Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: 100 vjetori i demokratit Mark Çuni

| E shtune, 28.09.2019, 09:33 AM |


100 VJETORI I DEMOKRATIT MARK ÇUNI

Nga Fritz RADOVANI

MARK ÇUNI ASHT THEMELUES I ORGANIZATËS SË PARË EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” NË SHKODER, NË VITIN 1945!

H. Kissinger tek “Diplomacia”, thotë: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndermarrë një risk të tepruar, se ushtritë sovjetike i kishin pushtuar ... Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia e Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”…

?Dosja 1068, Arkivi Ministrisë Mbrendshme Tiranë (1998)

Bota vazhdonte me u la në gjak, e bombet binin mbi kokat tona kur Trimi i Nderuem Mark Çuni, mendonte per Liri, Paqë dhe Demokraci Europjano Përendimore…

Mark Çuni ishte nga Rranxa Bushat i Shkodres, e u pushkatue në moshen ma të bukur 26 vjeçare. Ai e formoi këte Organizatë Demokratike “Bashkimi Shqiptar”, e Para në krejt Lindje komuniste stalinjane me të gjitha besimet, me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni, atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferencës së Jaltës”,  pikrisht kur Enver Hoxha, kerkonte me rrejtë e  me mashtrue në Shkoder, si gjithmonë, me anen e agjentit Sejfullah Maleshova, per “zgjedhje demokratike” dhe “Shqipëri të Lirë e të Pavarur”, atëherë kur, thundrat e sllavokomunistëve barbarë Tito dhe Stalin, kishin fillue me zhytë në gjak e terror mbarë Popullin Shqiptar. Sejfullah Maleshova kerkoi me u takue me bisedue me At Gjon Shllakun, per me i mbushë mendjen me formue një “Parti Demokristjane”... Falë nderhymjes së At Mati Prennushit, Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë tek Imz. Gasper Thaçi, dhe pengohet mashtrimi i At Gjon Shllakut O.F.M.

?“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte: Mark Çuni tha: “I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam L Rashës 15 napolona borxh e t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti  Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”

?Ideali i demokratit Mark Çuni mbeti një anderr… “Rilindja” po zhdukë edhe andrrat…

Figura e paster e Atdhetarit MARK ÇUNI duhet vendosë ku thotë Historia e Shqipnisë!

Melbourne, 28 Shtator 2019.