E enjte, 18.04.2024, 06:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Prend Buzhala: I Burgosuri për Republikën e Kosovës

E diele, 29.09.2019, 11:22 AM


Prend BUZHALA:

I BURGOSURI PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS

(Ese me pak fjalë: intertekst sipas shkrimtarit të burgosur turk Ahmet Altan)

I Burgosuri Politik Shqiptar për Republikën e Kosovës, deri më 1999, E KISHTE TË NDALUAR:

- ta shihte natyrën: malin, fushat, lumenjtë, retë, diellin,

- ta shihte shtëpinë: prindërit, familjen, gruan, fëmijët, kopshtin, oborrin e shtëpisë, pemët, qengjat, macet, qenin besnik të shtëpisë, ta përqafonte gruan e t’i puthte fëmijët,

- ta shihte qytetin dhe fshatin: miqtë, rrugët, shitoret, restorantet, shtëpitë e miqve,

- të kishte çfarëdo lloj takimi me njerëz,

- të shkruante letra, të shkruante poezi apo ditar, të shkruante çfarëdolloj pusulle,

- të lexonte librat që i donte,

- të mbillte pemë, ta hidhte farën në arë, të korrte misër e grurë,

- të dëgjonte muzikë, të shihte futboll, të shikonte në TV, të dëgjonte radio,

- të festonte, të ngushëllonte, apo të uronte Gëzuar,

- të pinte kafenë në mëngjes,

- të flinte në mbrëmje për pushim e të zgjohej në mëngjes për ta parë agun e diellit.

Vetëm diçka nuk mundën të ndalonin: ëndrrat për Kosovën Republikë.

As kujtesën për të gjallët e për gjithçka tjetër.

Asnjë masë torture nuk mundi t’ia ndalonte Fjalën e Lirë.

(Prend Buzhala, 15 shtator 2019)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora