E premte, 19.04.2024, 08:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Në Gollak po vajtojnë bylbylat

E enjte, 26.09.2019, 06:55 PM


Në Gollak po vajtojnë bylbylat

- Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Ç’ po vajtojnë bylbylat , me zë t’ dhimbshëm pyllit –

Pse n’ Gollak , çobanët ma s’ po i bien fyellit ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , malit veç prej mallit –

Pse n’ Gollak , çobanët ma s’ po i bien kavallit ?!

Refreni :

Ah, medet , ah medet –

Ku jem kanë e ku kem mbet ?!

Toka e shpija i lamë  shkret –

Loza jonë  në botë  u tret !...

Ç’ po vajtojnë bylbylat , n’ lisa të ograjës –

Pse n’ Gollak , çobanët ma s’ po i bien gajdes ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , përmbi sheftelia –

Pse n’ Gollak , s’ dëgjohet askund çiftelia ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , n’ maje përmbi blinj –

Pse n’ Gollak , nuk ka ma bagëti , as barinj ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , maleve mbi kreshta –

Pse n’ Gollak , s’ këndojnë ma barinj , as baresha ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , te lisat mbi gropë –

Pse n’ Gollak , nuk ka ma as viça , as lopë ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , gjithkund mbi zabele –

Pse n’ Gollak , nuk ka ma as qengja , as dele ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , mbi shkoza , mbi krela –

Pse n’ Gollak , nuk ka ma as pula , as gjela ?!

Ç’ po këndojnë bylbylat , mbi degë nëpër molla –

Pse n’ Gollak , nuk shihen nxënës duke  shkua te shkolla ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , përmbi plepat plakë

Pse n’ Gollak , nuk luajnë ma vashat guracakë ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , maleve për qejfe –

Pse n’ Gollak , s’ këndojnë ma as çikat me defe ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , përmbi  rrema kaçe –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma vasha nëpër bahçe ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , nëpër maje ftoi –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma gra që shkojnë te kroi ?

Ç’ po vajtojnë bylbylat , duke fluturua –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma bujq duke lëvrua ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , me zë t’ shterët si sorrë –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma kortarë duke korrë ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat, n’ hava kur bien shi –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma n’ lama duke fshi ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , nëpër mal të madh –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma kosëtarë në livadh ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , ftua përmbi ftua –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma gra duke gatua ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , duke u rrotullua –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma gra duke tëhollua ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , qershi mbi qershi –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma në lamë duke fshi ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , nëpër lisa mbarë –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma kund drithëra n’ hambarë ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , përmbi rrema fieri –

Pse n’ Gollak , nuk sheh  ma  kah  bluan mulliri ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat ,  në kodra te Hani –

Pse n’ Gollak , nuk ndien ma që po bien tupani ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , n’ vende për merak –

Pse n’ Gollak , nuk sheh ma krushqi me bajrak ?!

Ç’ po vajtojnë bylbylat , n’ lisa përmbi puse –

Pse n’ Gollak , s’ sheh kerre t’ kuqe , që shkojnë me marrë nuse ?!

Ç’po vajtojnë bylbylat , për krushq me bajrak –

Pse n’ Gollak , s’ ka oda , shtëpi , as oxhak ?!...

Ç’ po vajtojnë bylbylat , n’ rrema nëpër fiq –

Pse n’ Gollak , nuk ka ma mysafirë , as miq ?!...

Gjilan, më 16.09.2019.

Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora