E enjte, 28.03.2024, 10:45 AM (GMT)

Kulturë

Astrit Lulushi: Mëkat...

E diele, 29.09.2019, 11:00 AM


..mëkat..

Nga Astrit Lulushi

Gjithë njerëzimi i ngjan një institucioni, ku njeriu jeton me frikë. Megjithëse e di me siguri se është pa faj, nuk ka bëra asgjë, askush nuk ndjehet i lirë nga mëkati që në thelb ushqen frikën e gabimit që e mban njeriun poshtë. Parë thjesht, mëkati është si një veprim, që për çfarëdo arsye, përfundon në dështim ose dënim me vdekje.

Fjala ‘mëkat’ nga greqishtja ‘hamartia’ - humbje, përdoret jo rrallë edhe në fushën e krikikës letrare. Atë e gjejmë, në fillim, tek Aristoteli në Poetica, ku fati tragjik i protagonistit çon në një zinxhir veprimesh që kulminojnë me përmbysje nga shkëlqimi në rënie. Ndërsa, sipas Dantes, mëkati është lëvizje e shpirtit brenda protagonistit, që krijon në audiencë ndjenjën e frikës e cila çon në zhveshjen e emocioneve ose katarsis, nëse publiku nuk është injorant. Kështu, njeriut qëllimisht i mohohet të bëjë gabim, pikërisht nga ata që nuk dinë asgjë, por që i sundojnë.

Kanë thënë se gjeniun dhe të çmendurin një hap i ndan. Shumë personalitete të shquar, që fillimisht janë cilësuar të çmendur, kanë thënë se nga gabimi vjen zbulimi, zhvillimi e përparimi. Raste të tilla quhen kuriozitete.: ‘Një ditë dëgjova mësuesin duke i thënë inspektorit se isha “i zgjuar” dhe se nuk ia vlente të më mbante më në shkollë, tregon shpikësi i madh’, Thomas Edison, për vitet e fëmijërisë, gjatë një interviste në vitin 1907. Ai u detyrua t’i vazhdonte mësimet ne shtëpi.

Mëkati është instrument për kontrollin e njeriut. Për të zhvlerësuar a penguar njeriun, frika rritet aq shumë sa që njeriu është i bindur se nga mëkati nuk do të shpëtojë kurrë, pra, se të gjithë lindin të rënduar nga kjo peshë shtypëse e detyruar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora