E enjte, 18.04.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Fragmente çastesh n'fillmvjeshtë

E diele, 29.09.2019, 12:02 PM


Blerim Rrecaj

Fragmente çastesh n'fillmvjeshtë

Qiell i hirtë

Asfalt i hirtë

Shumëkatëshe dhe gjëra tjera përreth

Kjo është pamje e një cope qyteti

E autobusi ec e ec

..

Hap derën për të hyrë në këtë zyrë

..

Për gjysmë ore drekoj

Për gjysmë ore kuturu ec

Gjysmë ore ulem të pushoj

Kjo pasdite rrjedh ashtu-kështu

Është dhe fillimvjeshtë

Që duket që zvarriset në shpinën e këtij zhapini

..

-A po fitojmë, pyet dikush

-Ja po fitojmë të gjithë ja askush hiç, përgjigjesh sa për të thënë diç

Gjersa zbret shkallëve me kafe e shishe uji që more në byfenë e ndërmarrjes

..

Këpucët e lëkurta

Janë mbushur me rrudha

..

Këto që pashë përjetova e shkrova

Mund t'i këtë parë përjetuar e shkruar

Edhe tjetër kush

Dhe mund të këtë përsëritje të papërsëritshmërisë

Ngjashmëri me të cilat mund të bëhen krahasime

..

Një pupël pëllumbi që bie nga lart

Përpak nuk e prek rrotën e kësaj biçiklete që e nget ky fëmijë

..

Kohë zgjedhjesh

Pritjesh

Ngazëllimesh

Neverishë

Dalldishë

Të bëjmë intervista me portrete posterësh

Zgjidhje kërkohen sërish

..

Drejtohu, koncentrohu, kokën pak ma këndej

Përpiqu e qëllo në shenjë

..

Ulem në një kafiteri

Bëj një selfie

Pikëturëzat e varura nëpër korniza

Si fragmente çastesh të jetës sime...

..

Një çaj frutash

Një lëng dredhëze

Nga një copë çokollate të zezë

Drita të verdheme në këtë kafene murebardhë veshur

Shiu e lag këtë natë

..

Nganjëherë

E thjeshtë të duket kjo jetë

Një kafe

Një gotë ujë

Një shpuzore që s'të duhet

Dhe ca gjethe pishe mbi tavolinë

Në kokërr të shpinës

Janë shtrirë e po rrijnë

..

Një çaj i gjelbër më vije

Me një copë limoni që e shtrydh

Flasim në telefon për çështje dorëshkrimesh e botimesh

Fëmijët luajnë në këtë hapësirë

..

Vendi ynë nuk i ka punët mirë

Lëngon e lëngon

Për këtë flasim e flasim

Nga brendia duam ta heqim gjithë këtë

Mllef të grumbulluar

Po ku ta hedhim

Ku ta përplasim



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora