
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana,tjarana!
Tiriliu, tiriliu, tiriliu, tiriliu!
Garagiu, garagiu, garagiu, garagiu!
Tralala, tralala, tralala, tralala!
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !

Gjilan, 2005.  
    
 
UNË DHE ÇIFTELIJA

Çifteli, moj , dru prej mani,
A po e sheh si erdh zamani?
Ndryshoi bota, ndërroi insani,
Shihe , koha çka na bani !

Erdhi surlja , erdh tupani –
Mua po m’ thonë :”Nuk po t’ banë zani!”
-Tash je plakë e t’ kanë ra dhëmbët,
Askush ma s’ ti dëgjon këngët !...

-S’ t’i  dëgjon kush, kangët e trungut,
Kaloi koha e Ali Bungut!
Kaloi koha e “kangëve t’ forta”,
S’ do ma kush “kangë t’ kallamojta”!

-Këngëve t’ vjetra u ka dalë boja,
S’ i  do zemra, s’ i këndon goja !
S’i  do syri, s’i do veshi ,
Tash duamë këngë, ku përzihet leshi !

-Nuk duamë “Shotën – mashalla”,
Duamë “Çyçeka” e “Tallava”!
Këngë “ moderne”  po donë bota –
Ku këndon kërthiza, ku këndon botha!...

-Çiftelisë i ka dalë moda,
Nuk ka vend ma nëpër oda !
Nuk po duamë ma  “cimilima”,
Për heronj e as për trima !...

-Cimilim, as giri – giu,
As e preu, e as e griu!...
Tash po këndojmë n’ demokraci –
“Rok” e “Rep”, pornografi !...

N’ vend t’ çiftelisë – sintisajzeri,
N’ vend t’ rapsodit – roker kuleri !
Nëpër dasma e festivale –
Këngë rrugaçësh – këngë banale!...

Haj, medet, moj çifteli,
Çka na gjet mua dhe ty!
S’ do me sy  kush t’ na shikon,
As n’ muze, as në pension!
 

KAJË MOJ ÇIKË;MORI NAXHI

Kajë moj çikë, mori Naxhi,
Po t’ çojmë nuse nër tupanxhi!
Kajë moj çikë, shaminë me lula –
Vjehrri yt, po marojke surlja !

Kajë moj çikë, me krye n’ prezore –
Vjehrra jote, ish defatore !
Kajë moj çikë, në skaj t’ shamisë –
Je kunata e surljaxhisë !

Kajë moj çikë, në këmishë t’ najllanit -
Burri yt, po i bien tupanit,
Nëpër xhade të Gjilanit,
Për iftare të Ramazanit.

Se kur t’ shkojnë me e falë Bajramin –
N’ derë t’ xhamisë e qet tupanin !
Krejt xhemati i qesin pare -
Kurrë nuk t’ le , ty, pa idare!

Kajë moj çikë, kajë e kup,
Mos kujto qi janë magjup!
S’ janë magjup, por  janë mefterë-
Krejt Gjilanin e çojnë n’ poterë!

Kush ta bajnë ndo ‘i  djalë synet –
Burrin tand vjen e ta thërret!
N’ kamiona, e në traktora –
Bien tupani e ngrihet hora !

Se kur t’ bien n’ tupan guxhumi –
Krejt qyteti çohen prej gjumi!
Po bien t’ vjetrit “Shahadet” –
A u ba luftë, a u ba tërmet?!

-Nuk asht luftë, nuk asht tërmet,
Po e kanë ba nji djalë synet!
E kish nana , djalë hasret,
Para tij, i kish edhe tetë!



Ky synet asht krejt “normal” –
Vishet djali, si “gjeneral”!
N’ ballë i shkruen “Mashallah”,
Poshtë i shkruen “Bismilah”!

Bien tupani – hallakamë,
Kcejnë dasmorët pordhë e piskamë!
Dridhet toka e dridhet sheshi –
N’ tana anët përzihet leshi!

Krejt magjupëve ju daltë i thati –
Qysh na e morën der këtë zanati?!
Krejt magjupët  e marrshin zhugën –
Na e kanë marrë prej gojës bukën?!

Tash po rrnojmë për “Mashallah”-
Guxhum  n’ dorë – tupanin n’ krah !
Guxhum  n’ dorë e surlen n’ gojë –
Për me u ra , kem ba përvojë !

Me tupan, n’ veshje kombëtare –
Me  guxhum , po marrim pare!
N’ guxhum t’ tupanit e n’ pip të surles-
Bajmë gjymysh për nji “Premje t’ Lëkurës!?”


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora